Tarifa Doganore 100% dhe roli i saj!

Opinione

Tarifa Doganore 100% dhe roli i saj!

Nga: Milazim Maraj Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:26
Milazim Maraj

- Tarifa Doganore:                                                                                          

- 97% në dëm të Kosovës.                                                                                                                                                          

- 3% në dëm të Serbisë.                                                                                                                                                   

- Pse nuk u mor vendimi për reciprocitet me Serbinë?

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë Tarifë edhe pse u bë pa një studim të mirëfilltë, u përkrah nga deputetet e parlamentit të Kosovës. Kjo kishte një rëndësi  strategjike më shumë së që vlerësohet për rëndësinë ekonomike dhe si përkrahje e prodhimeve e vendit. 

Nga se prodhimet e vendit nuk përkrahën vetëm më këtë vendim. Duhen një paketë e tërë vendimesh dhe ligjesh të koordinuara mirë më ligjet ndërkombëtare për të përkrahur prodhimet e vendit. Vendimi për këtë Tarifë ishte vetëm një dhe si i tillë nuk dha rezultatet e pritura. Për këtë vendim pati reagime të shumta, duke filluar për idenë e këtij vendimi e deri të arsyeja për të mbajt apo shfuqizuar këtë vendim. Tarifës iu rritë fama mbi rëndësinë e saj.

Fama e këtij vendimi të vetmuar dhe pa përshkrimin e arsyes që e ka pruar vendimin dhe arsyes për ta mbajtur këtë vendim. Suksesi i Tarifës tani matët më vlerësimet e doganave të Republikës së Kosovës të cilat vlerësojnë nivel të ulet të doganimit të mallrave  të Serbisë  dhe të Bosnjës për periudhën e vendimit në fuqi . Por rezultat tjetër tregon gjendja nëpër qendra tregtare dhe shitore.

Në këto qendra nuk hetohet mungesa e mallrave serbe në krahasim më periudhën para marrjes së vendimit për Tarifën 100%. Kjo do të thotë se ka rënie te të  hyrave në arkën shtetërore dhe jo rënie të mallrave serbe në tregun Kosovar.

Pse organet kompetente nuk e pengojnë këtë dukuri?!. Çka arritëm më këtë vendim? Kush po përfiton tani më këtë Vendim për Tarifën 100%. Ku derdhen paratë e krimit të organizuar?

Ato që derdheshin në arkën e shtetit. Pse nuk u mor një vendim për reciprocitet me Serbinë? Apo  pse vendimi për reciprocitet nuk ishte lehtë i korruptueshëm sikur tarifa 100%. Kosova vazhdon të helmohet më prodhime serbe, vazhdon korrupsioni dhe krimi i organizuar,në vend të që të mbushët arka e shtetit po mbushën xhepat e mafiozëve.

Standardi në Kosovë po bije të rinjtë nga Kosova po ikin. Ata nuk po shohin perspektivë në atdheun e tyre të dërrmuar nga Serbia tani të kapur nga mafia. Çka përfituam nga kjo Tarifë? Treguam që jemi shtet dhe mundë të i themi Serbisë JOOO!!!!. Ajo që doli pas këtij vendimi pati shumë pasoja. Imazhi i Kosovës si shtet që kontribuon për stabilitetin e vendit të vet dhe më gjerë u dëmtua shumë. Miqësia më SHBA-në po ashtu u vu në pikëpyetje.

Në vend të përkrahjes që e kishim nga SHBA dhe shtetet tjera mike përfituam sanksione. Projektet e SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës u tërhoqën. Vizitat e planifikuara të eprorëve të lartë nga SHBA u anuluan. Kuadrot që do të nxjerrin Kosovën nga kjo gjendje mjaftë e rëndë janë nxjerr jashtë ndikimit të tyre, madje  disa edhe jashtë vendit. Çdo ditë evidentohen shkelje ligji nga pushtetarët dhe të afërmit e tyre.

Kështu do të behet shteti i lirë i Kosovës?!Ta përkujtojmë, Shpallja e Pavarësisë së Kosovës:”Kosova Shet i Pavarur dhe Demokratik” në realitet nuk është. Kosova  është shtet i  ri, jo demokratik, i kapur, i dëmtuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kosova është shtet nga i cili ikin ata që u kthyen ende pa u pastruar nga minat  që i kishte vendosur ushtria serbe. Pushtetarët e Kosovës  po vrasin  besimin dhe shpresën e popullit të vet.

Po vrasin ardhmërinë e këtij vendi. Njerëzit që janë përballur më ligjet e Kosovës për dhjet vjet më radhë për korrupsion dhe krim të organizuar do ta përfaqësojnë Kosovën në bisedime më Serbinë!!!!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat