Kosova e filloi mbrapshtë me persona të gabuar, por të vetëimponuar

Opinione

Kosova e filloi mbrapshtë me persona të gabuar, por të vetëimponuar

Nga: Hafiz Shala Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:59
Hafiz Shala

Dëshirojë që si në formë kronologjike shkurtazi të ndalem nëpër tema të ndryshme të cilat veç e veç përmbajnë në vete ngjarje  dhe veprime karakteristike shpeshherë edhe tragjike për periudhat në vazhdim, për fatin e Kosovës.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 e cila u shpall shtet demokratik dhe i pavarur ku askund nuk ceket fjala sovranitet  ku Serbisë ju la teren për manipulime të llojllojshme e cila në vazhdim do të veprojë në mënyrë obstruksioniste ashtu sikur ajo din kur të gjenë terren dhe individ si bashkëbisedues.

Siç e dimë, deklaratën e Pavarësisë e lexojë Hashim Thaçi si kryeministër i  vend të  cilit nuk i ka takuar sipas hierarkisë shtetërore por ky si gjithmonë është imponuar në forma dhe metoda të ndryshme.

Dëshira për të hyrë në histori qoftë edhe më dhunë dhe metoda destruktive, këtë e manifestojë që më ardhjen ne krye të UQK-së si udhëheqës politik por gjithnjë në  bazë të meritave të “ pjesëmarrjes së tij në betejat luftarake”.

Në histori si emër mundë të përmendësh por si do të jetë fundi është pikëpyetje e madhe sepse ajo- historia do të lë në harresë bile edhe më vlerësime çfarë të takojnë.

Fillimi i mbrapshtë nisi më 8 – 9 Mars 2011 në Bruksel nën monitorimin e Unionit Europian nën mbikëqyrjen e mediatorit Robert Cooper.

Ekipet negociatore nga ana e Serbisë udhëhiqen  nga Borko Stefanoviqn ndërsa nga Kosova zonja Edita Tahiri.

Që në start u tha se këto bisedime janë teknike dhe në ketë takim u morën vesh që të bisedohet për marrëdhëniet ekonomike ndërsa në rundën e parë të dialogut ishin çështjet e telekomunikacionit, trafikut ajror, doganat dokumentet  kadastrale dhe shënimet civile.

Rundi i dytë i negociatave erdhi më vonesë deri më 28 Mars 2011 ku për tema kishin energjinë elektrike dhelevizjet e lira si dhe temat tjera rrethe dokumenteve personale, rreth librit të regjistrimeve, të martuarve të vdekurve etj.

Në rundin e tretë të bisedimeve që u mbajt më 15 Prill 2011 ishin diskutimet lëvizjen e lirë, tabelat e regjistrimit të kerreve dhe, njohja reciproke e diplomave.

Në rundin e katërt që u mbajt më 17 e 18 Maj 2011, pothuajse  gati u arrit marrëveshja për dokumentet kadastrale dhe lëvizjet e lira.

Bashkimi Europian propozojë që të bisedohet rreth të zhdukurve dhe ndihmave kulturore.

Runda e pestë ka qenë e paraparë  të mbahet më 14 dhe 15  Qershor 2011 por për shkak të vonesës u shtye për 2 Korrik 2011 ku pritët të arrihet marrëveshja për letrat kadastrale dhe lëvizjet e lira. Është menduar së çështjët e telekomunikacionit të arrihet në këtë rundë.

Runda e gjashtë është paraparë të mbahet më 20 dhe 21 Korrik. U anulua një ditë  përpara më arsye së përfaqësuesit Kosovës kanë kërkuar që ti   kanë simbolet  shtetërore në këto dokumente  për përfaqësuesit e Serbisë e refuzuan dhe bisedat u shtynë për 2Shtator 2011.

Marrëveshja u arrit që vulat e doganave të mbajnë mbishkrimin  vetëm” Doganat e Kosovës”( domethënë pa emrin “ Republika e Kosovës”). Për telekomunikacionin dhe diplomat e Universiteteve u diskutua por nuk u arrit marrëveshja për këto çështje.

Runda e shtatë ka qenë e caktuar për 28 Shtator 2011 ( fillimisht) por u caktua më herët një ditë për 27 Shtator  për hir të eksceve që ndodhën  ku u refuzua vazhdimi nga ana  e përfaqësuesve  serb pasi policia dhe doganat  e Kosovës kanë vazhduar   më kontrollimin e kufijve përçka nuk  ka qenë marrëveshje më parë e e arritur. Bisedat janë shtyer për 14 Tetor 2011 ku janë paraparë  bisedat vetëm teknike.

 

Marrëveshja e Brukselit e viti 2013

 

Marrëveshja e Brukselit në mes të  Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Është bisedua dhe është vendosur, por nuk është nënshkruar nga asnjëra palë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian.

Negociatat e  udhëhequra  nga Kryeministri serb Ivica Daqiq dheai Kosovar Hashim Thaçi nen  monitorimin e Komisionerës së lartë  të BE-së Catherine Ashton. Marrë veshja ka përfunduar më 19 Prill 2013.

Duke e përcjellë luftën e Kosovës dhe bombardimin e forcave të NATO-s –  në vitin 1999, Kosova si  pjesë e Serbisë dhe e Jugosllavisë, është vendosur nën Administratën e Kombeve  të Bashkuara nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ndërsa, në vitin  2008, Kosova ka shpallë Pavarësinë e cila është njohur nga 111 shtete.

Marrëveshja 15 pikash famëkeqe e nënshkruar nga Daqia dhe Thaçi është në kundërshtim të interesave të Kosovës ku do të  kemi pasoja në bisedat e ardhshme që nuk rezultojnë më si teknike por thjeshtë politike përçka Thaçi nuk e ka patur  autorizimim e Parlamentit të Kosovës.

Pas kësaj Marrëveshje, kanë reaguar edhe institucionet ndërkombëtare, njohës të mirë të çështjeve  të Ballkanit dhe marrëdhëniet serbo shqiptare, tërhoqën vërejtjen së kjo marrëveshje është në dëmë të Kosovës dhe assesi në dobi të sajë.

Lobi Shqiptar në SHBA, organizojë dëgjim në Komitetin për Marrëdhënie më jashtë të Kongresit Amerikanë dhesi përfundim të të gjithë penalistëve të ftuar në ketë dëgjim ishte së Kosova humb më këtë marrëveshje dhe nuk fiton asgjë. Në kuadër të kësaj, Lobi doli më Deklaratë publike që ju bëri mëditje institucioneve të Kosovës së ky ishte një veprim I dëmshëm për Kisovën pasojat të cilat do ti ndieknë më vonë. Por, si gjithmonë, kjo, nuk u mue4 për bazë dhë, rezultati është ky ku tani jemi si Kosovë.

Serbia, më këtë marrëveshje po e injoron pavarësinë e Kosovës dhe po punon që ta kthej përsëri Rezolutën 1244 e cila më shpalljen e pavarësisë ajo praktikisht nuk është më në funksionin dhe duhet të shpallët e pavlefshme.

Nën udhëheqjen e Thaçit si në bisedimet në cilësinë e Kryeministri dhe tani të Presidentit, Kosovën e solli në pozitë më inferiore së sa ishte Autonomia e vitit 1974 ku Kosova defakto ishte një lloj republike ndërsa dejure Autonomi.

Gjithnjë dukë bërë koncesione ndaj Serbisë, e solli Kosovën në gjendje që më imponimin e Serbisë  dhe me pranimin e Thaçit në mënyrë antikushtetuese pa autorizimin e Parlamentit,  vihet në pyetje pavarësia e Kosovës e cila nën obstrukcionët e Serbisë dhe aktiviteti i sajë diplomatik për ç`njohen  e Kosovës më përkrahjen e Rusisë, solli në pikëpyetje edhe sovranitetin e Republikës.

Më aktualizimin e idesë shekullore të Serbisë për ndarjen e Kosovës, Presidenti  i  vendit hyri në aventurat e korrigjimit, bashkimit të Kosovës Lindore, korrigjim të lehtë dhe më në fund në ndarjen e Kosovës sipas Serbisë për Lumin Ibër.

Ky, Presidenti më bekimin e Edvin Kristaq Ramës dhe aktivitetin e palodhshme të Baton Stanishiqit më para ruse, nuk lënë gur pa lëvizë që kjo kërkesë e Serbisë dhe Rusisë të realizohet  në kompensim të nuk e dijë çkafit përpos nën një shpëtimi nga Gjykata Speciale për Presidentit që i rrinë mbi kokë si shpata e Demokliut, pastaj  informatat  të cilat Serbia i dispononë për të dhe të bëmat e tij i cili asnjëherë nuk që në gjendje që të ja thotë Vuqiqit më prova dhe dokumente  për masakrat dhe dhunimet e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë dhe shumë argumente që kurrë nuk i  përdori si kushtëzim për nivelin e ndonjë marrëveshje paqësore asnjëherë  të kushtëzuar më kërkim falje si shenjë e pendimit për veprat e bëra ndaj popullatës civile.

Është shumë e çuditmë  së si populli e shef përditë së Kosovës po i përgatitet  një tradhti shekullor përmes këtyre autoreve fatkeqësisht udhëheqësve të dy shteteve dhe ende  heshtin. Mere më mëndë, heshtin edhe ndajë Baton Stanishiqit i cili haptas punon kundër interesave të Kosovës si mercenar bashkë më këta dy udhëheqës shtetëror edhe pas asaj që u zbulue se djali i  tij punon në Ministrinë e Mbrojtjes se  Rusisë përçka ende nuk pashë ndonjë demantim të kësaj informate dhe, përsëri vazhdohet sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Në të dy anët e kufirit në tokat shqiptare të të dy shteteve gjendja është katastrofike në të gjitha sferat e jetës dhe demokracisë, zbatimit të ligjit, të korrupsionit e krimit të cilat kanë marrë masa shqetësuese.

Në Shqipëri djegja e mandateve të Deputeteve në shenjë të mosrespektimit të opozitës si pjesë e Parlamentit dhe demokracisë perëndimore, por thjeshtë injorim dhe vazhdim më metodat komuniste të diktatorit shqiptar Enver Hoxheës duke e injorue gjendjën e rëndë ekonomike, korrupcionin dhe trafikinët më lëndët narkotike, manipulimi më tendere e çka jo tjetër.

Skamja e rëndë ku shumica e popullatës në të dy abët e kufirit jetojnë në kufij të ekzistencës .Para dy dite ishte lajmë tronditës kur nëna e tre fëmijëve në një fshat afër Beratit, bëri vetëvarje në pamundësi që ti ushqejë fëmijët  kur i lajmëron dhe luti policinë të kujdesën për fëmijët e sajë sepse ajo ma në fund po i jep  i jep fund jetës së sajë të mjerueshme. Në Kosovë nena, në mungesë të qumështit, fëmiut ja përzien ujin më sheqer për të mbijetuan, ndërsa në anën tjetër behën punësime të familjareve dhe të afërmeve të tyre jashtë çdo norme, lulëzuan lojërat e fatit të jashtëligjshme ku për pasojë kemi vrasje, vjedhje dhe grumbullim haraqi sikur në mesjetë. Krimi është shumë I shprehur në përmasa tragjike të vrasje për arsyje shumë banale, pushteti hesht2 fatkeqësisht në vend së të merret më këto probleme.

Udhëheqja kosovare është e paaftë, e korruptuar e kriminalizuar të cilëve as miqtë tanë më të përkushtuar nuk, po mundin të ju ndihmojnë sepse ata janë alfa dhe omega e këtyre izmave, ndërsa, as nuk dëgjojnë e pranojnë këshilla dhe udhëzime për interes të shtetit në krye të të cilit gjinden.

Miku i mirë do të ndihmojë kur atë e meriton por, nuk është e thënën së miku duhet më ta udhëheq  familjen apo shtetin.

Populli thotë:  “dhia e coftë e bishtin ngordhët “. Nuk ja dinë hallin vetit dhe përsëri  sjellën më kryeneçësi. Ata e dinë pse  e bëjnë këtë por për popull dhe njerëz të rëndomte është e papranueshme dhe e pakuptueshme. A është ky veprim për të përfituar vota si veprim populistë.

Tani duhen hapa vendimtar për të ardhmen e shtetit dhe fatin e popullit i cili po që se nuk reagon në mënyrë të qetë por të  vendosur  për ndërrime  radikale që do të thotë largimin e kësaj kaste politike nga pushteti, gjendja do të përkeqësohet në një situatë politike në të cilën na sollën në marrëdhëniet më Serbinë të cilët tani po i  shkon për shtati ndarjet dhe armiqësitë të cila askush nuk i  nuk e dinë së kur do të ndalën pa e përfillur  popullin si vendimmarrësin kryesor përfundimtar të cilin e kanë lënë në harresë, për fatet e arshme politike, ekonomike dhe shoqërore.

Kjo udhëheqje e vetëimponuar më  metoda makiaveliste duke mos zgjedhur mjete për të ardhur në pushtet, këta, këto poste i  mbrojnë më fanatizëm dhe arrogancë përçka nuk kanë të ndalur.

I vetmi institucion tani ka mbetur sovrani- populli. Në fund të fundit zgjedhje  tjetër nuk ka.

Sa ma vonë, aq ma keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat