Kosova mbron lirinë e paqen

Opinione

Kosova mbron lirinë e paqen

Nga: Rexhep Torte Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:42
Rexhep Torte

Shënimi i 20- vjetorit, i datës 24 mars 1999, që shënon fillimin e bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, freskoi mbamendjen mbarëshqiptare dhe ndërkombëtare duke rikujtuar masakrat dhe mizoritë që ushtria serbe i bëri ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, freskoi bindjen dhe falenderimin mbarëshqiptar për SHBA-të dhe NATO-n që ia sollën Kosovës lirinë e pavarësinë.

Serbia agresore, okupuese, gjakatare, shkatërruese, masakruese, vrastare, dhunuese, kriminale e gjenocidale antishqiptare, çuditërisht muajve të fundit tashmë haptazi e ka vënë veten padrejtësisht në nivel më favorizues se sa Kosova viktimë. Këtë e dëshmon qartë agresioni shtazarak që bëri Serbia në Kosovë në vitet 1998/99 ku u shkrumuan qindra mijëra shtëpi, u vranë 15 mijë shqiptarë, mes tyre gra, pleq, invalidë e fëmijë dhe u detyruan të shpërngulen 1 milion shqiptarë nga Kosova për të shpëtuar kokën. Këtë e dëshmon dhunimi nga ushtria serbe i 20 mijëjë femrave shqiptare në mënyrën më makabëre. Këtë e dëshmojnë mijëra gra të mbetura të veja, mijëra fëmijë të mbetur jetima dhe mijëra fëmijë të lindur padëshirë si pasojë e këtyre dhunimeve, e që të gjitha këto paraqesin plagë që nuk mund të shërohen asnjëherë. Këtë e dëshmon fakti se Serbia përkundër të gjitha këtyre të zezave që i bëri në Kosovë, tashmë ka marrë guximin dhe me pafëtyrësinë më të madhe me lot krokodili kërkon edhe të dialogojë me Kosovën për gjetjen e një kompromisi, bile duke i kushtëzuar këto bisedime me heqjen edhe të taksës doganore që e ka vënë Kosova ndaj produkteve serbe.

Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë në botë janë tepër të shqetësuar nga shantazhet dhe kërcënimet e njëpasnjëshme që Serbia po ia bën Kosovës, edhe pse Serbia në fund të shekullit të 20-të nxiti dhe shkaktoi luftërat gjenocidale e shkatërrimtare jo vetëm në Kosovë por edhe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese për Kosovën kur funksioarë të lartë që e vizitojnë Kosovën vijnë me kërkesën e tyre që Kosova duhet ta heqën taksën doganore ndaj Serbisë si kusht për fillimin e bisedimive Prishtinë- Beograd në Bruksel.

Qëllimi që Serbia të joshet drejt Perëndimit, vështirë se do të arrihet sepse Serbia asnjëherë nuk do ta braktis vëllaun e saj të një gjaku që është Rusia.

Ana Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së më 9 mars 2019 në deklaratën e saj lidhur me bisedimet Prishtinë- Beograd theksoi se, “ pa heqjen e taksës ndaj mallrave serbe nuk ka kushte për bisedime”.

Frederika Mogherini, udhëheqëse e lartë e BE-së më datë 13 mars 2019 në Nju Jork deklaroi se, “ heqja e taksës doganore nga Kosova është kusht për fillimin e bisedimeve finale dhe gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Të njetin qëndrim për heqjen e taksës doganore e ka shprehur edhe komisari Johanes Hahn, por askush nuk e lodh mendjen për zvarritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë pas takimit të Këshillit për siguri të Serbisë lidhur me miratimin e Ligjit dhe të Platformës nga Kuvendi i Kosovës, për bisedimet eventuale midis Prishtinës dhe Serbisë, deklaroi se,”Serbia do të përgatitën një përgjigje të ashpër dhe se serbët nuk kanë atdhe tjetër prandaj ne do ti mbrojmë popullatën serbe dhe resurset tona”.

Ivica Daçiq, ministri i jashtëm i Serbisë më 16 mars 2019, deklaroi se, “ Serbia edhe ushtarakisht do ta ndërhyjë në Kosovë, nese serbët që jetojnë në Kosovë sulmohen nga shqiptarët”, edhe pse të gjithë e dijnë dhe e shohin se serbët në Kosovë nuk i rrezikon askush dhe se i gëzojnë të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Shqiptarët presin që SHBA-të dhe BE të reagojnë më ashpër ndaj këtyre deklaratave kërcënuese e luftënxitëse serbe.

Serbët atdheun e tyre të vërtetë e kanë në Kaukaz nga ku në shekullin e 6 erdhën në Ballkan dhe ky shtet që aktualisht e konsiderojnë si të tyre është tokë e okupuar shqiptare me luftëra të përgjakshme. Si dëshmi për këtë shërben edhe harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817 ku shihet sa e vocër ka qenë Serbia në vitet që janë shënuar në këtë hartë.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Aleksandër Vuçiq pas takimit që pati ditë më parë me patriarkun Irinej u shpreh se, “Lidershipi i Serbisë dhe Kisha orthodokse e Serbisë lidhur me Kosovën kanë të njejtin qëndrim, duke i quajtur Ligjin dhe Platformën e Kosovës për bisedimet si goditje të radhës ndaj Serbisë, për çka u shpreh se, “ as platformën, as ligjin nuk do ti pranojë dhe se nuk do ti pranojë as pretendimet e Kosovës që kryerësit serbë të masakrave, krimeve dhe dhunimeve në Kosovë të dalin para drejtësisë”. Kjo flet qartë se Aleksandër Vuçiq dhe lidershipi i tij nuk janë gjë tjetër veçse ndjekës të politikës së Millosheviqit dhe se në Serbi ende nuk ka ardhur një lidership me frymë demokratike properëndimore e paqesore.

Të gjitha këto argumentojnë se faktori ndërkombëtar duhet të jetë më këmbëngulës që ta disiplinojë Serbinë për ta vënë në binarë të paqes e jo të konflikteve.

Çdo njeri po ti nalizojë me vëmëndje këto qëndrime të padrejta të Serbisë ndaj Kosovës, do të vjen në përfundim se Serbia nuk do të kënaqet edhe nëse e merr edhe gjysmën e Kosovës. Kjo flet qartë se ndryshimi eventual i kufijve do të përbën një kandil të ndezur për konflikte edhe në të ardhmen.

Për fat të keq në Kosovë edhe pas 20 viteve në liri përveç ndonjë nisme individuale, nuk është bërë aqë sa duhet në grumbullimin e dokumentacioneve të shkruara apo filimike gjatë luftës së viteve 1998/99. Ky lajm për çdo shqiptar është me se shetësues sepse për dy dekada lidershipi i Kosovës nuk është treguar i denjë ti angazhojë institucionet në Kosovë duke përfshirë edhe Akademinë e Shkencës dhe të Arteve për ta realizuar sa më parë grumbullimin dhe ruajtjen e këtyre materialeve dokumentuese për luftën e fundit në Kosovë. Kjo tregon se në 20 vitet e lirisë në Kosovë synim i lidershipit në Kosovë ka qenë lufta për pushtet, korrupsion she pasurim të paligjshëm, që është një gabim i madh e që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Ekziston droja se po të zhvillohen bisedimet Prishtinë-Beograd në bruksesl në kësi kushtesh e rethanash për shqiptarët mund të përsëritet historia e Kongresit të Berlinit në vitin 1978, e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 dhe e Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1920.

Miqtë e Kosovës dhe lidershipi i Kosovës nuk duhet në asnjë mënyrë të shkelin mbi gjakun e shqiptarëve të rënë në Kosovë, që me gjakun e tyre e kanë larë çdo pëllëmbë toke në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat