Magjistralja Podujevë-Prishtinë dhe kaosi n'trafik!

Opinione

Magjistralja Podujevë-Prishtinë dhe kaosi n'trafik!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:41
Ismail Muçiqi

Komuna e Podujevës me afër 100.000 banorë, ka mbetur "zorrë qorre" si përkah zhvillimi ekonomik n'jashtu edhe nga zhvillimi i infrastrukturës së mirëfillët e cila e lidhë këtë Komunë me Prishtinën dhe pjesët tjera të Kosovës dhe më gjërë.

Brengos fakti se të gjitha Qeverit e Kosovës që nga pas lufta, Komunën e Podujevës e trajtuan si një regjion i dorës së dytë apo tretë.

U bënë mëse 4 vite kur nga Podujeva filloj zgjerimi i rrugës magjistrale që lidhet me Prishtinën. 

Për 4 vite mezi u ndërtuan 8 kilometra të kësaj rruge,cilësia e të cilës është për t'u dëshiruar. Kjo rrugë po i maltreton qytetarët e mëse 78 fshatrave të kësaj Komune, ku një numër i tyre udhëtojnë për ç'do ditë, për të punuar në Prishtinë.

Ajo që u tha më lartë e vërteton edhe autostrada Ibrahim Rugova, e cila u ndërtua nga Besia deri në Vërnic ndërsa pjesa tjetër që lidhë Podujevën me autostradën ka mbetur si një Monument i ndonjë Muzeu Historik.

Kjo është gjendja në regjionin e Llapit, Komunë kjo ndër Komunat më të pa zhvilluara të Kosovës, pa ekonomi të zhvilluar, pa zonë industriale, pa zgjerim të hapsirës së qytetit, me një popullatë shumica e të cilëve jetojnë nga remitencat nga bota e jashtme.

Për gjendjen ekzistuese që e cekëm më lartë përpos Qeverive të Kosovës dhe Minstrive të Infrastrukturës, përgjegjësi pa dyshim kanë edhe kuadrat nga Komuna e Podujevës që disa prej tyre ishin në krye të institutcioneve dhe Ministrive të Kosovës.

Mos të harrojm se tani Komuna e Podujevës për kah sipërfaqja dhe teritori është Komuna më e madhe në Kosovë. Kët duhet ta di politika dhe institutcionet e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat