Lista Serbe e instaluar për qëllime të pista

Opinione

Lista Serbe e instaluar për qëllime të pista

Nga: Dedë Preqi Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:38
Dedë Preqi

Ky pushtet i kohës, para së gjithash duhet të sçarojmë se si u formue dhe me ndihmën e  kujna, atëherë padyshim se kuptojmë dhe mund të thëmi, se një lloj i tillë pushteti, termin e të cilit mund ta kuptojmë vetëm si një stuhi e furishme, që muar më vete gjithçka që kishte përpara, i cili në realitet e merr domethënjën e vet si “pushtet i varur”, dhe jo përmes përgjegjësisë dhe rrolit përkatës.

Nuk mund të mohohet se u realizue në kushte dhe rrethana të mjegulluara, të cilin e futi në lojë vota e Listës Serbe, e cila derigjohet direkt nga Vuçiqi, me qëllim të veprojë sipas ëndjeve dhe shijeve të politikave të Beogradit, dhe në raste të mos pajtimëve, apo të mos plotësimit të kushteve të parapara sipas marrëveshjeve me palën qeveritare, ata do veprojnë edhe për rrëzimin e saj.

Lojrat e tilla të pista politike do i kushtojnë shumë shtetit të Kosovës, dhe ky vend nuk mundet të qeverisë vetëvetën, duke qenë i varur nga ndërgjegja e të pandërgjshmëve, sepse politikat e tilla nuk janë fare në shërbim të këtij vendi dhe këtij populli, kur nga kjo Lista Serbe, përgaditen të gjitha informacionet dhe terenët  sa herë dëshirohet ta destabilizojnë dhe çakordojnë këtë vend.

Lista Serbe, që prej fillimit të funksionit të saj në Kosovë, të cilën e ka përkrahur dhe miratuar Hashim Thaçi, vazhdon të mbetët burimi kryesor i problemeve në zgjedhjet qëndrore dhe lokale në vend, e cila në bashkërenditje me politikat e Beogradit, bëjnë përpjekje të vazhdueshme që Kosovën ta mbajnë nën agjendat e veta të vëzhgimëve, përmbajtja e të cilave e merr më shumë formën e agjentëve të rekrutuar, se sa rrolin e komunarëve dhe deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Nuk është e çuditshme, nëse Lista Serbe, i mbledh nënshkrimet e duhura që të rrëzohet qeveria Haradinaj, duke zënë shkas në taksën, e cila ka bërë bujë të madhe deri te çarqet ndërkombëtare, dhe kjo taksë, kinse po i prish marrëdhëniet në mes dy vendeve, duke i ndërpre bisedimet në mes palëve.

Qeveria Haradinaj, ka mundur të ishte ndër më të mirat, por që nuk doli ashtu dhe kjo u dallua ndër më të cekëta dhe më të komplikuarat deri më tani, përshkak të shumë shkaqëve, e një ndër ato më të veqanta, do të ishte krijimi i saj prej një pakice në rethana të dyshimta, si edhe përballja me shumë sfida. Dhe një gjendje e tillë ka krijuar një pushtet jo të mirëfilltë, i cili pushtet do të ishte sot për nesër, që mbi të gjitha i mungojnë rrezulltatet dhe përspektiva qytetare, e cila e përcakton mirëqenjën dhe sigurinë e tyre.

Dëgjohen edhe plot zëra të tjerë të partive opozitare të vendit, sikur që është LDK dhe Vetëvendosje, të cilat japin opinionet e tyre, që të krijohet mundësia e rrëzimit të kësaj qeverie, në mënyrë që të udhëhiqët më mirë ky vend, me çrast do të ishte shumë pozitive, nese në pushtet nuk vijnë të njëjtit njerëz dhe i njëjti “mostrum”, të cilët do luajnë rrolët e tyre të dyfishta nga përvojat e fituara më herët.

Prandaj, do duhet të zhvillohet dhe të sqarohet vetëdija e këtij populli, se tani më ka arritë në atë pikën e zenitit, ku popullata e këtij vendi duhet kuptuar se kush po e përbuz gjakun e dëshmorëve të lirisë së këtij vendi dhe kush po luan me ndjenjat e kësaj popullate.

Kosova dhe qeveria e saj, duhet pa tjetër të gjejë module të mirëfillta të qeverisjes, module që mbështetën në njohjen e menyrës së ndërveprimeve dhe mbi ndjenjën e përgjegjësisë, si një ndërthurje ligjesh e marrëdhëniesh, që nga njëra anë e kufizojnë njeriun që dështon dhe korrupton dhe nga ana tjetër e mbronë dhe e garanton të drejtën e popullit të vet përmes shtetit ligjor.

Dhe në kuptimin ligjor, Kosova duhet ta shqyrtojë ndryshimin e Kushtetutës së vendit, jo në dëm të saj, por në plotëni të saj dhe në favor të shtetit dhe popullit të vet. Të shqyrtohen dhe ndalohen  vendet e rezervuara sipas Planit të Ahtisarit për komunitetin serb në Kosovë, e cila Kushtetutë u jep pakicave mundësi të bllokimit të çdo procesi, duke rrezikuar ta kthejë në një shtet jo funksional dhe duke e bllokuar vullnetin e 90%  të shumicës së popullit të Kosovës.

Me gjithë respektin për të gjitha komunitetet, por komuniteti serb, këtë rezervim të veçantë, nuk e ka merituar aspak, përkundrazi e ka keqpërdorë, sidomos Lista Serbe, dhe krijohet përshtypja se deputetët serb të kësaj liste, nuk do ishin sjellë as në Parlamentin e Serbisë dhe në asnjë Parlament tjetër të botës, në këtë mënyrë si kaubojë, sa herë dojnë hynë dhe sa herë dojnë ikin nga Kuvendi, të cilët paguhen me djersën e taksapaguesve të popullit të Kosovës.

Rreziku i përketë gjithëherë sipmtomëve negative, që vjen edhe nga mos kujdesi e jo serioziteti i veprimëve, që vetëm zbatimi praktik e verteton, apo e hedh poshtë dhe korigjon atë që është e nevojshme, duke hapur mundësi të reja veprimi, duke gjetur rrugën e përshtatshme dhe shtysa e nevojës të qon në zbulimin e rrugëdaljeve, përmes të cilave plotësohen nevojat. Poashtu edhe proceset dhe zhvillimët e këtyre natyrave në Kosovë, bazohen mbi këto llogari racionale, që kanë peshë të madhe edhe nacionale, të cilat do të funksiononin dhe do ta merrnin rrolin dhe formën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat