Populli po ikën nga Kosova, s'ka nevojë për viza

Opinione

Populli po ikën nga Kosova, s'ka nevojë për viza

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:03
Prof. dr Binak Maxharraj

Pushtetarët tanë hiq mos te "mërzitën",se a po liberalizohën viza apo jo?.Kjo më nuk është e rëndësishme,sepse Kosova pa shprazet për çdo ditë,bile më një shpejtësi më te madhe se sa në kohën e Millosheviqit ku populli ikte nga dhuna e tegjimit.

Mësohe se qe nga viti 1968-2017 Kosovën e kanë lëshu gadi 1 milion banor(mbi 900 mijë).Kurse vetem për 6 vitet e fundit 2007-2018 Kosovën e leshuan mbi 180 mijë banor ose 15.4%.Ikja më madhe ndodhi ne vitin 2014 kur Kosovën e lshuan për gadi 3-4 muaj mbi 70 mijë qytetar te cilet edhe patën kriju rremujë në Hungari.Kërkesat për ikje janë të medha.Për çdo viti numri i aplikimeve qe kerkojn të ikun nga Kosova për te kërkuar azil është i madh,arrijnë shifren deri ne 354 mijë aplikues,sipas kumteses se Ministris së brendshme të Kosovës.

Po pse po ikë populli nga vendi i vetë,pse po ikë bash tani kur nuk e ka mbi krye regjimin fashist serb?

Po ik sepse tashti ne këtë "liri të përgjsmueme"e ka tejeter kend mbi krye qe është tua ia humbë shpresat dhe andrrat për nje jetë më te mitë.Ky populli i ka mbi krye tani njerezit e vetë,njerezit e dalë nga lufta,te cilet e kapen këtë shtet në çdo sferë të jetës duke krijuar keshtu struktura mafijoze politike dhe banda te krimit te organizuar.Këta,njerez nuk donë me ndi asgje për popullin dhe rinin e saj,nuk merzitën për hallët e qytetareve dhe te rinisë e cila është tëpër e mllefosur nga sjallja e këtillë e pushtetarëve te padijshëm për me ndertu shtet,por te dijshëm për te shkaterru shtetin.

Populli e sidomos rinia e ka humbur shpresen në skajshmeri sepse, anipse më diploma nuk mund te punësohën,nuk ka mundësi ta këtë bile një punë sa për jetesë minimale dhe detyrohen të ikin.Ka shumë asi qe detyrohen te marrin edhe pasport Serbe vetem të ikin.Në këto vitete e fundit gadi mbi 4 mije kan ikur nga Kosova me pasporta te huaja.Ikja nga Kosova është ba apoteozë e këtyre viteve,të ikët vetem te ikët nga Kosova sepse këty nuk ka shpresë për jetë normale.

Populli dhe te rijtë po ikun nga se askush nuk kujdeset për ta nga pushteti i cili është i kapur nga Falangat politike të kriminalizuar te cilët nuk banë asgje për te gjitha këto vite për popullin dhe rinin.Ata banë çdo gjë për vehte dhe familjet,të afrmit e tyre duke duke i punësuar pas asnje kriter,siç është rasti irontos(kështu ka thanë shefi i shefave)por edhe tashti ne këtë qeveri nepotizmi ka dal për lendin sepse nuk mund te punësohesh nese nuk e ke dikand te
njofshëm.

Pra sturktuart qe e kapën shtetin qe nga pas lufta nuk banë asgjë për popullin dhe rinin,por bane çdo gje për vehte duke vjedhë,duke plaqkitë shtetin te cilët u pasuruan për tejë mase,u banë milionera brenda nates.Dhe te tillëve as palla nuk u hanë për skamjen e popullit dhe rinin qe po ikë dita dites.Përderisa  këto fallanga të pushtetit nuk hiqën nga shteti,nga Kosova edhe me shumë do te ikin,dhe është afër mendesh se per disa vite Kosova do ti këtë më pakë se 1 milion banor.Kjo është ajo qe e desh irojnë këta pushtetar për te mos pas telesha,dhe për te vazhduar jeten e tyre pa brenga dhe krejte këtë në"emer te luftës".Pra,ky pushtet i korruptuar nuk ka nevojë te çirret për hava në emer te liberalizimit te vizave,sepse Kosova veq ështe shprazë,nuk kanë nevojë te japinë tokë(siç vepruan me Malin e Zi)për liberalizim te vizave.

Derikur ma ne "emer te luftës"këto falanga kriminele,mafioze politike te mbesin ne pushtet.Në vitin 2015 kur z/sekretarit i shtetit të SHBA Xhems Rubin e pat vizitu Kosovëns pak a shumë e pa këtë gjendje,ne te larguar ua la një porosi Komandanteve te luftës.Boll ma,larhohuni nga pushteti nese doni te ju mbetet edhe pak lavdi nga lufta.Por askush nuk luajti nga vendi,ata jo vetem qe e humbën lavdin e luftës por e humbën edhe fytyrën mbeten te pafytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat