Ku ia gjejmë vendin profesorit Anton që e meriton?

Opinione

Ku ia gjejmë vendin profesorit Anton që e meriton?

Nga: Dedë Preqi Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:30
Dedë Preqi

Profesori Anton Çetta, një figurë fisnike dhe intelektuale, një figurë e njohur dhe prijës i pajtimit të gjaqëve, ka lënë pas vetës edhe gjurmat e veta të kësaj natyre, të cilat nuk mund ti mohojmë, duke marrë një domethënie me vlerë njerëzore e kombëtare.

Është sa  i çuditshëm fakti, nëse kryeqyteti i Kosovës bie në hall, se ku ta gjejë një vend të përshtatshëm për vendosjen e një figure publike, e një figure të veqantë unifikuese, duke e merituar së paku të merr dy-tri metra tokë nga vendi i vet, ku do vendoset shtatorja e tij e bronzuar.

Profesori Anton Çetta e ka marrë domëthënjën e vet, që nga hapat e parë që ka inicuar ti bashkojë shqiptarët përmes pajtimeve të gjaqëve në Kosovë, i cili veproi së bashku me shumë pajtimtarë të tjerë, sikur që ishin Zekira Cana, dom Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu, Latif Berisha dhe shumë stutenta e veprimtarë të tjerë, të cilët do quheshin krushqit e dasmës së paqës dhe pajtimëve.

Pushteti është hallka kryesore e veprimëve dhe si i tillë edhe përgjegjësia bie nga kjo instancë njerëzore, edhe nëse ndodh të mos e merr këtë përgjegjësi një pjesë e saj, atëherë këtu kemi të bëjmë me një çrregullim shoqëror, ose me një organizim të gabuar pushtetar, që kërkon të korigjohet, apo të përmirësohet.

Është diçka e pa imagjinueshme nga përgjegja e Institutit Albanologjik të Kosovës, i cili e refuzon lejen e shtatores të profesor Antonit, të vendoset në oborrin e këtij institucuioni, kur edhe vet profesori ishte pjesë e kësaj qelize të rëndësishme dhe të pa ndashme e këtij organizmi deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Padyshim se jemi përpara shumë paqartësive që zëjnë vend në shoqërinë tone me vetëdije, apo pa vetëdije, të cilat janë të afta të prodhojnë më shumë defekte se efekte pozitive, dhe një imazh i tillë nuk përkon me paraqitjen tonë para botës që përfaqëson thelbin e shoqërisë dhe kohës me karakterin autentik të faqëve të historisë tonë.

Shtatorja e Anton Çetës, nuk i takon oborreve fetare dhe oborreve që kanë karakter religjioni dhe konfesioni, por i takon një sheshi dhe një vendi ku faktori njeri, përshkak të rrolit të tij historik që ka pasë dhe ka lënë gjurmë të pa shlyera në memorjen e këtij populli, do ta kthente kokën nga shtatorja e tij dhe do ta përkujtonte me respekt orëakullin e vet.

Në brendinë e kësaj çështje nuk duhet të dyshojmë se ka motive të cilat do ta dëmtojnë dhe çnderojnë tolerancën tonë në Kosovë, e cila është shembull i shembujve më të mirë ndërfetar se kudo në rajon!...

Neglizhenca, apo zvarritja e rasteve të tilla në shoqërinë tonë, vlera e të cilave është e lidhur direkt me elementin e prekshëm të kësaj shoqërie, e tërheq njeriun dashur e pa dashur në rrjedhat e pa natyrshme dhe krijon konfuzion të pa nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat