Si e planifikon qeverisjen kryeministri aktual Rama?

Opinione

Si e planifikon qeverisjen kryeministri aktual Rama?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:12
Edi Rama

Opozita i dorëzoi mandatet. Kryeministri Rama e zgjodhi problemin, në vend të tyre u betuan parlamentarët e rinj. Në shikim të parë, gjithçka në rregull, po si do të zhvillohen ngjarjet më tutje? Pushtetarë kukulla ne kishim në Kosovë që me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, po populli i përbuzte dhe nuk çmonte. Ne i llogarisnim vegla të Serbisë. Në Shqipëri populli nuk i llogaritë që ata janë tradhtarë të popullit, po mjafton t´i quaj vegla të Ramës. Kryeministri në vend se të punoi në zgjidhjen e problemeve, shkaktari kryesor i të cilave vetë është, po i frynë me të madhe zjarrit të përçarjes.

 Me fillimin e protestave të studentëve të para dy muajve, u vërejt se ky ishte fillimi i fundit të kryeministrit Rama. Twitter, karizmatizmi i tij, batutat, shpërndarja e fotove me pamje të bukura nga Shqipëria etj. nuk do t´i ndihmojnë më. Në popull flitet se çdo fillim e ka edhe mbarimin e vetë. Ndërkombëtarët do ta mbështesin nga shkaku se ngurrojnë të merren me problematikën shqiptare, kur ta mendojnë se sa e vështirë është. Ata shpresojnë se ndoshta gjërat nuk shkojnë duke u përkeqësuar, po fillojnë bisedimet dhe vjen zgjidhja vetvetiu, pa mund të madh. Ata e dinë se aventurave të kryeministrit shqiptar u ka ardhur fundi, po dëshirojnë që ato t´i zgjasin deri në afatin e zgjedhjeve të rregullta. Premtimi kryesor i tyre është se do të hapen bisedimet me EU-në. Ata e dinë se me qeverisjen Rama vendi ka vendnumëruar, varfëria është shtuar, droga nga Shqipëria Evropën e ka vërshuar, Shqipëria të gjason se është kthyer në Kolumbi, krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë lulëzuar. Të gjitha këto ata i dinë, po EU-ja për momentin e ka humbur rrugën.

 Kriza e refugjatëve EU-në e ka hedhur në dy gjunjët, Brexiti anglez e ka stërlodhur, kriza tregtar EU- SHBA pastaj SHBA- Kinë etj. Pastaj problem shumë i madh është Rusia dhe përpjekjet e saj për ta shpërbërë EU-në, problemi i Krimesë dhe ekspanzioni rus në vendet fqinje, lufta në Siri dhe Jemen etj. Problem pastaj në vete është Kosova me tarifën kundër Serbisë, pushteti populist i Italisë dhe kryetari i Hungarisë, Orban etj.

 Siç shihet EU-ja ndodhet në një udhëkryq , prandaj të merret edhe me Shqipërinë dhe krizën e saj i duket humbje kohe. Më me dëshirë do të pranonin çfarëdo zgjidhje që palët të pajtohen se sa të merren me këtë problematikë. Ndoshta dikur do të merren më me seriozitet, po pastaj mund të jetë tepër vonë, sepse gjërat po shkojnë drejt pikës së vlimit.

 Qeverisja e kryeministrit Rama nuk e ka menduar bashkëpunimin me opozitën, po e e ka konsideruar si armikun numër një të Shqipërisë. Në vend se problemet t´i trajtojnë bashkërisht dhe të përpiqen ta përparojnë vendin me reforma, ai vetëm i ka fry zjarrit të përçarjes dhe armiqësive, derisa gjërat kanë arritur këtu ku janë. Tash në vend se të merr hapa drejt qetësimit të gjendjes, gjë që është shumë vështirë, sepse është bërë shumë vonë, ai e komplikon situatën edhe më shumë. Mendon se e ka përkrahjen ndërkombëtare. Ujku e hante gomarin, kurse ai mendonte se është në ëndërr. Edhe Kryeministrit Rama si duket ashtu po i ndodhë, kurse ai po shpreson tek ndërkombëtarët. Ata do ta përkrahin për momentin, po kur gjërat të marrin tatëpjetën, ata vetë kryeministrin do ta fajësojnë. Pastaj do t´ia numërojnë dështimet një nga një. Kryeministri Rama, si duket po mendon se bota sillet rreth tij, po jo gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat