Deputetë, mos mbetni të pafytyrë e me marre

Opinione

Deputetë, mos mbetni të pafytyrë e me marre

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 22 mars 2019 Në ora: 06:21
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Në vend të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të caktuar për sot për te debatuar për kazinot dhe lojërat e fatit, më mirë do të ishte
që për sot të thirret Seanca e Parlamentit për të kërkuar sqarim nga krerët e shtetit për lajthitjen dhe mashtrimin qe ua bënë kur një vit më parë ju mashtruan duke ju detyruar që ta votoni demarkacionin me Malin e Zi më kushtin e liberalizimit të vizave por edhe më kushtin që vija kufitare me Malin e Zi të rishqyrtohet dhe të korrigjohet. 

Edhe pas një viti kjo nuk ndodhi edhe përkundrejt premtimit të Kryeministrit Harajdinaj që korrigjimi do të ndodhë, sepse po ky ishte edhe kushti që Partia e tij ra në kurth për ta votuar demarkacionin, por...

Më sot kjo punë edhe zyrtarisht mori fund.

Nuk është rastesi që Ministri i jashtëm i Malit të Zi bash erdhë sot në diten kur para një viti u votua demarkacioni dhe ua bëri të qartë krerëve të shtetit tonë, e sidomos Ramush Hrajdinajt se puna e demarkacionit ka përfunduar, se nuk do të këtë korigjim të kufirtit, për çka edhe Ramushi u pajtua i shkoi fytyra.

Por juve deputetë, për mos me ju shku fytyra e me mbetë më marre në seancën e sotme, duhet të kërkoni sqarim për mashtrimin që ua bënë
krerët e shtetit kur e votuat demarkacionin më ç'rast Kosova humbi 8200 hektarë tokë.

Nese nuk e bëni këte si te mashtruar, atëherë do të bëheni edhe ju bashkëmashtrues të popullit, do të mbeteni me marre e pa fytyrë sepse ju
jeni të zgjedhurit e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat