Bujar Bukoshi duhej të ishte në gjykatë?!

Opinione

Bujar Bukoshi duhej të ishte në gjykatë?!

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 1 prill 2019 Në ora: 20:44
Prof. dr Binak Maxharraj

Fondi trepërqindëshi i RK është themeluar në vitin 1992 në diasporë në Evropë. Në këtë Fond u mblodhën mbi 250 milionë DM. Fillimisht ky Fond ishte filluar ta financojë pushtetin paralel që Presidenti Ibrahim Rugova e kishte ndarë nga ai serb. Por, thuhet se ky Fond u përdor edhe për nevojat e luftës se UÇK-së. Ky Fond u mbyll me 1999. por nga ai Fond kanë filluar të tërhiqen para edhe pas luftës, nga viti 2006 deri në vitin 2011.

Për Fondin e trepërqindëshit është folur shumë pas luftës, janë bërë debate në media dhe portale për rrjedhën dhe arsyetimin e parave nga ky Fond. Ku mbetën paratë, kah shkuan, kush i mori etj. çfarë në opinion ende e kësaj dite rreth këtij Fondi nuk është sqaruar tërësisht.

Është mirë se këto ditë filloi gjykimi për dhe rreth këtij Fondi. U akuzuan Kryeministri në ekzil Bujar Bukoshi me bashkëpunëtorët Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, me qëllim të sqarimit të krejt enigmës dhe keqpërdoruesit e parave në këtë Fond.

Gjykimi ka filluar këto ditë ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit. Por në Gjykatë mungon ai më i rëndësishmi dhe më i dituri për dhe rreth këtij Fondi Bujar Bukoshi.

Është e patolerueshme dhe jo korrekte të vazhdohet gjykimi pa autorin kryesor Bujar Bukoshin. Prokuroria dhe gjykata dolën me një sqarim se Bujar Bukoshi nuk është pjesë e këtij procesi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Se kuptoj dot se si mund të bëhet ky gjykim copa-copa pa qenë komplet.

E kuptoj gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshit, të cilit sinqerisht i dëshiroj shërim të shpejtë, por se kuptoj Prokurorinë dhe gjykatën që zhvillon gjykimin pa praninë e tij. Ka shumë raste nëpër gjykata jo vetëm tek ne, por edhe në botë, kur të akuzuarit janë sjellë në gjykatë me autoambulanca ose ka edhe raste kur gjykatësit i kanë vizituar të akuzuarit të sëmurë në shtëpi për sqarime në interes të procesit.

Këtë është dashur ta bëjë edhe Prokuroria dhe gjykata në Prishtinë për hir të kompleksit dhe rëndësisë së çështjes që po shqyrtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat