Greva nuk përfundoi!

Opinione

Greva nuk përfundoi!

Nga: Milazim Maraj Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:35
Milazim Maraj

Vazhdon të jetë e hapur çështja e grevës më ndërprerje mësimi në Kosovë. Detonatori i kësaj greve ishte Qeveria e Republikës së Kosovës e cila filloj më skandale dhe po vazhdon duke prodhuar skandale të reja. Skandali që e ngriti në këmbë SBASHK-un ishte ngritja e pagave, pa merituar, të zyrtarëve të Qeverisë  së Kosovës. Mësimdhënësit u ndjenë të ofenduar, paga e tyre ishte e barabartë ose më e vogël së e vozitësit  apo asistenteve të Qeverisë,diferenca shumë e madhe dhe e pa arsyeshme në mes të pagës së Ministrit, zv. Ministrit më pagën e profesorit që numri i tyre  që nuk është i vogël ishte një shtytës tjetër. Ishte dëshpërimi dhe ndjenja e të ofenduarit ajo që prodhoj ndërprerje të mësimit më çrregullime të pa kompensueshme në arsimin e Kosovës, humbje e 15 ditëve punë dhe humbje të një afati të provimeve të  studentëve. Pra kjo grevë dëmtojë e performancën së shkollës dhe nivelin e arritshmërisë së nxënësve. SBASHK-u veprimin e vet e mbështeti edhe në  premtimet që subjektet politike  tani në pushtet ia kishin dhënë SBASHK-ut gjatë fushatës zgjedhore. Kjo flet për një fushatë  jo korrekte, jo shpresëdhënëse e cila nuk garanton shtet stabil por  nepotizëm, korrupsion dhe krim të organizuar. Përçarjet për interesa të ulëta brenda subjekteve në Qeveri ,e ndihmuan  SBASHK-un për grevë më ndërprerje mësimi.

SBASHK-u gjeti hapësirë në këtë përçarje dhe shfrytëzojë pa dhembje për interesa të ulëta të një grupi të vogël njerëzish. Për dëmet që i shkaktojë  greva procesit të mësimit edhe kështu mjaftë të dëmtuar nuk mori përgjegjësi askush. Ata në këtë luftë për përfitime, panë pozitën e vet në kryesi të SBASHK-ut, panë përfitimet e veta nga anëtarësia. Financat e SBASHK-ut nuk kanë  pasur kontroll nga institucionet relevante të Kosovës. Të paktën nuk mbajmë mend ndonjë raport financiar që është publikuar. Buxheti  disa milionësh  që mblidhet nga anëtarësia e mësimdhënësve keqpërdoret për të organizuar greva më ndërprerje mësimi.

Nga ky buxhet nuk është shënuar asnjë kontribut për mësimdhënësit qoftë edhe për ata që janë të sëmurë.

Për të përfunduar grevën famëkeqe që solli shumë dëme në procesin e mësimit  u mbajt një konferencë për shtyp, nga SBASHK-u dhe Krye parlamentari i Kosovës.  Dalja e Kryetarit të Parlamentit në këtë konferencë ishte diçka e pa zakonshme! 

Çka tregon kjo?

Ishte Kryetari i Parlamentit të Kosovës ai cili ndikoj që greva të ndërpritej? 

Nëse është kështu  imponohet pyetja ; a kishte ndikim Kryetari i Parlamentit të Kosovës në ndërprerjen e mësimit? 

Por tani shihet së kjo konferencë për media paska qenë një gjysmë dezinformate.   

A do të ndikoj Kryetari i Parlamentit që të kompensohen orët e humbura që të mos rrezikohet viti shkollor.   

Tani SBASHK-u këmbëngul që orët të mos

kompensohen. Ky vendim hiq profesional ka për qellim të siguroj suksesin për grevën së radhës me ndërprerje mësimi. Nga se mësimdhënësit nuk do të pranojnë grevë më ndërprerje mësimi nëse detyrohen të i mbajnë orët e humbura, ky është arsyetimi i kryesisë së SBASHK-ut. Mos realizimi i planit mësimor rrezikon vitin shkollor. Kjo Qeveri nuk bisedon më për testin PISSA, për ngritjen e cilësisë në arsimin e Kosovës. Nuk flitet më për ngritjen e cilësisë në Arsim për të cilën pati shumë premtime gjatë fushatës zgjedhore. Nga fushata  zgjedhore deri sot duket së u plotësua një premtim që iu ka dhënë SBASHK-ut. Ky premtim u plotësua pas 15 ditë ndërprerje mësimi . Këto dëme do të i paguaj brezi i ri në Kosovë. Kështu nuk behët Kosova shtet i Dijes. Pra keni ndërruar drejtimin Zotërinj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat