A mund të veproj NATO edhe sot sikurse para 20 vitesh në Ballkan?

Opinione

A mund të veproj NATO edhe sot sikurse para 20 vitesh në Ballkan?

Nga: Ejup Berisha Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:18
Ejup Berisha

Para njëzet viteve në këtë periudhë NATO e sulmoi Serbinë me bomba (bombona) për shkak të çmendurive me luftërat e nxitura në Ballkan nga Serbia apo më konkretisht nga  pushteti i atëhershëm i udhëhequr nga diktatori serb Sllobodan Millosheviç.

Për këtë veprim ajo ishte e nxitur dhe e motivuar nga shkeljet e pamëshirshme të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe gjenocidit të kryer ndaj miliona njerëzve të pafajshëm në Gadishullin e Ballkanit.

Një vendim shumë i drejtë i arsyeshëm dhe i qëlluar e strukturave politiko-diplomatike dhe ushtarake të NATO-s ndoshta pak i vonuar por i domosdoshëm që duhet përshëndetur edhe pas sy miliard vitesh.

NATO atëherë u vu në mbrojtje të drejtësisë dhe njerëzve të pafajshëm të sulmuar padrejtësisht nga ish regjimi i egër i Millosheviqit. Por çmenduritë e tilla nuk kanë përfunduar pra edhe sot akoma ka njerëz të sulmuar dhe të diskriminuar këtu në Ballkan por jo më nga Millosheviqi por nga ata që tërë rininë e tyre e karakterizuan apo e kaluan duke e luftuar fyer dhe sharë Millosheviqin dhe të njëjtit këta cuditërisht filluan ta kopjojnë Millosheviqin.

Çfarë u bë me këta njerëz nuk e di duhen disa analiza shkencore politikologjike, psikologjike ,psikiatrike dhe antropologjike të shpjegojnë dhe tregojnë se pse ndodhi dhe po ndodh kjo që po ndodh 20 vite pas sulmeve të NATO-s.

Por diagnoza ime e çastit thotë se viktimat e agresionit me kalimin e kohës nuk e urrejnë më agresorin e tyre por fillojnë jo vetëm që ta duan atë por edhe ta emitojnë atë duke vepruar ngjashëm por edhe më kec se ai. Kështu sot ne në Ballkan si qytetar jemi të sulmuar të shantazhuar të kërcënuar dhe të diskriminuar nga elitat tona politike dhe nga strukturat mafioze kriminale një pjesë e të cilave kanë vepruar në ilegalitet në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këta me agresivitet dhe me keqbërje ja tejkalojnë edhe keqbërësit të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar Sllobodan Millosheviqit.

Bile dhe vetë ky i fundit do të befasohej habitej dhe çuditej nga veprimet e liderëve aktual politik të Ballkanit e  do të thoshte unë vërtetë kamë qenë shumë i keq dhe i ashpër dhe kamë bërë shumë të këqija dhe dëme por ruana Zot se këta kolegët e mi pushtetmbajtës pas meje po ma kalokan edhe mua sepse të njëjtët qenkan më të vrazhdë më të ashpër dhe më shpirtkeqinjë se unë.

Athua vallë NATO dhe BE mund të veprojnë edhe sot pas njëzet viteve për ti ndalur, për ti zmbrapsur dhe për ti mënjanuar nga skena politike politikanët pushtetar të infektuar nga mentaliteti doktrina, filozofia politike dhe metodat dhe mënyrat e sjelljes së Sllobodan Millosheviqit.

A ka mundësi sot që NATO të mblidhet të diskutoj, debatojë gjërë e gjatë dhe në fund të sjell vendim që ti ngris avionët e saj në qiell sikurse para njëzet vitesh siç bëri në Bosnjë, në Serbi dhe në Kosovë për ti zmbrapsur dhe vetëdijesuar e nëse ka nevojë edhe për ti mënjanuar nga pushteti politikanët autokrat dhe diktatorial të Ballkanit.

NATO sa më parë dhe sa më shpejtë le ti aktivizojë avionët më modern dhe më të mirë që i ka jo për të luftuar dhe hedhur bomba në institucionet dhe selitë e qarqeve aktuale politike por për ti mbushur avionët me politikanët e pandërgjegjshëm të papërgjegjshëm dhe keqbërës të Gadishullit të Ballkanit për ti dërguar nëpër Gjykata e më pas nëpër burgje nga veprimet dhe veprat e të cilëve do të trishtoheshte edhe vetë ish diktatori serb Sllobodan Millosheviç. Apo pyetja ime më konkrete është a mund që NATO të na shpëtoj nga politikanët e këqij apo nga qeverisja e keqe e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat