Edhe uji fle, por propaganda kolonialiste serbomadhe antishqiptare kurrë nuk fle!

Opinione

Edhe uji fle, por propaganda kolonialiste serbomadhe antishqiptare kurrë nuk fle!

Nga: Prof.Dr. Mehdi Hyseni Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:52
Prof.Dr. Mehdi Hyseni

Fatkeqësisht, këtë fenomen të shëmtuar antishqiptar nga përvoja e hidhur qindravjeçare e pikëpjekjes së shqiptarëve indigjenë me serbët barbarë-gjenocidalë, ARDHACAKË ("doshlakë") të vendosur në Ballkan, as politika e as historia shqiptare nuk e kanë fokusuar në mënyrë të merituar në asnjërën nga kaptinat e përmbajtjes së tyre zhvillimore dhe vlerësuese të derisotme.

Mirëpo, si rrjedhim i një vakumi të këtillë, edhe në fillim shekullin XXI (2019) si politika, shkenca, ashtu edhe propaganda zyrtare shqiptare janë ende në defensivë , duke kërkuar për ta ndëshkuar "fajtorin e brendshëm", jo për shkak të tradhtisë së interesave të përgjithshme të kombit dhe atdheut shqiptar, por për shkak të qëndresës në mbrojtjen e tij këmbëngulëse nga propaganda luftënxitëse dhe gjenocidi shekullor serbomadh!

Këtë dukuri ANIMOZITETI e provojnë edhe spekulimet dhe heshtja nëpër koluare dhe "kafeqajtoret e kasabave", tani të restauruara në "taverna e piceri" moderne të " autodidaktëve" kuazishkencorë dhe të filozofisë politike, të zhvilluara në stilin "ekuidistnacës" pedagogjiko-gjeografike "prej së largëtës tek e afërta", domethënë mbrapshtë si në kuptimin e tradicionales historike kombëtare, ashtu dhe të asaj shkencore politike të brendshme dhe të jashtme, si rob i abolimit të kolonializmit gjenocidal dhe të imperializmit serbomadh.

Mirëpo, pavarësisht nga motivi dhe prirja "tradicionale" e përshtatjes politikës së inercionit dhe tendencës së "rehabilitimit" të holokaustit serbo-malazez ndaj shqiptarëve, që nga 1878 e deri më sot, ne nuk guxojmë të harrojmë se standardet demokratike, as multietnia e imponuar me serbosllavët kolonialistë, nuk do të japin frytet e njëmendta, po qe se edhe më tej vetëm shqiptarëve në Ballkan u mohohet identiteti kombëtar dhe shtetëror në kolizion me të drejtën e tyre historike, dhe me të drejtën ndërkombëtare, sipas së cilës shqiptarët sikurse të gjithë popujt në botë e gëzon të drejtën e vetëvendosjes.

Andaj, nuk kemi as më të voglën arsye, që të heshtim para këtyre fakteve të pamohueshme si mbi bazën e historikes, ashtu edhe mbi atë të juridikes.

Deri kur "heshtje varri" kundër krimeve gjenocidale të Serbisë?!

As në kuptimin shkencor, as në atë religjioz, heshtja para shfaqjes së çfarëdo dukurie negative, që i kanoset njeriut si individ a një kombi si kolektivitet, mbi këto dy baza, me të drejtë vlerësohet si element i frikësimit, i qyqarllëkut, i injorancës, i oportunizmit, i karrierizmit dhe i egoizmit individual a grupor, ku të gjitha këto veçori shpijnë në krijimin e dyshimit, të humbjes së besimit në vetveten, të konfuzionit ndaj njohjes së vërtetës mbi fenomenet e caktuara në shoqëri.

Lind pyetja, edhe sa do të heshtë inteligjencia dhe politika zyrtare shqiptare, para së vërtetës së pamohueshme, se shqiptarët nuk janë duke jetuar nëpër territore të huaja etnike sllave (Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore), por janë etni autoktone e “paeksportuar” as nga Shqipëria e sot-sotme londineze, as nga  territoret e dikurshme të Perandorisë?

Deri kur do të qëndrojmë indiferent sikurse "pula e qullosur" ndaj akuzave, rrenave, shpifjeve dhe trillimeve të propagandës së zezë dhe të bardhë të politikës propagandistike zyrtare të Beogradit dhe të Podgoricës, se shqiptarët janë: " terroristë, fundamentalistë, separatistë, ardhacakë në territoret serbo-malazeze, maqedone-greke", se “Kosova është Serbia” etj. ?!

 

Deri kur kështu, do të ngulfatemi nga këto shpifje, gënjeshtra dhe akuza të politikës, të propagandës, të kuazishkencës dhe të kishës sllavo-bizantine në Ballkan?

- Prapë lind pyetja, kush, dhe si duhet të përgënjeshtrohen dhe të neutralizohen këto akuza të rënda shpifëse në llogari të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike?

Përgjigjja është e thjeshtë dhe, më se e qartë, ata liderë dhe institucione zyrtare shqiptare, të cilat janë të ngarkuara dhe të autorizuara me detyra, me funksione dhe me kompetenca të caktuara para presidentit, parlamentit, qeverisë, si dhe të akredituara para institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare.

Në rastin e kundërt (jashtë Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore), do të duhej të reagonin subjektet politike shqiptare, përkatësisht përfaqësuesit e tyre, të cilët participojnë në qeverinë dhe në kuvendin e Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe masmediat e pavarura shqiptare, e jo të heshtin pa asnjë arsye( gjoja për të mos e zhbalancuar ekuilibrin e krijuar me shfaqjet e huaja të dëmshme në kurriz të së drejtës historike, të drejtës së vetëvendosjes dhe të politikës parimore shqiptare) para "yryshit" të propagandës antishqiptare, të kuridsur në "kuzhinën" tradicionale të shërbimeve të ndryshme të zbulimit dhe të kundërzbulimit shovinist serbomadh në Beograd, e cila tani është riaktivizuar përmes "fabrikës" së ashtuquajtur Agjencia e Sigurimit Ushtarak e Unionit të SMZ-së (dikur e njohur me emrin famëkeq "KOS" e ish-RSFJ-së, dhe më pas nën sundimin e kriminelit Slobodan Milosheviq) me në krye kolonelin Momir Stojanoviq, i cili sipas Dosjes së Fondit  të së Drejtës Humanirtare në Beograd, sipas raporteve të organizatave humanitare joqeveritare ndërkombëtare, si dhe të Kosovës ka qenë “kolovogja”  i “Operacioni Reka”, që ka kryer krime të luftës në Kosovë.

Thjesht, këtë, tanimë e dinë edhe "vremçat" se heshtja është e barasvlershme me miratimin. Prapë lindë pyetja, pse të heshtim para "kolerës" gllabëruese serbomadhe, kur të gjitha argumentet janë në anën e së vërtetës shqiptare. Historikisht, as në dekadën e fundme të shekullit XX(1990-2000), e as tani në 19-vjeçarin e shekullit XXI (2019), shqiptarët (as teorikisht, as praktikisht) nuk janë shërbyer me doktrinën dhe praktikën e urrejtjes nacionaliste, me politikën, as me propagandën terroriste kundër asnjë populli fqinj në Ballkan, ashtu siç ka vepruar me shekuj, dhe tani sërish (pas dështimit të regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, më 12 qershor 1999, si rrjedhim i ndërhyrjes së Aleancës së Atlantikut Verior-NATO-s) është hedhur në ofensivë propaganda shpifëse antishqiptare e Unionit të SMZ-së, me në krye Momir Stojanovic, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milosheviqit(ish-president i Serbisë, përkatësisht i "RFJ-së"), i cili, edhe pse ka kryer krime të luftës  në saje të “Operacionit  Reka” në Kosovë (1999), ende ndodhet në liri, në poste të ndryshme politike dhe partiake zyrtare të Republikës së Serbisë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat