Partitë politike shqiptare nuk kanë as demokraci e as liri të brëndshme dhe  as patriotizëm

Opinione

Partitë politike shqiptare nuk kanë as demokraci e as liri të brëndshme dhe  as patriotizëm

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:39
Skënder Sadri KAPITI

Partitë politike shqiptare, kryesisht elitat politike te tyre,  ato të cilat e kanë dominuar dhe sunduar politikën , pushtetin, shtetin dhe shoqërinë shqiptare deri më sot, ato janë   të sëmura nga deliri për të marrë pushtetin, pa marrë parasysh mjetet dhe metodat e ulta të korrupsionit, të amoraliteteve të mashtrimeve, gënjeshtrave ,premtimeve te rrejshme, patriotizmit fals , të tradhëtisë dhe të parave të pista të drogës  e të vjedhjes së parasë publike ; partitë politike shqiptare libertarianizuan apo thënë sak në  shqip ato liruan egoizmat , fanatizmat , liruan dhe ligjësuan liritë negative dhe te drejten e kriminalizuar e të korruptuar për të bërë gjithcka të paligjshme dhe amorale, vetëm që mjafton dhe që i shërben marrjes së pushtetit dhe të kapjes së shtetit e të shoqërisë shqiptare.

Si të tilla partitë politike shqiptare të cilat e kanë dominuar kohën dhe tranzicionin deri më sot ,  “elitat” politike drejtuese të  tyre,  ato janë  kështu autorët   dhe shkaktarët, të cilat,  me veset dhe me korrupsionin , me vjedhjen dhe me papërgjegjshmërinë e tyre ato  e kanë  prishur dhe e  kanë  infekuar rëndë edhe shtetin, edhe drejtësisë dhe  shoqërisë shqiptare , fakt ky  cili përbën  mëkatin më të madh të  kryer prej tyre.

Pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare si ato mbi 100 copë në Shqipëri , mbi 80 në Kosovë dhe shumë të tjera kudo, ato,  janë dhe funksionojnë si parti që punojnë dhe synojnë vetëm pushtet apo pjesë të tij, që synojnë të përfitojnë nga pushteti interesa ,përfitime , shërbesa  dhe poste e detyra thjesht vetëm për interesa personale. Partitë politike shqiptare trajtohen nga kryetarët , lidershipet dhe “elita” drejtuese partiake  e tyre si prona private, si mjete e material njerëzor për interesat e një oligarkie të ngushtë të lideshipeve të tyre, në funksion të të cilave vihet dhe shërben ligji i pashkruar por i hekurt i autokracisë, ligji i korrupsionit dhe i manipulimit të partisë, ligji i manipulimit dhe i mashtrimit pseudodemokratik  të antarësisë së partisë, si dhe  ligji i servilizmit ,pabesisë dhe i tradhëtisë demokratike.  

Dhe ashtu sikurse edhe janë e funksionojnë partitë po kjo metodë, ky funksionim dhe kjo përvojë brënda partive politike, po ky model i funksionimit të partive është montuar, ngritur dhe funksionojnë   edhe në Parlament, edhe në Presidencë, edhe në qeverisje e pushtet qëndror e lokal , edhe në drejtësi, si dhe kudo nëpër institucionet e shtetit dhe në administratë.

Pra, si janë partitë politike shqiptare ashtu është ngritur dhe funksionon edhe shteti , edhe drejtesia ,edhe shoqëria shqiptare.

Ne partitë politike shqiptare deficitet më të mëdha, apo mungesat kryesore të tyre janë: demokracia, liria dhe patriotizmi.

Partitë politike shqiptare i sundon antidemokracia autokratike; ato i sundon joliria e kompetencës dhe shtypja ,ndrydhja dhe dëbimi e përjashtimi i intelektualizmit pozitiv, i meritokracisë dhe persekutimi e mospranimi i alternativës dhe as i mendimit ndryshe të cilat bien në kundërshti me vullnetin dhe dëshirën e elitës politike dhe të kryetarit të tyre.

Kryetarët dhe kryesia servile   dhe  e zgjedhur prej tyre  janë edhe ligji por edhe Maliqi i demokracisë dhe i lirisë së brëndshme të partive politike shqiptare.

Pra ,kryetarët e partive politike shqiptare  janë ” Maliqët” ligjor dhe funksional ; ata janë kryetarët e përjetshëm  dhe pronarët e partive politike , pasi,  ata i zgjedhin dhe i caktojnë të gjithë drejtuesit e struktutave të partive politike që nga baza deri në qëndër; ata madje kanë bërë edhe një Kod zgjedhur me anë të të cilit kanë fituar edhe pronësinë dhe të drejtën për të deleguar në parlament deputët puthadorë dhe mercenarët e tyre besnikë.

Dhe kështu vazhdohet edhe me qeverisjet dhe me administratën, ku edhe atje delegohen po ata të cilët i dëshiron vullneti dhe urdhërimi i kryetarëve të partive politike. Partitë politike ,shumica e tyre, dhe sidomos të gjitha partitë e quajtura si parti të “mëdha”politike , programet dhe premtimet e tyre të bujshme për demokraci, për interesin publik, për mirëqënie, për luftë kundër krimit e korrupsionit si për interesat e mëdha kombëtare etj., dhe  të gjitha këto kanë rezultuar vetëm si fasada mashtrimesh , intrigash, hipokrizish dhe gënjeshtrash politike, publike dhe kombëtare jashtëzakonisht të mëdha. Këto vertetohen me faktet se, dhe përderisa, realiteti shqiptar flet, tregon dhe verteton  atë se: krimi, hajdutëria, korrupsioni, mashtrimet e gënjeshtrat, dhe sidomos tradhëtia publike dhe ajo kombëtare janë realisht arritjet dhe realizimet e këtyre farë “elitave”politike të partive politike shqiptare të cilat i kanë dominuar , kapur dhe sunduar të gjitha  sferat politike, shoqërore , mediatike dhe të gjitha  institucionet legjislative, eksekutive dhe juridike të shtetit shqiptar.  

Pra i duhet bërë “gjyqi”  apo më sakt duhet një VETTING ndëshkues për elitën politike të partive politike shqiptare, pasi kjo elitë politike është autorja e të gjitha të këqijave demokratike, sociale, intelektuale , publike dhe kombëtare që u kanë ardhur dhe që u janë shkaktuar shqiptarëve. VETTING-un më të mirë e bën fillimisht vota popullore duke mos e votuar më këtë elitë politike të korruptuarr e të kriminalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat