Zgjedhjet në LDK dhe jo vetëm në LDK

Opinione

Zgjedhjet në LDK dhe jo vetëm në LDK

Nga: Luz Tomaj Më: 3 prill 2019 Në ora: 22:30
Ilustrim

Athua, subjektet politike, do të zgjedhin, prapë, në postet e kryetareve Isen, Kadriun, Ramushin, Fatmirin, Behgjetin… Kjo, tamam do t’i përngjante kohës moniste kur, Ali Shukriu, Kola, Fadili, Xhaviti etj. Ishin të pazëvendësueshëm.

Nga radhët e subjekteve politike, në të cilat fjalën kryesore e kanë kryetarët, formohet shtresa politike e shtetit të shkretë. Se çka kanë bërë dhe bëjnë shtresat politike, që nga pavarësia dhe deri sot, ka me qenë temë e një artikulli të ardhshëm.

Forma e gjertanishme e zgjedhjeve, nuk është asgjë tjetër por formë e klanizimit, e burokracisë klasike e cila është në kundërshtim me interesat e elektoratit dhe popullit, mjerisht.

Përmes mediave dhe formave tjera të rrjeteve sociale, përcjelli fillimin e procesit zgjedhor të LDK-s. Lexoj emrat e kandidatëve të mundshëm për postin e kryetarit. Në kohën moniste, në proceset zgjedhore, emrat dhe propozimet përgatiteshin në qarqet e larta – krahinore apo federale dhe diskutoheshin “në bazë”. Memoria më dërgon në fillim të viteve të shtatëdhjeta. Zgjidheshin deputetët e Kuvendit krahinor. Lista e kandidatëve ishte përpiluar në strukturat krahinore. Në një Konferencë, që quhej kandiduese,  në Prizren, zhvillohej diskutimi rreth kandidatëve të propozuar. Listën e propozuar e mbronte Iljaz Kurteshi, Kryetar I LSPP të Kosovës, hec e prishja. Megjithatë, një koleg, në vend të Rexhai Suroit e propozoi Gazmend Zaimin. Reagoi bukur ashpër Iljazi dhe tha se Rexhai dhe Gazmendi nuk mund të krahasohen. Kolegu e tërhiqi propozimin. Nuk më la dreqi rehat, pak më vonë unë e ripërsëritur të njëjtin propozim dhe deklarova: shoku kryetar, vërtet se Rexhai dhe Gazmendi nuk mund të krahasohen sepse Rexhai nuk I afrohet Gazmendit as te thembra e këmbës. E di, thash, se Gazmendi ka qenë në thumb për përmbajtjen e disa vjershave që I kishte shkruar, por ajo punë është pastru. Fundja propozimi për Rexhain kaloj. Është interesant se, kohë më von, Rexhai u bë ambasador dhe, në një rast, më vizitoi në Ballkan, në Suharekë. Pinim kafe dhe bisedonim. I tregova për rastin. Qeshi, e quajti normal veprimin tim dhe vazhdoi: për ty, më ka folë fjalë të mira ambasadori Ramadan Vraniqi, ish Kryetar I Gjykates supreme të Kosoves.

Po pse tani nuk aplikohet metoda e kundërt e monizmit? Të gjitha subjektet politike I kanë degët në njësitë lokale anë e mbanë Kosovës. Mendoj se kishte me qenë e udhës se, në njësit lokale të shtrohet dhe diskutohet e tërë situate, të propozohen kandidatë potencial dhe pastaj në Kryesin e subjektit  të finalizohen dhe të nxjerrën emrat adekuat.

Me qenë se, siç thash, nga strukturat e subjekteve politike, formohet edhe shtresa politike e shtetit prandaj, sipas mendimit tim, me qenë në krye të një subjekti politik dhe në strukturat e shtresës politike, kërkohet edhe një kualifikim shkollor adekuat I cili ofron njohuri, së paku organizative, njohuri sociale, njohuri për shtetin dhe mbi shtetin, njohuri ekonomike madje edhe psikologjike. Ndoshta po bëhem subjektiv por, mendoi se kualifikimi I juristeve është kualifikimi më adekuat. Kjo nuk do të thotë se udhëheqsha e subjektit apo shtresa politike duhet të përbëhet nga juristet, por, përveç tjerave, aty në mese duhet të gjinden juristët dhe edhe të dëgjohen mendimet e tyre. Sadopak e njoh Fatmir Sejdiun, nuk e njoh zonjën Osmani, nuk e njoh strukturën e LDK, madje as që jam anëtar por kisha sugjeru juristin, por të ndërgjegjësohem edhe për udhëheqjen e subjektit dhe për të marrë pjesë në shtresën politike.

Fatmirësisht, niveliI arsimimit në Kosovë, nuk është më ai I vitit 1948. Prandai ky nivel duhet me premtu se edhe shtresat e subjekteve politike dhe shtresa politike e shtetit duhet me marrë frymë përmes frymës së popullit. Vetëm atëherë mund të themi se të gjitha këto shtresa janë të popullit dhe veprojnë për interes të popullit nga se shteti është I popullit dhe vetëm I popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat