Kryetari Lladrovci inicion padi kundër zërit opozitar në Drenas

Opinione

Kryetari Lladrovci inicion padi kundër zërit opozitar në Drenas

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 22 mars 2019 Në ora: 08:57
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci paska iniciuar padi ndaj asamblistit me të zëshëm të kësaj komune Petrit Gashi i cili kishte shpërfaqë problemet që po hasin bizneset nga Kryetari dhe gjobat prej 550 mije eurosh që detyruan kompaninë “KMI SH.P.K”. Dje, përmes një statusi në fb, z. Gashi tregoj një të vërtetë të madhe të mbylljes së bizneseve në Drenas dhe i rikujtoj Kryetarit premtimet që kishte dhënë gjatë fushatës për heqjen e taksës.

Madje z. Lladrofci shkon edhe me lart ne personale duke thënë asambleistit “skizofren”gjë që një kryetari i ndërgjegjshëm nuk duhej të përdor kësi gjuhe ndaj një asambeisti që adreson dështimet e keqqeverisjes. Por kjo të jep me kuptu mendësinë e një kryetari përveç të dështuar edhe me kulturë të brishtë ne veti.

Z. Lladrovcit ja rikujtoj se kishte premtuar investime të huaja, hapjen e vendeve të reja të punës, heqjen e taksës për biznese të vogla dhe të mesme, ndihmën bizneseve, krijimin e një zyre të projekteve për të ndihmuar bujqit, shtrirjen e rrjetit të ujitjes në tokat e Drenasit, dhe ujësjellës për drenicasit, investimin ne shkolla dhe hapjen e tyre dhe assesi mbylljen e tyre.

Premtime këto vetëm sa për të fituar votat sepse realiteti po del i kundërt. Kishte premtuar se ne qeverisjen e tij nuk do të ketë ikje të investitorëve dhe biznesmenëve, nuk do të ketë nepotizëm por barazi për të gjithë qytetaret, kishte premtu për kategoritë e luftës përkrahje e punësim e shumë premtime të tjera, e ne fakt nepotizmi e ka mbuluar Drenasit ku vetëm shefi i Kabinetit të tij i ka punësuar 4 familjare në institucione publike, e s’po flasim për të tjerët.

Pasiqë asamblisti Petrit Gashi i Iniciativës Qytetare për Drenasin subjekt ky që i takoj edhe unë ja numëron këto premtime të parealizuara paska iniciuar padi për ta frikësuar zërin opozitar, dhe në fakt për të pranuar se ajo që dje e tha z. Gashi u dëshmua edhe nga rrëfimet e shumë biznesmenëve në Drenas, pra kishte të drejtë.

Jo i nderuari kryetar Lladrovci nuk mundesh me ndal zërin kritik në Drenas, sepse ka kaluar koha kur është përndjek zëri kritik në vendin tonë, dhe qytetaret e Drenasit mjaft kanë jetuar në terr informativ,  e në shantazhe e përndjekje që ju bëni ,realizoni premtimet tuaja. Prandaj asamblisti Petrit Gashi është për ta ngritur zërin dhe të raportoj qytetarëve të kësaj komune për dështimet tuaja, për padrejtësitë tuaja dhe për keqqeverisjen tuaj.

Asnjëherë nuk do të përulemi ndaj atyre që mjet të vetëm e kanë shantazhin, frikësimin dhe gënjeshtrën, sepse zëri ynë as nuk shitet e as nuk shuhet. Jemi aty për të përfaqësuar qytetarin pavarësisht a ishte votues i yni apo jo, dhe këtë zë nuk mund ta mbytë tendenca juaj për frikësim. Përndryshe Drenasi po shkatërrohet përfundimisht dhe qytetaret e tij po e zgjedhin ikjen në vend të perspektives në token e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat