Kryeministri të jep dorëheqje ose të shkarkohet

Opinione

Kryeministri të jep dorëheqje ose të shkarkohet

Nga: Dr. Nikë Gjeloshi Më: 20 mars 2019 Në ora: 00:16
Dr. Nikë Gjeloshi

Marëdhënjet miqësore me SHBA nuk guxojnë të damtohen-
(...do ta vazhdoni vetë, ne shkojmë; nëse kemi interes kur bëheni ju gati, ndoshta vijmë, por ndoshta edhe nuk vijmë“, D.Hale)

Tashme është bërë e njohur per secilin shqiptar se Kosova ka hy në një rrugë me pasoja te paparashikueshme. Udhëheqësit e kanë futë në ate rrugë: me dashje apo pa te, me dije apo pa te, apo mbase me qellime te caktuara te cilat shpijnë deri në ate shkallë arrogance (arroganca është njeri nga tre faktoret qe e kishte zhberë mbretërinë e vjeter Romake!), sa edhe ata miq te cilet i krijuem me aq pervujtni e dashamirësi, injorohen e ofendohen. Ofendim nuk është vetem fjala e rendë qe mund te thuhet, por ofendim është edhe kur injorohet apo nuk rrespektohet fjala e mikut!

Pragmatizmi amerikan fare mirë i njef hilet, intrigat e hipokrizitë ballkanase, edhe permes formulës se zbuluar nga R.Holbrook me rastin e pajtimit të tre liderve: të Kroacisë, BiH e Serbisë (Dayton, 1995). 

Amerikanet, nga lufta e Dytë Botërore e deri me tani, dhanë me se shumti per lirinë e demokracinë e popujve të Europës e EuroAzisë; edhe per Ne shqiptarët, nese na mbanë kujtesa per ç’arsye jo rrallë na është perseritur historia.
E dijmë sa te mira patëm si popull nga SHBA, qe nga W.Wilson e deri të G.H.W. Bush, B.Clinton e G.W.Bush. Po, megjithë sakrificën e madhe te të gjitha gjeneratave në luftën e fundit me Serbinë (1998/99), edhe liria e pavarësia u arritën ne saj të vendosmerisë se SHBA permes Aleancës Veriatlantike NATO (si një sistem i sigurisë e komandimit kolektiv), e cila Aleancë me nderhyrjen ushtarake kunder Serbisë (mars-qershot 1999) na çliroj nga okupimi 100 vjeqar i Serbisë, dhe krijoj Rregull të Ri nderkombëtar (e Drejta humanitare) e Gjeopolitikë të re në Ballkan. 

Shtrohet pytja: me veprimet praktike politike të udhëheqjës aktuale a mos do jemi Ne, shqiptarët, Ata ngatrrestar planprishës të raporteve te krijuara gjeostrategjike me interese gjeopolitike, në radhë te parë per Ne në Ballkan, dhe kështu u hapim rrugë synimeve gjeostrategjike sllavo-islamike nga te cilët shekuj me radhë patem humbje në njerz e territore, humbje gjeopolitike? 
Per te mos ra thellësisht ne grackat e intereseve gjeostrategjike e gjeopolitikat qe i projektojnë kundershtarët e shtetit të Kosovës, veqmas Rusia e Serbia, duhet te jemi bashkëpunues të sinqert me miq; duhet të jemi johipokrit e joarrogant ashtuqe veprimet tona politike të harmonizohen edhe me intereset gjeostrategjike e gjeopolitikat e krijuara nga miqt: SHBA, BE e Aleanca VeriAtlantike. 

Kategoria e bashkëpunimit kerkon kujdes! Ndryshe, po te kalohet jashtë orbitrit të kujdesit humbet kontrolli; humbet mbeshtetja politike, ekonomike, diplomatike...., dhe në fund pasojat i bartë populli.

Është tëjet shqetësuese se si po bëhët politika e kastës pushtetare, veprimet praktike politike te saj shkojnë në ate drejtim qe të kalohet "jashtë orbitrit të kujdesit". Madje, edhe jashtë sistemit Global (qendra SHBA-të), ku fuqia zbatohet permes: bisedimeve të vazhdueshme, dialogut, difuzionit dhe perpjekjeve per të arritur konsensusin formal.

Marëdhënjet miqësore me SHBA nuk guxojnë të damtohen! 
-Nese ky perceptim notor do të ishte kuptue qartë nga kasta pushtetare, atëherë si do të duhej te ishte reflektimi ndaj letrës së Presidentit të SHBA (14.12.18); pastaj ndaj letrës së 11 shkurtit (2019) të tre perfaqesuesve të tre institucioneve të SHBA-ve: e zëvendësndihmëssekretarit te shtetit, zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes dhe zëvendësdrejtorit per qeshtjet e Europës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me të cilën leter është shpreh keqardhje per refuzimin e këshillave amerikane; se "... Kosova nuk ka mik me te mirë se SHBA-të; se kemi punue per aq shumë vite per te realizue një te ardhme per popullin e Kosovës, në menyrë qe të jeton ashtu si e ka zgjedhur, në paqe..., dhe se është e pabesueshme qe pas gjith asaj qfar kemi berë bashk, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ultë sa te injorojë këshillat tona". Si është kuptue dhe cili është reflektimi-pergjegjësia politike ndaj anulimit te vizitës se 17 shkurtit te gjeneralit të Gardes Kombëtare të IOWA-s? A mund të spekulohet se anulimi i asaj vizite mund ta vejë në pikëpytje edhe avansimin e FSK? Si është kuptue anulimi i ftesës ndaj Kosovës per pjesmarrje ne programet e Qendres Evropjane per studime të Sigurisë në "George C.Marshal" në Gjermani, të cilat programe i adresohen sigurisë transnacionale e rajonale? Si kuptohen masat e ndalimit të dhënjës se vizave amerikane per zyrtarët e lartë të Kosovës? Qfar është mesue nga vizita e dy zyrtarve të lartë të Sigurisë se SHBA-ve (të Këshillit te sigurisë kombëtare dhe të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, me 27 shkurt), te cilët "... kan perseritur qëndrimin e administratës amerikanet per suspendimin e takses"?

Edhe ndihmëssekretari i nominuar amerikan i shtetit per Europë dhe EuroAzi, në Seminarin per siguri, raporte rajonale dhe zhvillim ekonomik „Ballkani 360“ qe u mbajt në Shkup (4 mars), ritheksoj qendrimin e administratës amerikane lidhur me taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë e BiH se „Është e dhimbshme dhe befasuese qe SHBA-të edhe më tej kanë mospajtime me qeverinë në Prishtinë, lidhur me ket qeshtje. Kam frikë se pozicioni i Kosovës ka shkaktue dame ne marëdhenjët bilaterale... Ne kërkojmë qe Kosova ta heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjës per një kohë të caktuar“. Dhe, porosia: „... Kosova nuk humbë asgjë nese negocon, por mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave”. Poashtu, nënsekretari amerikan për çështje politike, i cili vizitoj Beogradin (me 8 mars), e bëri publik qendrimin: "SHBA bëjnë thirrje për heqjen e taksës, ndalimin e provokimeve dhe vazhdimin e dialogut". Ndersa të nesermen, në Prishtinë me 9 mars, pas takimit me tre (3) udhëheqësit kryesor të Kosovës (në Ambasadën amerikane, jo ne institucionet shtetrore!), ka bërë publik qendrimin se: „...Ne i inkurajojmë palët që të gjejnë mënyra për t’i pakësuar dhe për t’i larguar pengesat ashtuqe të gjëjnë një mënyrë për vazhdimin e dialogut;... se SHBA nuk preferon asnjë opcion të cilin nuk e preferojnë palët”. Dhe, siq pohohet (me 11 mars) nga njëri prej pjesmarrësve-kryeparlamentari, në ate takimin me diplomatin amerikan u është terheq verejtja udhëheqësve shqiptarë: „... do ta vazhdoni vetë, ne shkojmë; nëse kemi interes kur bëheni ju gati, ndoshta vijmë, por ndoshta edhe nuk vijmë“! Ajo verejtje e theksuar nga njeriu i tretë i diplomatcisë amerikane del të jetë tipike sipas formulës se R.Holbrook per ballkanasit. Ajo verejtje detyrimisht është dashtë ta alarmonte ndergjegjën e udhëheqësve kryesor shqiptarë, deri në atë masë, sa te mos qetësohen pa reflektue. Me një fjalë është dashtë të veprohet shpejt per të mos ndodhë "hapje të qarash" në raportet miqësore!
Të theksojmë: askush nga perfaqësuesit zyrtarë nga SHBA e BE, as gjatë asaj "shuttle diplomacy-s" intensive, nuk ka kërkue te cenohet sovraniteti e integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës! Askush, as nga udhëheqësit e institucioneve tona shtetrore, edhe po te synohej opcion tjetër, nuk do të lejonte Kushtetuta të cenohej sovraniteti dhe integriteti territorial, e as pavarësia e Republikës së Kosovës.

Perfundimi: 1. Importi i mallrave nga Serbija, per shumë arsye, ka qenë e nevojshme të sanksionohet ç’prej perfundimit të luftës (1998/99), sidomos nga shpallja e dytë e pavarësisë me 17.2.2008, e pranimi i shtetit të Kosovës (shpallja e parë e pavarësisë qe bërë me Referendum te 26-30 shtatorit 1991). Ka mjaftue të studjohet shembulli pas ndarjës së Pakistanit nga India (1947). Sanksionimi i importit të mallrave nga Serbija nuk ka ndodhë me fajin e kastes politike shqiptare, në vazhdimësi. Shkaku: kolaborimi dhe intereset e ndërsjellta korruptive financiare! Tashmë ajo taksë 100% e vendosur para kater (4) muajsh ndaj importit të mallrave nga Serbija e BiH, edhe se ato mallra permes rrugëve alternative nuk i mungojnë tregut të Kosovës, del të jetë pengesë per vazhdimin e dialogut me Serbinë; del të jetë pengesë per arritjën eventuale të një marrëveshje gjithperfshise te dy shteteve, sa u është dashtë miqtve tanë: SHBA e BE të kërkojnë doemos qe Qeveria ta suspendoj ate taksë per një kohë të caktuar, si kusht per të vazhdue dialogun.

Ne fakt, vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk prejudikohet mbase ne qdo kohë mund të nderprehet ai dialog, nese vlerësohet se po damtohen intereset e shtetit te Kosovës. Pushtetarët shqiptarë, edhe po të deshironin, e kanë të pamundur të bëjnë marrëveshje eventuale gjithpërfshise me Serbinë e cila do ta cenonte sovranitetin e integritetin territorial dhe pavarësinë. Ndryshe, do të bënin shkelje të rëndë të Kushtetutës perkatësisht tradhti kushtetuese e cila tradhëti do të sanksionohej me pergjegjësi politike e juridike. Instrumentet e pengimit të tradhtisë eventuale kushtetuese janë të percaktuara: Kushtetuta e Republikës se Kosovës, permes Gjykatës Kushtetuese, dhe Parlameti i Republikës se Kosovës te cilet parlamentarë e mbrojnë sovranitetin e Republikës, si perfaqësues te zgjedhur të popullit. Nese hipotetikisht ato instrumente do të deshtonin, në fund është populli-shqiptarët nga të cilët buron e mbrohet sovraniteti e integriteti territorial dhe pavarësia. Ne atë rast hipotetik shqiptarët do te shperthenin si vullkan në mbrojtje të sovranitetit e të integritetit territorial dhe pavarësisë se Republikës së Kosovës! 

2.Kryeministri, i cili e ka kushtezue heqjen e asaj takse me dorheqjen e vet, te jep dorheqje dhe Qeveria të bie! 
-Presidenti, në konsultim me partitë politike parlamentare, konform nenit 95 pika 5 te Kushtutës se Republikës se Kosovës, sipas te cilit "Nese Kryeministri jep dorheqjen ose per arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie dhe Presidenti i Republikës se Kosovës, ne konsultim me partitë politike ose koalicionin qe ka fitue shumicën ne Kuvend, mandaton kandidatin e ri, per te formue Qeverinë". Nderkaq, në pajtim me nenit 96 pika 6 të Kushtetutës "kryeministri, zv/kryeministrat dhe ministrat e Qeverisë mund te zgjidhen nga deputet të Kuvendit të Kosovës ose nga persona të kualifikuar, që nuk janë deputet të Kuvendit". Ne ketë variantë ministrat do të mund të zgjedhen nga partitë parlamentare, sipas fuqisë se votës. 

Nese Kryeministri nuk jep dorheqje sa më parë atëherë, deputetet e Kuvendit, në radhë të parë opozita, edhe per shumë arsye te tjera se si po funksionon ajo qeveri, do të duhej ta inicojnë procedurën per mocion të votëbesimit të Qeverisë, konform nenit 100 pika 1 të Kushtetutës, dhe të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.

Dorheqja e Kryeministrit do të ishte me më pak pasoja per vendin dhe me më pak dame qe mund t’i shkaktohen edhe mëtutje raporteve tashmë të lënduara miqësore me SHBA e BE. Kurse, mocioni i votëbesimit të Qeverisë do ta qonte vendin në zgjedhje të pergjithshme të parakohëshme, ne rethana të nderlikuara politike në Ballkan dhe në Europë; me kosto të madhe financiare e me pasoja politike me të mëdha në raport më miq, edhe per shkak të kohëzgjatjës se permirësimit te atyre raporteve.

Permes dorheqjës se Kryeministrit apo ne variantin më të keq permes mocionit të votëbesimit të Qeverisë dhe shkuarjës ne zgjedhje të parakohëshme: 1.Kosova do ta gjënte daljen me të shpejt, të domosdoshme, nga udhëkryqi dhe kriza aktuale politike në të cilën është ngujue. 2.Kosova do ta ruante miqësinë me SHBA, BE e të gjitha ato shtete e popuj qe na ndihmuan ta fitojmë lirinë dhe na mbeshtesin si shtet.

Ndryshe, po u vazhdue me ketë mendësi politike të udhëheqjës, pa reflektue, marëdhënjet miqësore me SHBA e BE mundë të damtohen edhe më shumë. Kjo, sepse janë dhe faktor tjerë qe ndikojnë në ato marëdhënje. Dhe po u damtuen ato marëdhenjë miqësore deri në atë masë sa te kalohet jashtë kategorisë se bashkëpunimit, nuk duhet të befasohemi per pasoja të paparashikueshme; edhe nese ato pasoja mund të jenë të asaj përmase sa të rrezikohet jo vetem mbeshtetja e miqve por dhe perspektiva e shtetit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat