Lul Basha dhe Monika Kryemadhi dalin të lagur nga bashkëpartiakët?!

Opinione

Lul Basha dhe Monika Kryemadhi dalin të lagur nga bashkëpartiakët?!

Nga: Dibran Demaku Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:40
Dibran Demaku

Kushdo që i ndjek rrjedhat politike aktuale të politikës dhe politikëbërjes në të dy shtetet shqiptare:Shqipëri e Kosovë,por edhe në trojet tjera etnike shqiptare, domosdo se është i dëshpëruar me klasën aktuale politike,qoftë me pushtetibqoftë me partitë opozitare! Dhe kjo për arsyen fare të thjeshtë: Të dy krahët e politikës dhe të politikëbërjes janë diametralisht të kundërta: ata që janë në pushtet(dhe ia vjelin të mirat atij pushteti) thonë se kurrë nuk ka qenë më mirë; ndërkaq ata që janë në opozitë thonë se kurrë nuk ka qenë më keq?!

Lind pyetja: Cila palë ka të drejtë?!Ka të drejtë pushteti apo ka të drejtë opozita?! Apo kanë të drejtë që të dyja?! Apo nuk kanë të drejtë asnjëra?!

Gjersa opozita në Kosovë rri e bënë sehirë se si pushtetarët e rrënojnë në themel edhe ashtu mjaftë të brishtë shtetin e Kosovës, duke qëndruar brenda sistemit politik; opozita në Shqipëri ka dalur jashtë sistemit politik dhe bënë protesta në rrugë?!

Me vetëdije apo pa të opozita e Shqipërisë ka djegur mandatet e deputetëve duke shpresuar se me këtë hap do ta detyrojë Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij të japin dorëheqje dhe në këtë mënyrë vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme?!...Por siç po duket sheshit opozita në Shqipëri me djegëjen e mandateve të deputetëve ka bërë hap të gabuar politik?!Dhe këtë hap të gabuar politikë të opozitës në Shqipëri pothuajse nuk e përkrahë askush,sepse si hap është i paprecedent dhe nëse do të përkrahej si i tillë do të bëhej shkak i vdekjes së demokracisë?!Dhe këtë për faktin e thjeshtë sepse nëse do të përkrahej një hap i tillë atëherë më nuk do të stabilizohej asnjë pushtet i mirëfilltë sepse pas cdo lloj zgjedhjesh opozita do të digjte mandatet e saj dhe shteti do të hynte në një rreth zgjedhjesh pa asnjë zgjidhje?!

Dhe këtë hap të paprecedent të opozitës shqiptare po e vlerësojnë si të gabuar jo vetëm autoritetet politike të Bashkimit Europian,por si të tillë po e vlerësojnë edhe shumë anëtarë të partive opozitare të Shqipërisë,të cilët si të nominuar për deputetë në zgjedhjet e fundit,tash po paraqiten para komisionit zgjedhor dhe po i plotësojnë vendet e boshatisura të deputetëve nga ana e bashkëpartiakëve të tyre?!Dhe për habinë e të ikurve këtë hap të bashkëpartiakëve opozitarë po e përkrahin politikëbërsit e Bashkimit Europianë?!

E tërë kjo lojë politike në Kryeqytetin shqiptar në Tiranë ngjanë në një tregim satirik të shkrimtarit të njohur turk NazimHikmet! Në tregimin në fjalë pak a shumë thuhet kështu:Në kryeqytetin e Turqisë,aty pranë parlamentit ishte ngritur një lokal në të cilin takoheshin e dhe e kalonin kohën e lirë deputetët të cilët pas zgjedhjeve kishin ngelur në opozitë.Pushteti herë pas here dërgonte në atë lokal që të mësonte se çfarë bënin opozitarët kur ishin larg karrigeve të parlamentit?!

Dhe do ti që një ditë nga një i besuar i tij pushteti do të mësonte sesi opozita kishte arritur një përkrahje të madhe në popull dhe në zgjedhjet e radhës e kishte të garantuar fitore?!Pushtetarët të frikësuar nga humbja e mundshme e fusin në përdorim një marifet të tyte:Lajmërojnë deputetët opozitarë se do të organizojnë një koncert dhe i ftojnë edhe ata opozitarët që të marrin pjesë në atë koncert!Dhe kur deputetët opozitarë lajmërojnë pushtetarët se do të marrin pjesë nė koncert,pushtetarët i porositin deputetët e tyre që secili nga ata ta mirrte një copë druri të fortë,të fshehur nën mangë të jaknës dhe kur të fikeshin dritat të qëllonin mbi deputetët opozitarë?!

Në ditën dhe kohën e caktuat që të  deputetët,qofshin ata të pushtetit qofshin ata të opozitës kishin zënë vend në sallën ku mbahej koncerti! Organizatori ishte kujdesur që deputetët të uleshin sipas radhës një i pushtetit një i opozitës dhe kështu me radhë!Diku nga mesi i koncertit ai që ishte caktuat për fikjen e dritave kishte fikur ato.Në errësirën e krijuar kishte filluar përleshja.Dhe ajo përleshje kishte zgjatur njëfarë kohe!Kur ishin ndezur dritat kishte ndodhur befasia:të gjithë deputetët e opozitës kishin shpëtuar pa një ferrë në këmbë,ndërkaq deputetët e pushtetit ishin rrahur nga bashkëpartiakët e tyre!Ishin rrahur paq saqë mezi dilnin nga salla koncertale?!

Lul Basha dhe Monika Kryemadhi mbase nuk e kanë lexuar këtë tregin të Nazim Hikmetit?!Sikur ta kishin lexuar më parë nuk do të dilnin tė lagur nga bashkëpartiakët e tyre siç po dalin?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat