Madelina Albright "mesazh" për Thaçin

Opinione

Madelina Albright "mesazh" për Thaçin

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:19
Prof. dr Binak Maxharraj

Madeliene Albrigt ishte Sekretare e shtetit në Administratën e Presidentit Bill Clinton. Patëm shumë fat qe këta dy njerez të mrekullueshëm ishin në pushtet kur filloi lufta në Kosovë ku regjimi i Millosheviqit bënte masakra mbi popullin tonë.

Lufta vazhdonte, njerëzit masakrpheshin, Serbia u bombardua për 78 ditë rresht nga NATO.U deportuan gati 1 milion shqiptare nga trojet e veta, me qindra e mijera u vranë dhe u masakruan.

Ndërkohë ne Rambujë të Frencës po mbahej Konferenca Nderkombëtare për Kosovën nën udheheqjen e mikes tonë të madhe Madeleine Albright. Po mos
të ishte qëndrimi dhe durimi i fortë i Sekretares Albrright që Serbia duhet të ndalet, për këta të tanët Konferenca ndoshta edhe do të dështonte. Këta tanët në krye me Hashim Thaçin silleshin si kabadai. Aty u përzie edhe Adem Demaçi nga Lublane ku po qëndronte, që ne bisedë e siper ia lëshoi telefonin Albrightit

Ishte merita e Madeleine Albright që Konferenca nuk deshtoi, ishte e vendosur në suksesin e saj, bënte presion në delegacionin tonë sidomos në Hashim Thaçin e pa marrë vesh dhe pa asnje përvojë politike e diplomatike. Në fund Konferneca përfundoi. Serbia u bombardua për 78 ditë e netë rresht. Në fund u dorëzua më Mareveshjen e Kumanovës, ajo me bisht të ulur e lëshoi Kosovën. Populli në mënyrë biblike po kthehej në Kosovë plotesisht të shkatërruar e të djegur.

Kaluan mbi 20 vite nga Konferenca e Rambujës. Prapë në skenë është i njëjti njeri Hashim Thaçi i cili e zapoi, uzurpoi shtetin për pushtet dhe se lëshon dot. Ka filluar lojëra të këqija me Serbinë në dëm të Kosovës. Po don me e nda, copëtu, korrigju e çka mos tjetër, sikur Kosova te mos ishte e tij.

Por, a do të guxonte Hashim Thaçi t'i bente këto marrina dhe poshtërsira me Kosovësn sikur Madeleine Albrrgt të ishte në pushtet. Më siguri se jo.Hashim Thaçi as nuk do te guxonte të përmend çështjën e kufijve.

Se klëndejmi ish-sekretarja e SHBA, mikja e jonë e madhe Madeleine Albrigte ka nje measzh, një porosi te madhe për Thaçin:

LARG DUART NGA KORRIGJIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS, NUK E ÇLIRUAM KOSOVËN QË TI TANI TË LUASH ME TË, TA NDASH PËR INTERESAT TUA DHE INTERESAT HEGJEMONIKE TË SERBISË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat