Nëse disa u prishën në politikë si të ri, kujdesë mos të prishën tjerët në pleqëri

Opinione

Nëse disa u prishën në politikë si të ri, kujdesë mos të prishën tjerët në pleqëri

Nga: Xun Çetta Më: 30 mars 2019 Në ora: 11:17
Xun Çetta

Politika i prish njerëzit, thonë disa prej kohësh por jo, nuk është ashtu, politika i pjek njerëzit para kohe por njerëzit e ligj, i prish qoftë në të ri qoftë në pleqëri. Nëse koha po na dëshmon se disa u prishën në politikë si të ri, kujdes mos të prishën tjerët në pleqëri se kjo është akoma më zi. Jo, jo disa edhe nuk u prishën në politikë si të ri por të prishur i kanë gjuajtur aty për ta bërë sallamadi e nga këtu, mund prishët plak dhe i ri…

Ata politikan, sadopak ne numër të cilët i kanë gjuajtur të infektuar qysh si të ri dhe e vazhdojnë tutje në pleqëri vendin dhe fatin e popullit në zift mundën më e zi.

Në vendet e varfëra të tillë politikan behën zotin e marrin dhe e mbajnë pushtetin në diktaturë e në demokraci, e bëjnë popullin disa prej tyre mirë më u dwgju e disa mos të guxojnë ta thonë se çfarë është demagogji e çfarë është sahi.

Edhe populli pastaj ndihët sikur diçka prej tyre po mëson, mos fol për tjetrin por shih vetën çfarë po bën, kështu elektoratin ata e mësojnë se si të ndershmeve idealist më u thanë ngase gjitha mundësit e bërjes ata vet i kanë marr dhe i ndershmi më të tillë të manipuluar mbaron.

Unë autori i këtij shkrimi të mëngjesit u kërkoj falje gjithë atyre që merren më tregime, proza e poezi ngase dola sikur në stilin e tyre të shkrimit ju kam përzi por ja se sot kështu më erdhi më lehtë të shkruaj dhe shprehëm, njëkohësisht mirë më u ndi.

Lufta kundër të keqes dhe të këqijnjëve në politikë të cilët vendin po duan më e fik, në gjitha zhanret apo format e shkrimit ata duhet më u godit nëse duam një ditë kolektivisht si popull më parë dritë. Jo unë, por të gjithë duhet të jemi dhe mbetemi optimist se shpejt do ta sjellim atë dritë.

Një sqarim te vogël : Nëse nganjëherë shkruhet dhe më shkrim drejtpërdrejt më politikan aktual komunikon ku populli nuk mund të kupton, kësaj radhe deshta që më popullin disi më lehtë të komunikoj a në të njëjtën kohë e di mirë se për politikanë të karrierës, kjo është lojë ngase ata shumë larg po shkojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat