Kosova në vendin e 39-të të prioriteteve të politikës amerikane

Opinione

Kosova në vendin e 39-të të prioriteteve të politikës amerikane

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 15 mars 2019 Në ora: 20:18
Flamuri amerikan

Kjo na është thënë para përfundimit të legjislaturës së vjetër të Kongresit e kontrolluar nga republikanët. Në periudhën e kaluar e posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përqendrimi ka qenë më i reduktuar, duke menduar se shteti do të funksionojë ani pse në vëmendje por jo shumë të shtuar, ishin rrjedha e bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, i cili këtë detyrë e ka marrë në përgjegjësi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Fatkeqësisht, rrjedha e bisedimeve ka marrë kahje të dëmshme për Kosovën që si pasojë ishte dhe është pranimi i bisedimeve me Serbinë nga Presidenti i vendit pa kushte dhe jo të sinqertë duke i quajtur ato si bisedime teknike e jo politike siç na dolën në vazhdim.

Rreth këtyre bisedimeve ka patur reagime të argumentuara se nëse këto pranohen ose vazhdohen, do të jenë me pasoja marramëndëse, të cilat po shfaqën tani kur me mosdijen ose qëllimisht, ia thurem vetit këmbët dhe atë nga kush, nga vetë Presidenti i vendit, i cili pavarësinë e shpallur në mënyrë legjitime dhe me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e kthyem në veresi.

Vërejtjet edhe të eksprtëve dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare e posaçërisht të njohësve të çështjeve ballkanike, nuk u përfillën që po na paraqitën në fazën gjoja kur duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me njohje reciproke duke u antarësuar edhe në institucionet ndërkombëtare si në OKB, në NATO dhe mekanizmat tjerë sikur edhe shtetet tjera anëtare të OKB-së.

Po a ipet territor të Kosovës për ta njohur Serbia e cila, qysh në start është dashur të kushtëzohet që Kosova nuk do të hyjë në bisedime pa kërkimfalje nga Serbia që i bjen se ajo në një mënyrë e pranon fajin për krimet dhe dëmet që i solli Kosovës. Po kush ia kërkon këtë? Ai i cili u rreshtua në krahun e Serbisë që vetëm ai e din.

Kush i garanton Kosovës anëtaresimin në OKB ku nuk është në pyetje vetëm Rusia, e cila sipas premtimit që e paska marrë Presidenti nga miku i tij Putini, duke harruar se aty është Kina me të drejtë veto, e cila nuk do të lëshojë pe për hir të problemit me Tibetin, po ashtu edhe disa shtete evropiane si Spanja me Kataloninë, Rumania me “pakicën” prej dy milionë hungarezëve e të tjerët.

Për tragjedinë e Kosovës, Presidenti paska bërë pazare pa honxhin me Serbinë duke e zbatuar programin e saj denigrues dhe asgjësues të shtetit të Kosovës sipas agjendës ruse për të cilën me kërkesën e Vuçiqit dhe me pajtimin e Edi Ramës, i cili në shenjë të pakënaqësisë për tarifën që iu vu Serbisë, i vuri tarifën Kosovës në Kalimash, pra, miku për mikun bënë gjithçka dhe Hashim Thaçit, hyn në obligim pa marrë parasysh koston e këtij pakti duke e angazhuar këshilltarin e Edi Ramës dhe bashkë ideatorin e Hashim Thaçit, Baton Haxhiu i cili është duke i dhënë aq zor që ideja e korrigjimit, ndryshimit të vogël a të madh nuk është me rëndësi vetëm të arrihet deri këtu që Serbisë, lexo Rusisë, t’i plotësohen kërkesat dhe ëndërrat, të cilat nuk janë të reja, por qysh nga “Naqërtanja”.

Dhe Presidenti i vendit me ndihmaqarët u rreshtuan në anën e armikut shekullor duke mos përfillë as Kushtetutën e vendit që ia ndalon hapjen e jo ndonjë marrëveshje për kufijtë, të cilët u lanë me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të popullit shqiptar të Kosovës.

Kaptinë e posaqme në këtë biznes që mund të quhet biznes tradhtie ndaj shtetit, është moderatori i TV Klan Baton Haxhiu, i cili vrapon në çdo debat që zhvillhet në emisionet televizive të Kosovës dhe Shqipërisë duke i dalë krahë luajtjes me kufjtë.

Ky, vërtetë është bërë siç do të thonin përpara në Kosovë, sikur “vegeta” që i shtohet ushqimeve për të ia dhënë oreksin sa më të këndshëm. Dhe ky, këtë detyrë e kryen me zell dhe përkushtim për çka besoj se edhe do të kompenzohet nga sponzorizuesit e lartëpërmendur, veti të cilën e ka si trashëgimi.

Kundërshtarët me argumente që ishin dhe janë kundër luajtjes me kufijtë, i shikon dhe u reagoj me një arrogancë të paparë, sepse po ia qartin agjendën për të cilën është përjetësisht i përkushtuar.

Presidenti të cilin fatkeqësisht askush nuk e thërret në përgjegjësi për tejkalimin e kompetencave kushtetuese bile, edhe kushtetuesja hesht, heshtin intelektualet, hesht Parlamenti si përfaqësues i popullit dhe më në fund, po hesht edhe populli.

Presidenti i gënjeu miqtë tanë Amerikën, se gjoja flet në emër të popullit, në emër të shumicës, të cilët e “përkrahin”, duke menduar në grupin negociator pa opozitën (ata e konsiderojnë opozitë PSD-në, e cila praktikisht është në pushtete duke tentuar ta gjejë vetën, sepse e kanë humbur rrugën në oborr), shumicë me të cilën manipulon edhe ky, edhe Qeveria, pasi nuk e mori obligimin dhe përgjegjësinë kushtetuese për t’i udhëheq bisedimet.

Me deklarata bajate shterpë, me premtime të parealizueshme as në ëndërr, deri te deklarata e tij në të ashtuquajtur Samit të Diasporës në Tiranë të programuar nga Kryemimistri shqiptar bashkë me Presidentin për ta tërhequr vëmëndjën nga problemet e mëdha që i kanë në të dy anët e kufirit kur ai në një moment për t’i mashtruar pjesëmarrësit se sa i përkushtuar është në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, iu drejtohet pjesëmarrësve kur ishte fjala për kufijtë i cili thotë së: vetëm përmes trupit tim të vdekur mund të kalohen kufijtë, i cili më parë shitke fraza e premtime se do ta bashkojë Kosovën Lindore që askush nuk i beson e as ai vetë, sepse e din se Serbia le që nuk falë, por merr dhe atë në çdo rast. Kjo deklaratë e një Presidenti të një shteti normal me një president normal, jepet kur t’i kesh forcat ushtarake në brezin kufitar në gjendje gatishmërie që të konfrontohet për t’i mbrojtë kufijtë. Kjo është absurde që fëmijtë nuk do ta luanin një lojë të këtillë. Ja, ky është Presidenti fatkeqësisht i Kosovës.

Pas kësaj deklarate, pjesëmarrësit filluan ta lëshojnë sallën dhe ta lënë të vetëm me teorinë e tij si akt tradhtie, ani pse përmendja e fjalës tradhti disave po ju duket si e rëndë. Vërtetë është e rëndë.

Por, më e rëndë është kur ajo është e vërtetë dhe e prekshme.

E ceka se Kosova në agjendën e prioriteteve të politikës amerikane, ishte në vendin e 39 të, tani, pas një mosuniteti, përçarje dhe paraqitje më shumë zëra para bashkësisë ndërkombëtare dhe miqve tanë, sjellja dhe respekti ndaj tyre që u tregua këto ditë e në vazhdim, jo që do ta dëmtojnë Kosovën, por një zot e din se në cilin vend të prioritetit do të gjendemi.

Gjendja ka ardh deri aty ku përfaqësuesit e shteteve mike-Ambasadorët, le që na e tërheqin vërejtjen, por edhe po na alarmojnë se gjendja rreth korrupsionit, krimit dhe nepotizmit, kanë marrë përmasa shqetësuese, sepse burimin kryesor e kanë te elita politike, e cila me gjithë retorikën me të cilën paraqiten, nuk kanë shans ta luftojnë, sepse duhet së pari ta luftojnë vetveten.

Sipas reagimit të Ambasadorit të Britanisësë Madhe Ruari O’Connell, por edhe Ambasadorit Kosnnet, duket sikur se është e nevojshme që të formohet një Gjykatë Speciale për luftimin e korrupsionit, i cili ka dalë jashtë çdo kontrolli.

Zoti O’Connell i cili është jo vetëm Ambasador, por fatbardhësisht edhe dhëndërr i Kosovës, i cili meriton respektin më të madh dhe unë do ta përfolja një thënie popullore e cila thotë se më mirë është më e pas një dhëndërr të mirë, se një djalë të keq.

Sido që të jetë, Kosova po udhëhiqet (sundohet) nga ata të cilët erdhën në pushtet me dhunë, mashtrime, vrasje politike, shantazhime, kërcënime deri te luajtja me kartën sociale si një metodë më e vrazhdë, të cilën e përdori armiku dhe okupatori i Kosovës, Serbia, duke i kushtëzuar shqiptarët që për një vend pune, ta pranojë shtetin e Serbisë (më kujtohet në vitet e 90-ta në kombinatin “Ramiz Sadiku” ku punëtorët kategorisht e refuzuan përpos disa të nacionalitetit turk, ndërsa asnjë një shqiptar nuk e nënshkroi dhe siç e dini që të gjithë mbetën në rrugë). Këta, po luajnë më të njëjtën kartë e gjykuar dhe e sanksionuar me ligje ndërkombëtare.

Gandi do të thoshte: “terrori më i madh ndaj njerëzimit, është skamja”.

Populli është lënë anash si pasojë se gjoja po merren me tema të mëdha siç janë bisedimet me Serbinë, ku nuk dihet se kush i mëshon hunit e kush konopit. Turp para botës. Serbia me mjeshtëri po e përdor këtë gjendje, e cila e veshur nën lëkurën e lepurit sikur bishë e tërbuar, paraqitet paqësore dhe bashkëpunëtore, bile edhe me miqtë tanë më të sinqertë-Amerikën.

Nuk ka mbetur tjetër përpos populli të ngritet që ta ndryshojë gjendjen për të mirë, përndryshe nga kjo kastë politike as që ka ndonjë shpresë për ndryshime sepse, është e korruptuar, e shantazhuar, e kriminalizuar, e cila po të kishte drejtësi dhe po të funksiononte ligji dhe drejtësia, e cila është shumë fortë e kapur, që të gjithë duhet të shkonin prapa grilave. Këtë e dinë edhe këta vetë prandaj mundohen që me parulla dhe gënjeshtra të mashtrojnë dhe të paraqiten se gjoja po punojnë për interes të popullit e të shtetit!

A e blen një njeri normal këtë teori?! Nuk e besoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat