Në peshojë "komandantët", por edhe "heronjtë"!

Opinione

Në peshojë "komandantët", por edhe "heronjtë"!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 22 mars 2019 Në ora: 08:16
Ndërtesa e Dhomave të Specializuara në Hagë

Ali Muharremi, nga fshati Drenoc i Malishevës, ka reaguar ndaj autorit të fejtonit, Sinan Kastratit se "e ka keqpërdorë odën tonë", duke shkruar edhe për gjëra, që nuk janë dëgjuar të jenë thënë, në një takim me Fehmi Lladrovcin, gjatë luftës.

"Po, i kam thënë, nuk e mohoj, pasi që Fehmi Lladrovci ato fjalë: "Rugova, ai qeni plak me këlyshët e tij", i ka thënë në prezencë të 300 burrave, dhe kjo është e vërtetë", - e pranon plaku Ali Muharremi.

Djali i Aliut, Ruzhdi Muharremi, 49 vjeçar, mohon të këtë pasur "përçarje, vrasje dhe ndërkëmbësi" në komunën e Malishevës! Por, Sinan Kastrati, si vendor, hulumtues dhe me përvojë në publicistikë, dëshmon të kundërtën. Ai është nipi i Mustafë Kastratit, një burrë i mençur, trim e fisnik. Andaj, nuk heshtë për përçarjet, kidnapimet, maltretimet e deri edhe vrasjet të ushtarëve të FARK-ut, kuadrove të LDK-së, veprimtarëve të hershëm të LPK-së.

Fyerjet ekstreme të Fehmi Lladrovcit me shokë, ndaj Presidentit Rugova dhe LDK-së, në vlugun e luftës, ishte përçarje e popullit, rrjedhimisht, sabotim i luftës për liri. Të vetë-thirrurit "komandantë", madje, pa qenë pjesë faktike e luftës, përçanë popullin, kidnapuan, burgosën, torturuan, madje, edhe vranë kundërshtarët politikë, por, edhe brenda llojit, pra, kuadrot e vjetër të LPK-së, për t`i hapur rrugë pushtetit të tyre të përgjakur.

Dhe, këtë e realizuan me ndihmën e Serbisë dhe elementëve pro serbë brenda ndërkombëtarëve. Sepse vrasjet e pas luftës u bënë shpengueshëm e ngeshëm, edhe pse në Kosovë ishte policia e UNMIK-ut, NATO-ja.

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga mbarimi i luftës, vrasjet hakmarrëse ndërshqiptare vazhdojnë. Ilustrojmë se dy vjet më parë ndodhën dy vrasje në errësirë, pikërisht, në komunën e Malishevës. Armë të tjera hakmarrëse janë në prag të krismave, pavarësisht "pafajësive" që marrin "komandantët" vrastarë nga gjykatat politike, vendore apo ndërkombëtare, të korruptuara dhe të inkriminuara

Gazetari hulumtues Sinan Kastrati nuk e ka intervistuar plakun Ali Muharremin me djalin Ruzhdiun dhe të tjerët, për t`i lavdëruar "komandantët" kriminelë, por, për t`i zbuluar krimet e tyre përgjatë luftës. Dhe, pyetjet kanë qenë konkrete, të drejtpërdrejta. P. sh. për kidnapimin e Murat Rrustemit, Hysni Krasniqit dhe të tjerët? Ruzhdiu është përgjigjur se "i kanë ndalue në shkollë, po ata nuk mund të jenë të burgosur"?!

E vërteta është se një biçim "shtabi" ishte vendosur në shkollë. Në dhoma të veçanta ishin të kidnapuarit, tani, të burgosur, të lidhur këmbë e duar, si qentë, për kaloriferë apo hekura rrethanorë. Paradoksalisht, shumë më keq se në burgjet klasike, ku mund të ulësh, ta kruajsh veshin, kokën, shpinën e veprime tjera. Ndërsa në burgjet rurale të improvizuara, ka munguar kjo mundësi, sepse ka qenë një trajtim sa kriminal, aq edhe rrugaçëror.

Për këtë kanë dëshmuar edhe të kidnapuarit dhe të dajakosurit, nga hiç më pak se presidenti aktual, Hashim Thaçi, siç janë kryetari i LDK-së për komunën e Malishevës, Jakup Kastrati dhe veprimtari aktiv i luftës, Cenë Desku.

Gazetari Kastrati ka pyetur Ruzhdi Aliun nëse "kanë ekzistuar lista likuidimi"?

- "Po, një i pranishëm e ka pas listën, por emri i Ali Muharremit nuk ka qenë në listë", - është gjegjur Ruzhdiu.

Fundja, Sinani mund të këtë të dhëna që edhe Aliu ka qenë i listuar.

I gjithë shkrimi i gazetar Kastratit nuk ka fije tendencioziteti. Përkundrazi, ai është gazetar investigativ, hetues, hulumtues, zbulues, në këtë rast, të krimeve të luftës, të cilat, mjerisht, kanë qenë të bollshme.

Burgun e Kleçkës, burgun e torturës, deri në mbytje, e kanë menaxhuar, kryesisht, "komandantët" kriminelë të komunës së Malishevës dhe të Drenicës. Herë pas here, burgun e Kleçkës e kanë vizituar edhe ndoca kuadro të veçantë të SHIK-ut, nga Lipjani, dhe të nesërmen është hapur një varr!

Realisht, penalizimi i ekipit menaxhues i burgut të Kleçkës, ka qenë i bazuar. Ndërkohë, gjykimi ka qenë farsë, fiktiv, i rrejshëm, sepse kryekriminelët pushtetarë të PAN-it të sotëm, i kanë mbrojtur vartësit e tyre kriminelë, përkatësisht, ekipin menaxhues të burgut në fjalë, duke i "pafajësuar" falsifikueshëm, dhunshëm e turpshëm, nga gjykatat e kapura, të privatizuara nga PAN-i i sotëm në pushtet.

"E thirri "Ftyrën", vallahin, ta kanë lokën", - e kërcënon shefi i Pronto-s, Adem Grabovci kreun e Parlamentit, Jakup Krasniqin! Naser Shala, alias "Ftyra", ishte kuadër i burgut të Kleçkës, të cilin kryekriminelët pushtetarë, e shpërblyen kriminelin e tyre, me akomodim në një post të lartë, së fundi, gjë që ngjalli yemërimin dhe reagimin e ashpër të ambasadorëve amerikan, britanik, gjerman dhe të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat