Orkestra e Armeve në Koshare, shpresë e Shqiptarëve                                                                     

Opinione

Orkestra e Armeve në Koshare, shpresë e Shqiptarëve                                                                     

Nga: Milazim Maraj Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:32
Milazim Maraj

Sa herë vendosem seriozisht fituam.                                                                                                                           

Për luftëtarin ka vetëm mundësi dhe fitore.                                                                                                                      

Vendimi serioz vret frikën dhe dilemat.

Gjatë natës u vendosen në pozicione për luftë. Sistemimi ishte shumë profesional.  Çdo armë ishte vendosur në vendin e vet dhe e kishte rëndësinë e vet në këtë luftë. Murtajat, Topat, Mitralozat. Ushtarët ishin të stërvitur për përdorimin e armëve të tyre , personale dhe grupore. Maskat kundër helmeve i kishin në pozicionin marrshues.  Ishte planifikuar një sulm mashtrues  në karakollin “7Korriku” deri sa sulmi do të ndodhte në karakollin e Koshares. Njësiti “Kobra” ishte vendosur pranë  Rrasës  së Koshares (drejtimi i luftës 777).  Një pjesë  nga njësia e Inxhinierisë ishte vendosur në prapavijë të ushtrisë  serbe , pikërisht në rrugën Botushë  Karakol i Koshares. Komandohej nga eprori ekspert për mina Musë Gjakova.

Komunikimi më radiolidhje të jepte përshtypjen më shumë sikur po i provojnë funksionimin e tyre  dhe jo së po bëjnë ndonjë organizim të rëndësishëm. Karragaqi për Katanën në pranim, kur të jesh gati trego. Katana për  Karragaqin në pranim, çartë. Komunikimet ishin të shkurtra dhe të çarta. Komandant Noti më njësinë e vet  ishte vendosur përballë, Karrakollit të Koshares. Të gjithë pritnin urdhrin. Pikërisht në ora 6. 00h më komandën e komandantit  Agim Ramadanit  filloj orkestra  profesionale e armeve të lirisë. Vetëm krismat dhe koordinimi i armëve tregonin së po zhvillohet një luftë profesionale. Ishte kjo lufta  që po prodhonte shpresën për liri të Kosovës në të gjitha zemrat shqiptare. Po ndodhte kjo kur Gjeneralët serb raportonin Kryekriminelit  Sbllobodan Millosheviq se në Kosovë më nuk ka UÇK. Komunikimi ishte i çartë dhe i shkurt, po thuaj çdo komunikim për mes të radiolidhjeve përfundonte më refreni; shkëlqyeshëm, bravo.

Mjekët ishin vendosur afër  vijës  së zjarrit. Logjistika e komanduar nga Kapiteni Afrim Beka (Puqo) funksiononte për shembull. Një pikë tjetër të shpërndarjes e kishte bërë Ali Hasi në veri të fshatit Padesh. Asgjë nuk mungonte. Shi binte pa ndërprerë, një erë e ftohtë përshkonte ushtaret trima të Koshares. “se çka na u tek ky shi  më erë tha njeri nga ushtaret?” por ankimi nuk kishte vend në këtë mes “edhe atyre që i kemi përball po ju bije shi, na kemi arsyen  për luftë në shi dhe borë e ata nuk kanë arsye për luftë dhe po qëndrojnë aty “,ishte përgjigjja e menjëhershme nga shoku i tij të afërt. Lemeria  dhe britmat e ushtrisë serbe ishin në kupë të qiellit. Nga radiolidhjet e serbeve(motorla) që i kishim nga aksionet e më hershme dëgjoheshin thirrje,lutje për përforcime dhe vlerësime. Njeri nga eproret, që sipas nivelit komunikues ishte komandanti i karakollit vlerësonte kështu:” Nuk janë terrorist si që thoni  ju. Janë ushtri e stërvitur dhe shumë e organizuar. Nuk janë pak por janë më dhjeta mija. Vlerësimi i tij i parë ishte profesional dhe racional, kurse për numrin e ushtarëve në sulm ishte ekzagjerim i skajshëm. Në GO-3, në kohën e sulmit numri i përgjithshëm nuk kalonte 150. Por kështu i dukeshin komandantit serb. Më vonë kuptuam së një kamion më ushtarë serb që po iknin nga karakolli kishte rënë në mina, dhe pjesët e tij  kishte përfunduar në një përrua poshtë karakollit, ndërkaq edhe autoblinda më komandën e karakollit  brenda , kishte rënë në minat e GO-3,  duke mbetur në rrugë më rrotat drejt qiellit. Në shtëpinë e Sadikut që ishte fare pranë kufirit  dhe na shërbente si pikë  për furnizim të shpejt ishte  vendosur Abaz Thaqi.   

Abazi  kishte qenë zv. Komandant i objektit më rëndësi të veçantë ”Velebit-3.” (Depo e Armatimit) të Armatës së pestë Jugosllave në Dellnicë.-Kroaci. Këtë zanat e njihte më mirë së çdo kush dhe e bënte  më përgjegjësi, përkushtim dhe guxim. Sot nuk ishte në shtëpinë e Sadikut, ushtari i tij, Beqir Gorçaj me tregoj së kishte shkuar në vijën e zjarrit nga se kishte kërkuar përforcime Komandant, Noti. Deri sa po flisnim më Beqirin,  Abazi po kthehej duke qeshur; a donë trofe lufte? në krah mbante dy pushkë automatike, njëra prodhim jugosllav. Ku  e more? i thash ma dhuroj  një ushtarë serb. Atij nuk i duhej më sepse udhëtoj të Sfeti  Sava. Në radiolidhje kuptuam së Rrasa e Koshares tani më ishte nën komandën e Kryeshefit të Shtabit të GO-3,  Agim Ramadani. Mitralozi  i rëndë serb  që ishte në Rasë të Koshares tani po qëllonte Karakollin e Koshares. Ushtaret trima të Notit po i afroheshin karakollit. Zjarr lufte kishte në terë vijën e zjarrit nga Ujeza , Rrasa e Zogut, Rrasa e Koshares , Vrojtore dhe deri në qafë të Morinës. Një ushtarë përdorte dy tre armë, kështu nga pala  tjetër lexohej sikur kishin për ballë një tog ushtaresh të stërvitur. Tropojanja  infermiere e kthej shtëpinë e vet në një ambulancë lufte, ajo  kishte vendosur infuzionin dy ushtarëve të plagosur. Ndërsa  dy vajzave të veta pak të shqetësuara  u thoshte” gatuani ju s’keni pse shikoni”.Ajo nuk kishte frikë së kullën e saj do ta qëllojnë granatat  serbe, që po shpërthenin  rreth e rreth saj. Mjeket e GO-3 ishin më në vijën e zjarrit me çantat e tyre plot materiale për ndihmë të parë. Ata mbanin në dorë edhe pushkën dhe silleshin herë si mjek dhe herë si luftëtarë varësisht nga nevoja. Në radiolidhje dëgjohej zëri i ëmbël dhe shumë këshillues i Kol. Adem Dahrit nga Çamëria, (Dagllas) për Gjokeri në pranim, ndoshta këtë e quanin epror amerikan, gjeneralët serb. Nata po afrohej dhe shpresa jonë  për fitore po rritej. Nesër do të kemi fitore të reja. Kishim vendos të çlirohemi dhe kishim seriozisht. Vendimi i arsyeshëm prodhon qëndrimin serioz. Kurse qëndrimi serioz vret frikën dhe dilemat.                                                                                                                               

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat