Onomatopeja e qyqes, vaj apo këngë?

Opinione

Onomatopeja e qyqes, vaj apo këngë?

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:07
Ramazan Bekteshi

Alexandria, VA – Vajtimi i Thacit, s’ka fund, pas lotëve të krokodilit gjoja për Luginën pason kënga e qyqes për referendum. S’e kam ditur se gjarpëri mund të ngjitet edhe në çerdhen e qyqes dhe prej aty, sipas disponimit e nevojës, herë këndon e herë vajton.Kryeparlamentari, si shërbetor i tij i verbër apo i zorit, me zell përgadit logjistikën, skenat dhe planet e HTH pa sens, të kobshëm e pa kry. Shumë bashkëpartiake te tij janë në dilemë sepse agonia dhe tortura kombëtare është bërë e padurueshme. Këta dy, janë protagonistët më të pabesueshëm në shqiptari, që performojnë shqelmat e fundit dhe atë duke bërë punën qoftëlargut dhe të armikut.

Zanzi shteti: Nëse në Bosnë për 5 vite u dhunuan 20.000-50.000 boshnjake të të gjithë moshave, si ka mundësi që në Kosovë për 5 muaj u dhunuan 20.000 gra, vajza, poaq sa ka pasë luftarë real, e që i bie, për cdo luftarë një e dhunuar. A është kjo shifër reale apo e fryer, njejtë sikur numri i veteranëve për të marrë penzione nga shteti i rjepur i HTH. Dhunimet janë plagët tona më të dhimbëshme, është stigma, është paraqjykimi, është agonia jonë kolektive. Njëzetëmijë të dhunuara janë më shumë se dhembja e Reçaku, më shumë se sakrifica heroike e Jasharajve që ranë në fushëbetejë për të mos vdekur kurr. Por këta 20.000 fatëzeza ku ranë, në cilën arenë apo humnerë. Këto viktima nuk janë heroina, sepse e dhunuara e ka emrin viktimë dhe jo heroinë, siç pretendon t’a kualifikojë sot qeveria e RKS-së. Nëse kjo shifër alarmante është e vërtetë pse pritën qeveritarët tanë 20 vite për të mos thënë asnjë fjalë siç e meritojnë viktimat që as historia e ketyre trojeve nuk njeh permasa te tilla tragjike.

Qeveria: business as usual, asnjë punë s’është kryer ne menyre efikase, s'ka as dorëheqje sepse për pushtet janë në gjendje të bëjnë shumë, jo për popullin. Kjo ishte java e kasaphanës nëpër rrugët e Kosovës, kjo ishte java e kasaphanës nëpër kasinot e Kosovës,ku policet nuk ruajne por vrasin, kur polici plaçkit, ashtu si javë më parë kur një fëmijë 16 vjecare kaloi të gjitha rrathët e tmerrit në shtetin e shëndrruar në purgator, ku në cdo rreth u ballafaqua me xhelatin e quajtur profesor, me atë tjetrin të quajtur hetues, polic, avokat e mjek. A e meritoi një fëmijë t’i përjetojë të gjitha ato tmerre. 

KM vazhdon të ankohet se nuk ka kontroll te ambasadat dhe se ato jane në shërbim të HTH, pa dhënë fakte, detaje, dhe pa ndërmarr masa, por ne realitet as qe ka mundesi. Java që lamë pas, ishte edhe java e rehatimit te familjarëve të pushtetarëve. Kosova vazhdon të rënkojë, n’a e ça zemrën neve të mërguarëve, e ne, të pafuqishëm për t’i dalë krahë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat