Komponentet e etnisë së formimit të kombit shqiptar

Opinione

Komponentet e etnisë së formimit të kombit shqiptar

Nga: Sami Arifi Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:35
Sami Arifi

Proceset u shpejtuan në zjarrin e luftës antiosmane, duke filluar me Balshën II, pra në shekullin XV, duke dhënë shtetin shqiptar të udhëhequr nga Skënderbeu.

Hapësirat e lidhura historikisht dhe ekonomikisht me popullin shqiptar, me ultësirat bregdetare dhe rrafshnaltat lindore, të ndara nga vargje malesh që përshkrohen prej lumenjësh të rrëmbyesun dhe grykash të thepisura, territori etnik ka ndikuar në masën e vet në zhvillimin jo të barabartë ekonomik e shoqëror të krahinave shqiptare e në vështërsimin e lidhjeve midis tyre dhe si rrjedhim në dallimet dialektore e në larminë e kulturës popullore. Lidhjet gjenetike midis ilirëve dhe shqiptarëve bëjnë njëkohësisht edhe pranimin e lidhjes së birërisë midis ilirishtës dhe shqipes.

Ne tani nuk e njohim ilirishten e as gjuhën që ka folur populli shqiptar në periudhën e formimit të tij, meqë dëshmitë historike të tyre janë të varfëra. Siç dihet, ne kemi të dokumentuar shqipen prej shekullit XV e sidomos prej mesit të shekullit XVI, me “Mesharin” e Gjon Buzukut, duke ditur se gjuha dallohet për qëndrushmërinë e saj, megjithatë përmbajtja e kulturës psonë ndryshime në etapat e ndryshme të zhvillimit shoqëror, por gjuha mbetet po ajo duke i shërbyer kulturës së vjetër, ashtu edhe kulturës së re. Analogji midis shqipes dhe ilirishtes në onomastikë, në glosa të veçanta që ndeshen në veprat e shkrimtarëve të vjetër, në mbishkrime të veçanta e të tjera, dëshmojnë faktin se gjuha e folur nga shqiptarët e hershëm ishte shqipja në një trajtë më arkaike se ajo që na paraqitet e dokumentuar në shekullin XV e XVI. Emrat e vendeve në truallin e banuar prej shqiptarëve, sipas studimeve të bëra në fushën e topomastikës janë në një pjesë të mirë shqip me origjinë të lashtë dhe se emrat e sotëm me origjinë sllave, bizantine apo turke janë në shumicën e tyre zëvendësime të vonshme të imponuara nga studimet shekullore të huaja. Komponenti etnik në formimin e kombësisë shqiptare ka qenë kultura materjale, shoqërore e shpirtërore e saj. Zbulimet nga arkeologët dhe etnografët na lejojnë të bëjmë ndërtim shumë të përafërt të kësaj kulture. Analogjitë shqiptaro-ilire na japin të drejtën të mendojmë se fyelli lahuta e të tjera, kanë qenë të përdorur edhe nga shqiptarët e hershëm, të cilët, po të mbështetemi te praktika arkaike me karakter ritual të artit popullor koreografik, kanë njohur edhe vallën e rrethit të mbyllur. Proceset u shpejtuan në zjarrin e luftës antiosmane, duke filluar me Balshën II, pra në shekullin XV, duke dhënë shtetin shqiptar të udhëhequr nga Skënderbeu. Në këtë mënyrë Epoka e Skënderbeut, la një trashigimi kaq të pasur shpirtërore dhe tradita kulturore me rrënjë kaq të thella në ndërgjegjen e njerëzve, që i lejuan popullit shqiptar t’i ruante e t’i zhvillonte ato edhe në kushte shumë të vështira, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, në vende të huaja ku u vendosën masa të tëra shqiptarësh të shpërngulur nga atdheu i tyre. Pas rënjes së shtetit të Skënderbeut nga osmanlinjët, të parët që u islamizuan ishin feudalët, për të ruajtur pozitat shoqërore të tyre. Në fillim këto izlamizime ishin individuale e që u pasuan nga të tjera të tilla, në shekujt e parë, sollën me vete shkëputjen e lidhjeve me bashkëfshatarët e tyre e në përgjithësi edhe ndryshimin e vetdijes etnike, osmanizimin e tyre. Islamizimi masiv i shqiptarëve në shekullin XVII-XVIII nuk pati dhe nuk mund të kishte pasoja të tilla. Ai u shtri me shpejtësi në zona të tëra fshatare, por që ishte i pafuqishëm të ndryshonte gjuhën, traditat dhe vetëdijen etnike të popullsisë, ashtu siç nuk kishte mundur t’i ndryshonte ato edhe feja e krishter në pjesët e tjera të popullsisë. Këta tregues na japin mundësinë të gjykojmë mbi rolin e feve në historinë etnike të popullit shqiptar.

Formimi i kombit shqiptar u shpreh edhe me emrin e përbashkët ”shqiptar” për popullin e “Shqipni” për evndin, që shkoi duke mbuluar emrin e krahinave të veçanta. Nuk dihet se kur filloi të përdoret për herë të parë emri shqiptar për gjithë popullin shqiptar; në literaturë ndeshet, për të parën herë, në vitin 1766 tek Zmajeviçi në veri dhe më 1774 te Thunmani në jug, ndërsa emrat të rinj u përgjithësuan që në fillim të shekullit XIX dhe janë një shprehje e zhvillimit kombëtarë të popullit tonë. Nga përdorimi i përditshëm të popullit tonë dëgjojm të thirren si krahina etnografike “Shqipria e Veriut”, “e Mesme” dhe “e Jugut” . Ngjarjet e tilla nuk paraqesin grupe etnografike popullsie. Shqipëria në pragun e formimit kombëtar, nga pikëpamja etnografike ndahej vetëm në dy krahina të mëdha: veriu i Shqipërisë që quhet “Gegri” dhe jugu i saj që quhet “Toskëri”, pra, në këto dy grupe të mëdha përfshihej i gjithë populli shqiptar i Shqipërisë. Përcaktimi i këtyre dy grupeve të mëdha bëhet duke shfrytzuar traditat e tyre. Gjuhësia e cila më parë përcaktoi unitetin etnik të popullit tonë, përcaktoi edhe ndryshimet në të folur në mes të këtyre dy grupeve. Duke u mbështetur në studimet e kulturës popullore, më vonë edhe etnografia, vërtetoi unitetin etnik të popullit, që me disa specifika përcaktoi edhe nëndarjet krahinore të këtyre dy grupeve. Nga veshja e përbashkët për të gjithë popullin, nga kultura materjale, që i përket tipit të gunës, në veri marrin zhvillimin gjunjakët, nga të cilët rrjedhin “tirqit”, ndërsa në jug merr zhvillim këmisha, prej të cilës rrjedh “fustanella”, ndërsa për mbulojën e kokës për të gjithë popullin, ndërhynë materjali i ndryshëm, me lesh për veriun “qeleshja” dhe me pëlhurë për jugun “takija”, gjithashtu në banesa ndryshime në enë e orendi shtëpiake e të tjera, prandaj këto mbeturina përcaktojnë edhe kufirin në mes këtyre dy grupeve. Si vijë kufitare mes Toskërisë dhe Gegërisë merret në përgjithësi lumi Shkumbin. Këtë vijë në mes grupeve që më parë e përcaktoi gjuhësia, sot e mbështet edhe etnografia, duke u nisur nga traditat e kulturës popullore, ndërsa brezin e zonës së ndërmjeme e përbëjnë Mokra, Bërzeshta, Polisi, Shpati, Dumreja dhe Çerma.

Mbas shumë luftrash e përpjekjesh, nga mesi i shekullit XVIII familja e Bushatllinjve, arriti të shtjerë në duart e saj pushtetin, pra, Mehmet Pasha, mundi të fitoi titullin vezir dhe filloi të qeverisë jo vetëm me Shkodrën, por edhe Dukagjinin, Elbasanin dhe Ohrin; ai bashkoi në një drejtim politik, gjithë veriun, por që autoriteti i tij nuk ishte shri tërsisht në viset malore, por, edhe atje ai arriti indirekt të siguroi mbështetje. Dëshmi e unitretit ekonomik dhe politik të veriut të Shqipërisë është edhe emri “Gegëri” që në fillim i përkiste një krahine të vogël që u bë e përbashkët për të gjithë veriun. Formimi i Gegërisë (shkrirje e krahinave të vogla) ishte rezultat i shekullit XVIII, ndërsa formimi kombëtar i popullit tonë ishte rezultat i shekullit XIX. Si në veri ashtu edhe në jug të Shqipërrisë ky grupim krahinash u shpreh me emrin e përbashkët “Toskëri” i cili emër erdhi nga një krahinë e vogël që ishte aktive në formimin e saj. Johan Georg von Hahn që njihet edhe sot si “baba i albanologjisë”, e mendon bazën e vjetër të Toskërisë diku gjatë Vjosës, mirëpo sipas disa hulumtuesëve shqiptarë, ata kërkojnë bazën e saj ndërmjet maleve në mes Beratit e Korçës. Krahinat e vogla që morën pjesë në formimin e parë të Toskërisë ishin: Gora, Opari, Skrapari, Tomorica, pellgjet e Pogradecit e të Korçës, Devolli Kolonja, Vakëfet, Dangëllia e të tjera, ndërsa në një zgjerim më të vonë përfshihen edhe Mokra, Polisi, Shpati, Vërça, Sulova, Mallakastra e të tjera.

Mbi bazën e Bashkësisë kulturore që u konsolidua në shekullin e XIX u formua zgjimi kombëtar, vetëdija kombtare e popullit shqiptar. Gjatë pushtimit osman filloi të dilte dalngadalë nga përdorimi emri i vjetër arbër e Arbëri. Arsyet janë te pushtuesit që ndryshuan vetëdijen etnike të klasës feudale vendase, në copëzimin ekonomik dhe politik të krahinave shqiptare e së fundi ndikimin e ideologjisë islame. Fjalën “shqip” si ndajfolje në kuptimin e gjuhës së folur të shqiptarëve e gjejmë në dokumentet e shkruara qysh në shekullin e XVI me Gjon Buzukun e më vonë te shkrimtarët e shekullit XVII, pra si etni “shqiptar del për herë të parë në shkrime në shekullin XVIII e pastaj gjithnjë më shpesh në dokumente e në këngë popullore të këtij shekulli, prandaj kështu edhe në këtë shekull doli edhe toponimi “Shqipëri”, për të treguar trojet e shqiptarëve. Bashkëegzistenca e emrave të vjetër arbër e Arbëri me emrat shqiptar e Shqipëri përfundoi në shekullin e XIX me përhapjen dhe përgjithësimin e emrave të rinj si emra të popullit, të kombit e të atdheut tonë, që përfshinte dy treva të mëdha etnografike, të Gegërisë dhe të Toskërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat