Pushteti t’i frikësohet ndëshkimit nga vota e popullit

Opinione

Pushteti t’i frikësohet ndëshkimit nga vota e popullit

Nga: Ragip Guraziu Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:44
Ragip Guraziu

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

Duket se këta politikanë janë në gjendje ta shkatërrojnë shtetin, e të mos heqin dorë nga privilegjet e pushtetit dhe kolltukut të butë.

Mirëpo, qytetarët si duket janë vetëdijesuar më në fund që këta pushtetarë t’i dënojnë me votë, meqë ata  i kanë sjellë dëme të mëdha qytetarëve.E tërë kjo po ndodh, për shkak se shteti është i kapur dhe kjo  gjendje nuk do të ndryshojë me këtë  pushtet të korruptuar. Shteti i kapur s’ka si të veprojë ndryshe. Tani gjendemi para një barrikade që po e izolon vendin. Nuk janë të aftë as pozita e as opozita për të biseduar dhe për të gjetur alternativat e daljes nga kjo gjendje

Të gjitha qeveritë u dëshmuan si një bandë korruptive

Tanimë po dihet se ky virus politik është bërë kancer për udhëheqësit politikë kosovarë dhe ka përfshirë institucionet tjera shtetërore, si Qeverinë, Parlamentin, Presidencën dhe jemi tani këtu që jemi...

Korrupsioni ka ndikuar te këto institucione shtetërore të Kosovës, që ta harrojnë interesin e popullit, në emër të të cilët flasin. Të gjitha qeveritë deri te kjo tani e fundit  kanë dështuar në luftimin e korrupsioni, që shpesh kemi dëgjuar nga ta kushdo qoftë që vinte në pushtet, ‘zero korrupsion’.

Ka shumë kohë që shoqëria në Kosovë ka dëgjuar nga udhëheqës të institucioneve të shtetit,  mekanizma të thirrur për luftimin e këtyre fenomeneve, zotime për tolerancën zero ndaj korrupsionit, por deri tani asgjë, sepse nuk ekzistoi nga askush një vullnet dhe ndërgjegje për të luftuar këtë fenomen, edhe pse shumë takime zero rezultat.

Korrupsioni dëmton proceset demokratike dhe në veçanti godet sundimin e ligjit. Korrupsioni e prek cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, shkatërron qelizat kryesore të shoqërisë dhe çon drejt fenomeneve të tjera të rrezikshme.

Asnjë Qeveri deri më tani në Kosovë nuk pati sukses në ndalimin e korrupsionit që është bërë virus për politikën kosovare,dhe lë të kuptojë se nuk ka fuqi që të ndal këtë sëmundje të shëmtuar,qoftë ai edhe president, kryeministër apo ndonjë zyrtar tjetër.

Sugjerime, takime debate etj, kundër korrupsioni tash e 20 vjet pas lufte dhe askush nuk u mor në përgjegjësi për këtë dukuri negative. dhe  me  deklarata boshe të udhëheqëve tanë ,sidomos,Presidentit,Thaçi,edhe kur ishte kryeministër,apelonte 0 korrupion nuk mundi të prodhojë efekte të mjaftueshme për ndalimin e korrupsionit e as themelimi i këtij Këshilli Kombëtar Kundër korrupsionit, sepse vetë qeveritarët ishin të përfshirë në të deri në fyt, pra të zhytur në korrupsion edhe të tjerët që ka edhe në institucionet tjera disa edhe nga opozita.

Të korruptuarit në Këshillin kundër korrupsionit

Qytetarët e Kosovës e din shumë mirë se në të gjitha Raportet ndërkombëtare zyrtare dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, Kosova përflitet si vendi me shkallë të lartë të korrupsionit. Edhe hulumtimet brenda vendit gjithashtu tregojnë percepcionin dhe përshtypjen se në vend ka korrupsion. Por, kur kemi të bëjmë se të korruptuarit me të vërtet janë në këtë Këshill të përkohshëm kundër korrupsionit, atëherë shtrohet pyetja; si mund të ndalet korrupsioni në këtë mënyrë. Pa marrë parasysh se a është ky vetëm një percepcion apo një opinion i krijuar apo një realitet, unë konsideroj se ne, institucionet e Republikës së Kosovës, dhe mbarë shoqëria,duhet të angazhohemi që ta çrrënjosim plotësisht këtë dukuri të jetë të dëmshme që është korrupsioni që pengon gjithë procesin e zhvillimit të shoqërisë dhe procesin e integrimit euroatlantik të vendit.

Motoja  “zero korrupsion”, të cilën e ka promovuar me vite të tëra ish-kryeministri Hashim Thaçi,tani në postin e presidentit, më mirë mund të arsyetohet me moton “zero angazhim dhe zero efikasitet në luftë kundër korrupsionit”

Por kështu e kanë politiknët tanë,kur dështojnë në një post,dalin në tjetrin?!

Krijimi i supermekanizmave për luftë kundër korrupsionit si, Agjencia Kundër Korrupsionit,  Task Forca dhe së fundmi, Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit nuk ishin asgjë më shumë vetëm se janë barrë për buxhetin e Kosovës dhe shfrytëzim i keq i parasë publike. Janë të krijuara dhe veprojnë për veprime mediale dhe politike, sepse efekti i Këtyre mekanizmave rezultati na del zero efikasitet, që kjo s’do koment.

Brengose është edhe fakti i mos reagimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, për dhjetëfishimin e pasurisë së disa zyrtarëve të lartë të cilët brenda një periudhe të shkurtër kohore, kanë arritur pasuri milionëshe dhe këtu prinë,ish- kryeministri i vendit Thaçi, tani në postin e presidentit, i dyti Adem Grabovci, pastaj Xhavit Haliti, Lutfi Haziri, Besim Beqaj, Skënder Hyseni, Shaip Muja, Bujar Bukoshi, dhe Remzi Lladroci. Këta janë zyrtarët për të cilët ne kemi vërejte se kanë një dallim shumë të madh në raport të pasurisë dhe të hyrave që i kanë. Pra, sipas raporti të KDI-së, sektori më i atakuar apo më i rrezikuar nga korrupsioni, mbetet ai i prokurimit publik. Kështu tash e tutje Presidenti e ka pak më të qartë se ku mund të luftohet korrupsioni?!

Edhe Parlamenti i Kosovës u dëshmua si një bandë e korruptuar, e cila moti e ka harruar interesin e popullit, në emër të të cilit flasin dhe i marrin rrogat e majme, krahas korrupsionit përmes tenderëve që nuk po e lëne vendin me bë asnjë hap përpara. Ata mendojnë se atyre duhet t'ju shërbej populli e jo ata popullit!

Të  korruptuarit në krye të Këshillit për Korrupsion, në krye të Gjykatave, janë ata të cilët duhet gjykuar? Kriminelët në krye të shtetit të cilët bëjnë Ligje kundër Krimit. Të pashkolluarit në krye të arsimit, të paedukuarit në krye të edukimit. Çfarë ardhmërie do të ketë ky popull?!

Si luftohet korrupsioni?!

Në Raportet e Progresit që Bashkimi Evropian prezanton vit pas viti ,thuhet lufta kundër korrupsionit mbetet një nga çështjet më problematike, për të cilën kërkohet një angazhim konkret dhe i vazhdueshëm nga ana e të gjithë aktorëve politikë.

Ai madje shihet si një problem serioz edhe nga vetë qytetarët, të cilët të pyetur se në çfarë mase mendojnë se korrupsioni është problem në sektorin publik. Projekti Advocacy and Legal Advice Centre (ALAC) - Qëndra e Advokimit dhe Këshillimit Ligjor, implementuar nga Transparency International Albania (TIA), me mbështetjen financiare të Ausëärtiges Amt, ka ardhur nga nevoja për të përmirësuar nivelin e njohurive të qytetarëve mbi sfidat, me të cilat ballafaqohen në përballjen me korrupsionin e përditshëm, si edhe për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit të tyre lidhur me përpjekjet dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në nivelet legjislative dhe inmimit

Garantimi i së drejtës së informimit është një ndër elementët thelbësorë, që në një mënyrë lejon “kontrollin“ e institucioneve publike nga qytetarët, duke bërë të mundur kështu zbulimin e veprimeve të abuzimit të pushtetit nga zyrtarët publikë për përfitime personale. Një nga mjetet më të rëndësishme në realizimin e kësaj të drejte është ekzistenca e një legjislacioni të mirë dhe zbatimi efektiv i tij në praktikë. Ndërsa, situata duket më optimiste për sa lidhet me ekzistencën e akteve ligjore, që garantojnë këtë të drejtë, akoma edhe më shumë angazhim dhe vullnet nevojitet nga institucionet publike për zbatimin e tij në praktikë. Nga njëra anë, kjo nënkupton garantimin e kësaj të drejte për qytetarët në çdo rast, pa u kushtëzuar në motivimin apo arsyetimin e qëllimit të kërkesës së tyre, dhe nga ana tjetër nënkupton parashikimin dhe zbatimin e sanksioneve në rastet e pajustifikuara të mohimit të kësaj të drejte.

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat