Poema e krimit dhe dialogu i shqetësimit

Opinione

Poema e krimit dhe dialogu i shqetësimit

Nga: Dedë Preqi Më: 9 mars 2019 Në ora: 13:27
Dedë Preqi

Cilën marrëveshje ta filloj me ty o, kriminel o, dhunues primitiv

Kush të kupton ty si paqedashës, apo si miqësor e i ndershëm,

Ti nuk ke zot, as besim dhe as kuptim të njeriut normal

Ti nuk ke natyrë njeriu, as emër përkatës përveç se kanibal.

 

Gjithçka të erdh përdore e shfrytëzove mbi trupin tim të ngurtë

Më dhunuat para syve të burrit, para fëmijëve dhe para prindërve,

Ma pushkatove nanën, babanë, vëllezërit dhe motrat mi dhunove

Mbi trupin tim nuk u ngope, për së gjalli më masakrove me cigare.

 

E dhunuat e pastaj ia shqyet mitrën me tytë motrës miturake

Në mes gjinjëve me maje të thikës ia bëtë kryqin e djallit dhunues,

Mbi trupin e prindërve të masakruar vajtonin fëmijët e mekur

Bebja e vogël dy muajshe thithte në gjirin e nënës së vet të vdekur.

 

Shkrumuat dhe asgjësuat gjithçka që ishte pasuri i kombit tim

Shishet e mbushura me alkool dhe të droguar festuat fitore të ndytë

I ç’nderuat para syve të botës dhe në muajin e fundit të shtatzënisë

Ua nxjerrët nga barku engjujt e vegjël me bajoneta ua shqyet sytë.

 

Ky shqetësim ka të bëjë me praktika të sëmuara historike

Imazh i njeriut të gatuar që do vendoste urrejtjen në gjene,

Më logjikën e mitëve ndër vrimat e tempujve të mykur

E pyesim vetën të hutuar, athua njeriu i tillë jep fryt të lumtur?...

Nëse gjykojmë drejtë pikërisht pikën e dhembjeve të shpirtit

Të përpiqemi ta sqarojmë gjendjen e qenjës së fyer e të lënduar,

As një paragraf, asnjë kontratë dhe as një marrëveshje nuk ndihmon

Nëse krimi bashkë me kriminelin nuk e merr çmimin që e meriton.

 

Njeriu i së ardhës padyshim se duhet të jetë liberal dhe optimist

Por ky njeri duhet të bindet dhe ta kuptojë se çka është « jeta »,

Jo si një përshtatje pasive, por si një përgjegjësi respektive pa tallje

Në kërkim të paqes, të merr përgjegjësinë dhe të kërkojë falje…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat