Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë a ekziston vertetë – është perceptim apo propagandë e armiqve…!

Opinione

Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë a ekziston vertetë – është perceptim apo propagandë e armiqve…!

Nga: Reshat Nurboja Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:50
Reshat Nurboja

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Pejës, përfaqësuesit të lartë të policisë rajonale të Pejës i’a parshtrova këtë pyete: Korupcioni dhe krimi i organizuar në Kosovë a është i vertetë, a është perceptim apo është mashtrim…

Këtë pyetje i’a parashtrova në këtë formë pasi që ekziston një konstatim dhe vlerësim i përgjithshëm profesional dhe shoqëror vendor dhe ndërkombëtar se Kosova është një nga shtetet më të korruptuara në Evropë e botë, ndërsa nga të dhënat e pasqyruara ndër vite nga policia, prokuroria dhe gjyqësia kosovare rezulton se nuk ka asnjë zyrtar i lartë apo të mesëm shtetror e të komunave që është denuar për korrupcion e krim të organizuar…

Nga çka detyrimisht rezulton se mendimi i përgjithëshëm vendor dhe ndërkombëtar lidhur me korrupcionin dhe krimin e organizuar nuk qendron dhe është gabim… Ose, edhe policia, prokuroria dhe gjyqësia janë pjesë e këtij sistemi të gjithmbarshëm të korrupcionit dhe krimit të organizuar shtetror dhe shoqëror…? Nëse është kështu atëherë Kosova nuk ka të ardhëme… 

Nga faktet e prezentuara ndër vite të këtyre institucioneve kompetente dhe përgjegjëse për këto çështje deomos duhet të konstatohet se Kosova është vendi më i pakurroptuar në botë e jo e kundërta siq proklamohet…!  A mund të gjindet ndokush në Kosovë e botë që e beson këtë…?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat