Kryeministër, Pali yt e dhiu punën

Opinione

Kryeministër, Pali yt e dhiu punën

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 30 mars 2019 Në ora: 11:10
Pal Lekaj

Kopuku, keqpërdoruesi i parave publike, i korruptuari i cili për keqpërdorimet e tij sillet nëpër gjykata, nuk e ka pas vendin të zgjidhet për ministër. Por, pasi që Kryeministri e ka shoq, shkelë çdo gjë kur është pyetje Pali.

Por Pali e dheu punën, na e mori fytyrën e ofendoi paturpshëm Ambasadorin e Zvicrës, deri duke i kërkuar që ta lëshoj Kosovën, duke harruar së ky mjeran se Zvicra është miku i jonë, Zvicra edhe para lufte, në okupim, gjatë luftës por edhe tash pas luftës në një mënyrë e ushqen popullin e Kosovës sepse atje janë gati 500 mijë qytetarë tanë më punë te cilët i mbajnë familjet e tyre.

Dje, Dr.pali ish takuar me ambasadorin e Zvicrës, jo për t’i kërkuar falje, por për me i kallxu se ishte keqinterpretuar. Ky njeri i korruptuar dhe nepotist duhet të jep dorëheqje sa ma parë, por ai këtë nuk e bënë, atëherë kryeministri duhet ta shkarkoj menjëherë, sepse vetëm shkarkimi i tij konsiderohet si kërkim falje.

Kryeministër vepro, liroje nga detyra Palin, ose shko edhe ti me të sepse nuk e meritoni të jeni aty ku jeni, na e morët fytyrën brenda e jashtë, e keni dhi punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat