Edhe pas një viti gjëmon, qanë e vajton Çakorri?!

Opinione

Edhe pas një viti gjëmon, qanë e vajton Çakorri?!

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:20
Prof. dr Binak Maxharraj

Gjëmë e madhe dhe shumë e dhimbshme edhe pas një viti po ndihet në Çakorr. Janë çu pesh dragonjë e Kulçerda, për t'i dalë në ndihmë Çakorrit. Nga të rënat e tyre të forta dhe zjarrin që qesin nga goja e tyre është qarë bjeshka, po lëvizin gur të mëdhenj dhe po rrokullisen tëposhtë Rugovës. Po vajtojnë edhe Zanat e Malit që kukama e tyre po ndihet në tërë Rrafshin e Dukagjinit, po kukasin për humbjen e vëllait të tyre Çakorrin.

Por, pse qanë e vajton Çakorri?!

Po qanë dhe vajton Çakorri sepse i ka ndodhë diçka e keqe, diçka e tmerrshme që nga antitekti kur është aty si mrekulli e Zotit, Çakorri e ka nisur vajtimin, po kërkon ndihmë. Lutet për ndihmë kërkon që ta shpejtojnë, kërkon të kthehet në Kosovë, gjëma e tij po dëgjohet larg, shumë larg deri lart në kupë të qiellit, po ndihet gati në tërë Rrafshiren e Dukagjinit. Ia dëgjuan kukamën edhe Bjeshkët e Kelmendit, ia dëgjuan zënin, Sharri, Çiqavica Savinovoda, Cerovoda Mokna dhe Bjeshkët e Thata, po kanë dhembje për Çakorrin sepse ai po qanë dhe rënkon po kërkon ndihmë, po kërkon të shpëtohet. Më sa zë që ka Sharri i thërret motrat dhe vëllezërit nga Gjarevica e deri në Mokne dhe ju jep kurrajo, i ngushëllon për humbjen e Çakorrit, për largimin e tij nga trojet arbnore. Kurrë në historinë e vet Çakorri nuk është dorëzuar, nuk është koritur, ka qëndruar stoijikisht, është përballur më stuhitë e kohës, u ka bërë ballë të gjitha ushtrive
barbare që deshën ta pushtojnë, i ka bërë ballë edhe luftërave të Mark Milanit i cili donte ta merrte, bile edhe me forcë Çakorrin, por ai qëndroi, luftoi së bashku me kreshnikët e Rugovës dhe kurrë nuk u dorëzua. Por, tani Çakorri po dorëzohet, sepse po do ta largojnë nga aty ata që kurrë së ka pritë.Ia kthyen shpinën tradhtarët e kombit të cilët nuk punojnë për shtet por veç për pushtet.

Por çka po i ndodhë Çakorrit që po dridhet, po gjëmonë, qanë e vajton, kërkon ndihmë që të shpëton?!

Po qanë, vajton e rënkon Çakorri , sepse para një viti në një sallë të madhe në qendër të Prishtinës ishin mbledhë të gjithë korbat dhe sorrat e zeza shqiptare në një pazar të madh për ta falë këtë nuse më të bukurën e Kosovës, për t'a falë nipit të Mark Milanit. Janë mbledhur aty korbat dhe kryekorbat së bashku me sorrat e zeza që nuk dinë së çka është Çakorri, nuk dinë dhe çfarë rëndësie, çfare bukurie jetike ka për Kosovën. Nuk di sepse korbat dhe sorrat e zeza janë
rritur nepër shkurrat e Drenicës, LLapit, Gollakut dhe Karadakut, janë rritur nepër puset e Bullicave, që kurrë nuk kanë shijuar erë dhe aromë të këndëshme të pishave mijëvjeçare të Çakorrit.

Po pse qanë e rënkon Çakorri?.Qanë e rënkon Çakorri sepse korbat e zi e ndanë nga trualli i vet, nga njerëzit e vet, e ndanë nga kreshnikët e Rugovës me të cilët është rritur dhe ka lëshuar shtat. Rënkon Çakorri, e duke qarë thotë pse po ma bëjnë këtë kur dihet që me shekuj qëndrova këtu, qëndrova këtu si nuse në divan për t'i dhënë hijeshi dhe bukuri krejt Kosovës iu bëra ballë të gjitha stuhive dhe luftërat e barbarëve që kurrë nuk më mundën.Por. pse ma bëtë këte o ju horra, o korba të verbër që nuk shihni më larg se deri te hunda e juaj. Unë dua që të kthehem nuk rri në Mal të ZI, sepse unë nuk dua t'i takoj tokave të Mark Milanit i cili ka tentuar të na i zhduk rrënjët tona nga këto troje. Nuk dua te rri në tokë të huaj sepse nuk e di as gjuhën e tyre, nuk i di adetet e tyre. Dua të rri këtu në vendin tim, në traullin tim sepse gjuha ime është gjuha e bukur dhe e ëmbël shqipe. E kam mësuar këtë gjuhë së bashku me Kreshnikët e mi rugovas të cilët i dua shumë dhe nuk mund të ndahem nga ta. Po e dua shumë edhe mikun tim Qun Lajqi, i cili si shqiponja fluturonte përreth meje, i cili më kënaqte me atë Lahutën e tij të Malcisë.

Po pse po qanë dhe vajton ti o Qun Lajqi?!

Po pse, po ta humbën, ta shitën Çakorrin o Qun Lajçi, sepse ti u linde dhe u rrite, por edhe u burrnove në këto anë, e shijove bukurinë e Çakorrit, por edhe tufat e deleve që blegëronin për qingjat e tyre. Pse po ta ndanë Çakorrin o Qun Lajqi, pse po t'i ndajnë këto livadhe, prroje, kroje, pisha dhe liqene me ujë të këthjellët bjeshke, bilur, pse po t'i marrin kujtimet e Çakorrit, flertimet me qobaneshat e Rugovës kur nise të bëhesh burrë, pse po të ndajnë nga kënga e bukur e Lahutës, bash sikur ajo e Gjegj Fishtës, kur u këndonte  kreshnikeve për luftërat e tyre ndër shekuj në mbrojtje të Çakorrit.

Qave dhe vajtove i këndove këngë kreshnike me atë lahutën tënde të malësisë, luteshe deri në kupë të qiellit për mbrojtjen e Çakorrit. Por, horrat, korbat dhe sorrat e zeza të pushtetit të mundën edhe pse ta dhanë besën, të lanë pa Çakorrin, të lanë vetëm me mallin dhe kujtimet për të dhe s'të mbëtet gjë tjetër pos me vaj në lot të përshëndetesh me Çakorrin me mikun tënd të vjetër me te dashur me te cilin u rrite dhe u burrnove. Kjo është humbja (pos vajzës që e humbe para sa kohësh) më e madhe në jetën tënde, më e dhimbshmja që ke përjetuar në jetën tënde.

Edhe pas një viti horrat që e shitën Çakorrin nuk bënë asgjë për ta kthyer. Ata veç e kishin mashtruar veten Parlamentin dhe popullin se do ta kthejnë Çakorrin, por jo nuk e bënë. Pse nuk e bënë këtë një ditë koha do të tregojë, atëherë ata do të turpërohen para popullit, para vetes para familjes për tradhtinë dhe mashtrimin e madh që I bënë atedheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat