Fatmir Limaj të rinjve: Mos e lëshoni Kosovën

Opinione

Fatmir Limaj të rinjve: Mos e lëshoni Kosovën

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:22
Prof. dr Binak Maxharraj

-Gjermanët pas luftës punonin veç për bukë
-Tek ne pas luftës komandantët u bënë milionera pa punu hiç

Kryetari i Nismës socialdemokrate Fatmir Limaj i paska lutur të rinjtë të mos e lëshojnë Kosovën. U thotë mos ikni nga Kosova. Gjermanët pas luftës kanë punuar veç për bukë. Edhe ju rrini në Kosovë e veç punoni për bukë, anipse ska punë sepse ka me u bë mirë.

E kur bahet mirë, populli e ka një thënie, bëhet mirë kur të bën shelnja rrush.

Sipas Limajt gjermanët pas luftës paskan punuar veç për bukë. E qartë, kanë punuar për bukë, por edhe e kanë ndërtuar shtetin e vet. Gjermania sot është shteti më i fuqishëm në botë.

Kurse tek ne në Kosovë shumë Komandantë pas luftës u bënë milionerë pa punuar hiç, bash hiç. Ata veç kanë vjedhë nuk kanë punuar hiç. Ata sot kanë shtepi të mira me bazena, kanë villa dhe banesa në shumë qytete të
Kosovës, bile edhe jashtë, kanë uzurpu më qindra hektarë tokë, etj.

A nuk është kjo paradoksale t'i thërrasësh të rrinë në Kosovë, të mos e lëshojnë Kosovën, kur nuk kanë punë, janë me fakultete e nuk kanë shanse për punë, familjet e tyre jetojnë në varferi të skajshme, shumë bëjnë vetëvrasje sepse femijët e tyre nuk së çka të hanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat