A jemi duke hyrë në rendin e ri botëror ?

Opinione

A jemi duke hyrë në rendin e ri botëror ?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:00
Sherif Ramabaja

Vitet e fundit rregullisht raportohet për përqindje të lartë të bruto prodhimit kinez. Ndoshta ishte një admirim për kinezët, sepse ballafaqoheshin me bukën e gojës. Reformat me nxitim dhe të suksesshme ishin primare për ta trasuar rrugën e zhvillimit. Udhëheqësia komuniste kineze në heshtje liberalizohej dhe u lëshonte rrugë reformave duke hequr dorë nga platformat e tipit komunist. Rritja vjetore ekonomike vazhdonte me ritme 8 deri 11 %. Me një përqindje të tillë të rritjes u vërejt se kinezët shpejt do të jenë pjesëmarrës në proceset e vendosjes në botë. Ata punonin në heshtje, po edhe shfrytëzonin sistemin e favorshëm të konkurrimit perendimor, duke e penguar aq sa mundeshin perendimin në një konkurrim fer në tregun e vetë. Në këtë mënyrë përfitonin duke përdorur taktikën e interesit të njëanshëm.

Me ardhjen e presidentit Trump në kry të SHBA u ndërrmorën masa për ta ndërprerë një trend të tillë. Bisedimet tregtare SHBA / Kinë po vazhdojnë akoma. Presidenti Trump që në fillim të mandatit të tij pat deklaruar se rrezik permanent për SHBA dhe rendin botëror paraqesin Kina dhe Rusia. Kina me planet e veta po e shtrin ndikimin e vetë në Ballkan, sidomos në Serbi. Në shtetet afrikane po investon në infrastrukturën e brendëshme. Sipas parashikimeve në këto shtete do ta rris ndikimin duke i cytë këto shtete në borgje, pastaj u dikton sipas recetës së tyre..

 Në Evropë tash së fundi Italia nënshkroi me Kinën kontratën për “Rrugën e Mëndafshit”. Qeveria italiane duke qenë në borxhe të mëdha dhe në krizë, i hyri kësaj loje që si anëtare e EU dhe e grupit G7 është për brengosje. Kina pra me plan taktik po lufton që ta aktivizoi këtë rrugë të antikitetit të lashtë që lidh Azinë, Evropën dhe Afrikën. Kjo rrugë pra Kinës do tia afroi tregun evropian dhe afrikan si në aspektin hekurudhor po ashtu edhe atë detar. Sikur Kina të ishte një shtet demokratik ndoshta askush nuk do të ishte kundër, po ajo të drejtat dhe liritë e njeriut nuk i respekton në shtetin e vetë. Pastaj Hongkongun e ka shëndërruar si një koloni të veten edhe pse kishte premtuar se do ta respektonte sovranitetin dhe neutralitetin e rendit udhëheqës. Taivanin e kërcënon gjithnjë me intervenim dhe e mban nën presion të përhershëm. Fqinjët e vetë po i rrezikon duke e zgjeruar vijën detare në dëm të tyre etj. Qeveria italiane për këtë gjest të saj u kritikua nga shtetet e EU, sidomos nga Gjermania e po ashtu edhe nga SHBA. Ky vendim i Italisë edhe më shumë do ta polarizoi EU edhe ashtu tanimë të përçarë.

 Përpjekja e Rusisë për t´u kthyer në arenën ndërkombëtare

 Kryetari rus Putini me taktizimin e tij, po përpiqet që Rusinë sërish ta bëjë ajo që ishte dikur. Ai kishte premtuar dhe po punon në atë drejtim. Së pari i pushtoi territoret e fqinjëve të vetë që ishin pavarësuar prej saj. Synim primar ka që ta pengoi EU dhe NATON në zgjerimin e tyre. I pengon aq sa mundet proceset demokratike, sidom në Ballkan, duke u munduar që ta ruaj influencën e vetë. Kjo u vërejt sidomos në Mal të Zi dhe Maqedoni. Përmes Serbisë e pengon dhe e komlikon zgjidhjen dhe marrëveshjen paqësore me Kosovën. Pra Rusia vetëm përmes konflikteve dhe jetëzgjatjes së tyre përpiqet të kthehet në arenën ndërkombëtare. Një përpjekje e sukseshme e saj për kthim në arenën ndërkombëtare ishte intervenimi në Siri. Duke e shfrytëzuar dobësinë dhe mosmarrëveshjet e perendimit të cilët ballafaqoheshin me problemin e refugjatëve, Rusia hyri në Siri duke e përkrahur diktatorin Asad. Të njejtën gjë tash po e bënë në Vnezuelë, ku e tërë bashkësia ndërkombëtare kërkon zgjidhje, për të ndihmuar këtë shtet, për të dalur nga kriza. Qëndrimi i Rusisë, i cili nuk e bafason askend është i njohur, e përkrah diktatorin Maduro që vendin po e çon drejt luftës qytetare.

 Shtetet shqiptare në aktualitetin e tashëm

 Shqiptarët në këtë situat janë rradhitur në anën e proceseve demokratike duke punuar edhe për zgjidhjen e çështjes së tyre. Në kohën e Perandorisë Romake ilirët kishin mosmarrëveshje mes vete dhe binin edhe në konflikte me njëri tjetrin për dominim. Këto mosmarrëveshje ishin sidomos të theksuara mes popullsisë ilire në Maqedoni, Dardanëve dhe mretëreshës Teuta në Ilirik. Mosmarrëveshjet e tyre i shfrytëzonin Perandoria Romake dhe grekët për t´i vënë ilirët nën sundim. Një paralele ndoshta e përafërt qëndron edhe sot. Të mësojmë prej gabimeve dhe të mos i përsërisim sërish.

 Udhëheqja politike e Kosovës është pikë e pesë, e përçarë. Kryeministri shqiptar Rama me arrogancën e tij vendin po e drejton drejt një humnere, vetëm për ta ruajtur postin e tij.

 Shqiptarët në Maqedoni, nga rrethanat e reja të krijuara, ndoshta për momentin janë më të bashkuar, po sdihet sa u zgjatë. Shikuar në përgjithësi jemi në pozitë shumë të favorshme për të përfituar, sikur të tregonim mençuri dhe unitet mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat