Si po izolohen politikanët e Kosovës?!

Opinione

Si po izolohen politikanët e Kosovës?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 mars 2019 Në ora: 07:08
Ragip Guraziu

Klasa politike kosovare ka treguar se është  e gatshme ta dëmtojë shtetin në mënyrë të pariparueshme.Nuk na ndau nga trualli pushtimi shekullor Osman e Serb, po na ndan papërgjegjësi e pushtetarëve tanë, të cilët janë mësuar të shëtisin jashtë vendit edhe për gjëra koti, por më nuk i thërret askush? Pse as bashkesia nderkombetare nuk po i bën hesap për njerëz këta pushtetarë dhe nuk janë të interesuar fare të mirren me ta,sepse po identifikohen si njerëz të inkriminuar? Kështu dëmtohen interesat e shtetit.

Këta liderë të Kosovës nganjëherë duket se nuk e dinë as abc-në e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke menduar gabimisht se përgjegjësitë dhe obligimet i takojnë vetëm palës tjetër. Me trajtimin e çështjes së demarkacionit, veçanërisht me tentim-shfuqizimin klandestin të Gjykatës Speciale – pavarësisht a janë të drejta ose jo ato – klasa politike kosovare ka treguar se është e gatshme ta dëmtojë shtetin në mënyrë të pariparueshme.Si po izolohen politikanët e Kosovës, të cilët janë mësuar të shëtisin jashtë vendit edhe per gjëra koti, por më nuk i thërret askush? Pse as bashkesia nderkombetare nuk po I ben hesap per njerez keta pushtetare dhe nuk jane te interesuar fare te mirren me ta,sepse po identifikohen si njerez te inkriminuar?Kështu dëmtohen interesat e shtetit.

Shtrohet  pyetja Si po izolohen politikanët e Kosovës, të cilët janë mësuar të shëtisin jashtë vendit edhe per gjëra koti, por më nuk i thërret askush? Pse as bashkesia nderkombetare nuk po I ben hesap per njerez keta pushtetare dhe nuk jane te interesuar fare te mirren me ta,sepse po identifikohen si njerez te inkriminuar?Kështu dëmtohen interesat e shtetit

''Kurë humbin dhentë,vijën mentë,kur vijnë mentë,humbim  dhentë'' populli..

Këtyre pushtetarëve të Kosovës,qatë ditë kur ju humbin ment,as sun i gjejnë dhentë,e as një fije men,turpi po i mbulon dita-ditës,derisa kanë ardhur në at deregjeje sa me e humbur besimin tek ndërkombëtarët.

Këto ditë në mediet tona është folur dhe shkruar, madje janë emetuar edhe kronika filmike, për një dukuri të theksuar ikjeje njerëzish, kryesisht të rinj, nga Kosova. Dhe kjo detyrimisht të çon te konstatimi se nuk shihet gjëkundi perspektivë për ta në Kosovë, ndaj edhe vendimi i rëndë dhe i dhimbshëm i tyre për t’ia kthyer shpinën me lot e dhimbje Kosovës.

Së këndejmi,  më tepër se shqetësues për çdo njeri në Kosovë. Por, në esencë, ky lajm duhet të jetë më shqetësues për qeveritarët tanë, të cilët, me sa duket, vazhdojnë të mos e prishin “rehatinë” e tyre. Pos qeveritarëve dhe “komoditetit” të tyre të pushtetshëm duhet të ketë një shqetësim elementar qytetar sepse një fat i tillë mund të na përcjellë një ditë secilin nga ne. Kjo që po ndodh, 20 vjet pas lirisë së Kosovës, është më shumë se e dhimbshme.

Njëzetëvjet  më parë në drejtim të Kosovës vërshonte një lumë i njerëzve të mbushur plot shpresë e besim për të ardhmen e tyre. Dhe  ç'metamorfozë (shndërrim) njëzetëvjet më vonë: besim i humbur, shpresa të thyera, lumi ka ndryshuar rrjedhën në prapakthim! Ku u tret entuziazmi i këtyre njerëzve, ku humbën energjitë e tyre pozitive të atdhedashurisë, të shtetndërtimit dhe të jetës së re? Ku dhe pse u tret besimi në shtetin e lirë, të pavarur, sovran e demokratik? Në shtetin e zhvilluar, ku sundon rendi e ligji, drejtësia e barazia mes njerëzve? Përse këta njerëz që nuk i ndau dot nga trualli stërgjyshor pushtimi shekullor osman e serb, po i ndan papërgjegjësia, por edhe babëzia e pushtetarëve të të gjitha niveleve, të këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve të lirisë që brenda vetes kanë pesë vjet të pavarësisë. Hapësira jetësore ka degraduar, duke filluar nga kryeqyteti ynë, Prishtina dhe më gjerë, në të gjitha anët e Kosovës. Kudo e kahdo të zihet fryma.

''Këta njerëz për  njëzetëvjet i pamë t’i sundojnë partitë dhe, kur iu dha rasti, edhe vendin, pa u brengosur për përcaktorin, atë emblematiken ‘demokratike’ për partinë dhe qeverisjen. Dhe i sunduan të dyja në mënyrë despotike, duke u rrethuar me njerëz servilë. “Me hajna do ta bëj shtetin”, thoshte njëri dikur! E tjetri pas tij shtonte: “Të pafytyrët më duhen për të qeverisur siç dua unë”. Kështu, liderët tanë u përcaktuan që të punojnë me të paditurit dhe të padinjitetshmit, me ata që “dinë” të thonë: në shqip e në anglisht: “po, shef”, “yes, chef”. Jesmenët e lindur! Dhe këtë mentalitet e kemi parë të metastazojë gjithandej nëpër institucionet e shtetit. Se dinë të flasin e të lexojnë vetëm atë që ua shkruan shefi apo vartësi i tyre, madje që dinë të votojnë vetëm ashtu siç i mëson shefi, për ta shtypur butonin ku në gjuhën angleze shkruan: “yes” apo “no”. Këtu fillon e mbaron përgjegjësia e përfaqësuesve të “zgjedhur” nga populli apo të zgjedhurit e atyre që duhej ta ruanin votën e popullit. Me këta njerëz të paditur, që do të duhej të ishin shtylla e kombit me përgjegjësi, me dije e ndershmëri, a thua mund të krijohet perspektiva e kombit tani dhe nesër? Jo, një mijë herë jo! Këta njerëz që nuk kanë administruar, menaxhuar dhe as qeverisur buxhetin e familjeve të tyre, ku mund të dinë se ç’është interesi kombëtar e shtetëror? Këtyre gjithçka u ka ardhur si “hutit në zguer”, siç thotë një fjalë e popullit''.

Pastaj, a mund të mbahet shteti nga njerëzit që gjithçka që kanë arritur apo krijuar, e kanë krijuar me mashtrime e me rrugë të paligjshme brenda e jashtë atdheut?! Skandalet që po dalin përditë në qeverisje e në procesin e privatizimit si tenderomania në dy nivelet e pushtetit, të Feronikelit, të Grandit e të Distribucionit, të Postës e të Farmedit etj., a nuk e konfirmojnë këtë? Përse nuk i bëhet një analizë gjithë procesit të privatizimit, përse jo edhe të tenderomanisë në institucionet e shtetit (të të dy niveleve) dhe të ndërmarrjeve publike? Përse edhe ndërkombëtarët nuk e iniciojnë një gjë të tillë? Përse ata merren me “krimet” e luftës e nuk merren me pyllin e krimeve politike dhe ekonomike të pasluftës? Përse nuk kujdesen për perspektivën e këtyre njerëzve e të këtij vendi për ç’gjë edhe kanë investuar? Nëse kanë ardhur për ta ndihmuar demokracinë, për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik, për të garantuar siguri dhe për t’i vendosur rendin dhe ligjin, për ta vendosur drejtësinë, atëherë përse nuk i bëjnë këto, por na përrallisin me “krimet” e luftës, kur kriminelëve të vërtetë të luftës askush nuk ua prish “tymin e duhanit”.

Është me interes të thuhet se si vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët, sidomos vendorët, janë shumë kureshtarë, po shqetësohen ca si shumë madje, derisa edhe janë merakosur tepër dhe e kanë marrë më se seriozisht fatin tim politik, çfarë do të bëhet me të, nga do t’ia mbaj, ç’të “papritura” do të ndodhin?! Po “frikësohen” se po digjem politikisht, se do ta pësoj si Daci, se nuk do të marr as votat e fshatit apo të familjes etj. dhe, sikur unë paskam luftuar të bëhem bajraktari i lagjes, i fshatit apo i Drenicës sime të lavdishme, duke i shfrytëzuar ata (të afërmit e mi), t’i bëj të tjerët të heshtin nga frika e tyre, që unë të bëhesha farë satrapi. Të bëja si Zogolli dikur, që me 500 matjanët e tij ua punoi atdhetarëve më të njohur të kombit, duke i vrarë njërin pas tjetrit brenda e jashtë atdheut. Po mirë ore njerëz të uruar, po e zëmë se edhe jeni bërë tepër merak për fatin tim politik, po pse nuk bëni merak për fatin e atdheut tonë - Kosovës - që është ujitur me gjak brezash për liri, drejtësi e mirëqenie shoqërore? Pse nuk bëni merak për fatin e fëmijëve tuaj që duhet të jetojnë e krijojnë familje në një vend ku sundon “Maliqi e jo ligji”? Pse bëni merak që unë nuk do të mund të hyj në garë zgjedhore pse nuk kam para, apo pse unë s’po e duruakam Thaçin? Dhe fare-fare nuk interesoheni për ata që kanë para! Po përse nuk pyesni më zëshëm nga i morën ata ato para? Të kujt burim janë ato para me të cilat blejnë media e vota, blejnë pushtet, duke bërë “rrush e kumbulla” pasurinë tonë kombëtare? Përse nuk pyesni si erdhën deri tek ato para? Mos erdhën me djersë e ndershmëri? Përse nuk merakoseni që krimi po jua hanë juve dhe fëmijëve tuaj ardhmërinë? Madje edhe disa nga ju, para shumë vitesh e ngrehnit zërin nëpër rrugët e qyteteve e fshatrave të Kosovës: “Trepça prodhon, Beogradi ndërton”.

Bile edhe keni kapërcyer nëpër katrahura të vështira për jetën tuaj dhe të familjeve tuaja, ndërsa sot keni varë qafën si dikur bashkëkombësit tuaj në një sistem tjetër. Tani kush po prodhon e kush po ndërton me pasurinë tonë, me paratë tona publike? Po fitojnë mafia vendore dhe ajo ndërkombëtare, të lidhura si “mishi me thoin”, në qëllimin e tyre grabitqar. Përse ua keni futur kokat ndër shalë këtij apo atij muskulmadhi ose muskulforti, apo mashtruesi ordiner? Përse nuk merakoseni se njerëzit nuk po shohin më këtu perspektivën e tyre, në Kosovën e pasur të njerëzve të varfër? Ata po ikin! Po përse po ikin nga vendi i të parëve me begati të pashtershme? Përse nuk merakoseni nga po ju shkon pasuria publike e kombëtare që brezat e ruajtën si sytë e ballit? Përse, së paku, nuk bëheni zë mbështetës i atyre që dëshirojnë, që dinë e duan që Kosovës dhe njerëzve të saj t’ua kthejnë besimin dhe shpresën për punë e jetë të dinjitetshme? Përse bëni tifo për “arushën” që po jua ha dinjitetin, që ju e krijuat me sakrifica të shumta si tuajat, ashtu dhe të gjithë popullit tonë fisnik e liridashës?

Nëse të dashur shokë e miq e keni me gjithë zemër e mend shqetësimin për fatin tim, unë po ju tregoj se qysh moti e kam ndarë mendjen se nga do të eci dhe këtë ju e dini mirë! Nuk jua kam fshehur asnjëherë se konstatimet i kishim të përbashkëta. Diçka kam mësuar nga historia e trimit të Drenicës, Mehmet Gradica, i cili para pothuajse shtatëdhjetë vjetësh thoshte: “Me dy mendje nuk i hyhet luftës”. Ju, siç duket, keni “shumë” projekte e opsione në mendjet tuaja, si në vitet e ’90-ta dhe po krijoni alibi pas alibie për pozicionin tuaj të mjerë tamam si atëherë. Keni të drejtë ta zgjidhni rrugën tuaj, ta merrni vendimin tuaj, po aq sa keni të drejtë edhe ta frikësoni e poshtëroni veten tuaj. Të tërat janë në duart tuaja: si nderi ashtu dhe qyqarllëku. Ndoshta keni të drejtë, se me gjasë ju janë shterur energjitë pozitive të veprimit me guxim, si dikur.

''Njeriu, së këndejmi, edhe mund të ndryshojë. Mirë është kur ndryshon pozitivisht e keq është kur degradon. Unë po e vazhdoj rrugën që dikur e nisëm së bashku, por tani është më lehtë se atëherë, ndonëse jo pa peripeci, e këtë po e shohim gjithnjë e më qartë. Ju prisni si dhelpra pas dashit, se ndoshta i bien herdhet! Mrekullia dhe mund të ndodhë! Unë nuk besoj në mrekulli, por besoj, sikur thotë edhe një urti angleze, se “Zoti ta jep atë që je i zoti ta marrësh me duart tua!''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat