Kosova në geto!

Opinione

Kosova në geto!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:15
Ismail Muçiqi

U bënë plotë 20 vite, ku sot u përkujtuan shumë masakra nëpër rajonet e Kosovës, të cilat i kryen forcat serbe ndaj fëmijëve, pleqëve,grave dhe civilëve të pambrojtur.

Kudo u derdhën lotët dhe u shpreh dhimbja për më të dashurit që u vranë dhe u masakruan vetëm pse ishin shqiptar. Fondi për të Drejtën Humanitare, ka konstatuar se edhe përkundër më tepër se 12 mijë personave të vrarë në Kosovë nga forcat serbe, deri më tani janë dënuar vetëm 15 policë apo ushtar serb, të cilët kryen masakra në Suharekë, Kursh të Madhe, Krush të Vogël, në Mejë, Podujevë, Drenas, Padalisht, në Studime të Vushtrrisë dhe në shumë vende tjera të Kosovës.

Këta martir që dhanë jetën, u sakrifikuan për një Kosovë të lirë ku do të sundojë e drejta njerëzore, ku do të ketë barazi, ku do të ketë prosperitet, për një shtet demokratik në të cilën do të mbizotërojn vlerat univerzale demokratike të botës së zhvilluar.

Shtrohet pytja: Ku qëndron Kosova sot?

-Është i vetmi vend në Europë, i cili ka mbetur në geto,pa pasur të drejtën e lëvizjes dhe qarkullimit dhe pa liberalizim të vizave. 

Të rinjët e këti vendi shihen për ç'do ditë të rreshtuar para Ambasadave të ndryshme në Prishtinë, duke kërkuar ndonjë shpresë për një vizë Shengen për të ikur nga Kosova. Mos uniteti i faktorit politikë në Kosovë, përditë e më shumë po e humbë përkrahjen dhe imazhin nga shtetet mike të cilat e nxorën këtë vend nga kthetrat e Serbisë,

Nepotizmi, familjarizmi dhe interesat e ndryshme politike, klanore kanë depërtuar në ç'do agjension, ndërmarrje publike apo në administratën shtetërore.
Këto që u thanë më lartë u diskutuan edhe sot në mbledhjen e Grupit për Studime Politike dhe Juridike, në të cilën morën pjesë shumë Ambasador të shteteve të cilat e kanë njohur Pavarsinë e Kosovës. Është shumë shqetësuse gjendja momentale në këtë vend, i cili po gllabrohet nga individ, grupe dhe pseudo Shoqata të cilat po e zhvatin buxhetin e këti shteti të varfur i cili mezi po rri në këmbë. Kjo nuk është Kosova që kanë pritur dhe menduar shumë martir, dëshmor, veprimtar, patriot dhe figura të mëhershme historike.

-Në fund të këti shkrimi them se në një vend ku nuk ka barazi njerëzore, mëshirë, respekt ndaj njëri tjetrit, ku mungon uniteti vështirë se Zoti e ndihmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat