Pal Lekaj nëse do të vidhte në Zvicër do të ishte në burg, jo ministër

Opinione

Pal Lekaj nëse do të vidhte në Zvicër do të ishte në burg, jo ministër

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 prill 2019 Në ora: 09:45
Pal Lekaj

Ata erdhën këtu për të përfaqësuar vlerat e shteteve të tyre, si dhe për të mbikëqyrur se si po ecën Kosova në rrugën e saj. Ambasadorët e vendeve të ndryshme shpesh kanë qenë kritikë për gjendjen në vend, i fundit ishte ambasadori i Zvicrës Jean Humbert Lebet. Z. Lebet është përfaqësues i një vendi që ka vetëm 7 ministri e buxheti i saj është 681 miliardë euro në vit. Kurse, Kosova ka 23 ministri, 94 zëvendësministra me një buxhet prej 2 miliardë dollarësh në vit. Duke qenë se Zvicra financon në Kosovë, natyrisht si shtet i përgjegjshëm nuk heziton të ngreh zërin kur ato mjete keqpërdorën. Andaj, edhe ministri i korruptuar, Pal Lekaj, nuk e priti mirë kritikën e ambasadorit zviceran. Deklarata e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, në Skenderaj se “po Zvicra ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm” është pasqyrim i realitetit, dhe kjo nuk do koment. Vetëm personat si Pali mundohen të mbulojnë diellin me gisht, për më tepër Pali thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt. Përse Pal na qenka e papranueshme, vetëm se ambasadori po flet të vërtetën, dhe nuk është i korruptuar si ti? Për më tepër Pali mori guximin të thotë se Lebet është dashur të largohet pas asaj deklarate.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur të isha ai që marrë vendime, sot ia kisha çu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj.

Ministri nga radhët e AAK-së, ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.

“Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë çka do edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë”, ka thënë Lekaj. Në shtetin që prototipat si Pali e kanë krijuar, një ambasador që flet të vërtetën kritikohet, edhe mund të largohet, çdo gjë mund të ndodh në shtetin e Palëve. T’i kujtoj pak Palit faktin se buxhetit të shteti ia zhvati 53 milionët e ndarë për “Bechtel Enkan” si shkak i pa përgjegjësisë, që nëse një gjë e tillë do të ndodhte në Zvicër Pali sot do të ishte në burg e jo ministër. Gjithashtu Pali u përballë edhe me gjyq sa ishte ministër i Infrastrukturës, për 630 mijë euro për të cilat akuzohet se i ka keqpërdorur nga buxheti i komunës së Gjakovës sa ishte kryetar i saj. Lekaj ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, gjatë së cilës kohë pretendohet se janë shpërndarë subvencione jashtëligjshëm. Pali akuzohet për shumë vepra, mbi bazën e të cilave çuditërisht është ngritur në pozita, në vend se të ndodhte e kundërta. Shteti në të cilën është ministër Pali, dhe tipat si ai, s`mund të pritet diçka pozitive përveçse vazhdimit të hajnisë, që një ambasador i një shteti ku ligji ka fjalën e fundit as që mund ta paramendoj dot. Andaj z. ambasador Lebet mbaj mendtë në kokë, mos u çudit se këtu ndodhë ajo që në shtetin tënd as që mund të paramendohet. Nuk mund të paramendohet që në Zvicër një kryetar bashkie të vjedh buxhetin dhe mos të dënohet, për më tepër edhe të bëhet ministër. Andaj, me siguri nëse Pali do kishte vjedhur në Zvicër siç ka vjedhur sa ishte kryetar i Gjakovës, dhe tani si ministër, garant do të ishte në burg e jo ministër. Frymën Kosovës ia kanë zënë njerëz si Pali e jo ambasadori i nderuar Zviceran, i cili në dëshirat dhe synimet e tija pretendon ndoshta që Kosova një ditë të jetë si Zvicra, por kjo nuk mund të ndodhë, derisa njerëz hajna si Pali nuk janë në burg, por në zyra të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat