Kosova pagoi çmimin e lirisë, po ka harruar dimensionin njerëzor

Opinione

Kosova pagoi çmimin e lirisë, po ka harruar dimensionin njerëzor

Nga: Dijana Toska Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:51
Dijana Toska

Në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO së, po e postoj filmin dokumentar kushtuar Holokaustit Shqiptarë, “Lugina e Dhembjes dhe Shpresës – Bllaca”, emituar premierë më 24 mars 2000, si autore dhe producente.

Si autore e këtij filmi documentar biblik para 20 viteve kisha shpresë dhe besoja fuqishëm në liri dhe fitore ngase odat e zemërgjërësisë ishin hapur në të gjitha trojet shqiptare, ishim bërë bashkë i madh e i vogël, pranë oxhakut të nxehtë ku gatuhej buka dhe ndahej kafshata me kripë e zemër, ku ndahej dhimbja e përqafohej dinjiteti human e solidar me gjakun tanë.

Lirin e fituam por çfarë paqe ndërtuam kur harruam dimensionin njerëzor, përbuzëm solidaritetin kombëtarë me të cilën mahnitëm gjithë botën mbarë…?

A është aq e vështirë institucionet shtetërore të Kosovës martire ti hapin dyert në këtë përvjetor, ti shtrojnë qilimat e kuq e ti ftojnë bashkëkombasit e tyre nga të gjitha trojet shqiptare që ta festojnë e gëzohen lirisë që e fituam bashkë…?

A është aq e mundimshme për qytetarët që të organizohen në baza vullnetare e të shtrojnë një sofër të madhe në Sheshin e Nanës Tonë të Shenjtë, me bukë e ujë, dhe me pak zemër…?

A është aq e vështirë që të mblidhen disa artistë ti këndojnë kësaj ditë lirie për nder të dikujt…? A është aq e vështirë për gratë shqiptare që ta humanizojnë këtë paqë shumëdimensionale…?

A është aq e vështirë për të bërë një kronikë Tv në cilën do familje shqiptare në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi e diasporë…?

A është aq e vështirë për ta thirur në telefon një mik të përkohshëm që bashkëjetove 3 muaj me te, së paku në këtë përvjetor për tja ndjerr zërin, nëqoftëse është gjallë…?

URIME KOSOVË LIRINË! DHE TË LUTEM FORTË, NGRIJE FLAMURIN E MIRËNJOHJES SEPSE PAQJA DO TË MARRË PAK MË SHUMË KUPTIM!

NDOSHTA ME 12.QERSHOR 2019 ???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat