E zbuloi ujin e nxehtë Bedri Hamza!

Opinione

E zbuloi ujin e nxehtë Bedri Hamza!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 4 prill 2019 Në ora: 23:22
Bedri Hamza

Ditë më parë kur Banka Botërore doli me vlerësimin se Kosova nuk i'a doli t'realizojë apo ma mirë thënë, ka humbur rreth 17 mijë vende pune brenda 2018-tës, vlerësim të cilin e quajti shqetësues edhe ish Kryeministri, akademik Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së dhe njeri nga ekonomistet më t'fortë që ka Kosova dhe rajoni, del Bedri Hamza i PAN-it dhe i hudhë si t'pa vërteta shkencore vlerësimet e Bankes Botërore dhe të akdemik Isa Mustafa, por ky s'është zbulimi, ngase zbulime të tilla, Bedriu i PAN-it i ka t'përditshme...!

Asnjë vëretje e kritikë për PAN-in nuk i pranojnë, ngase janë në nivel detyre dhe t'përgjegjësive, si askush, dhe si kurrë më parë...! Biles, apelon që faktet t'i shohim nga optika "realiste e shkencore" e tyre, dhe jo nga Institucione kredibile nderkombëtare siq është BB-ja e FMN-ja ! Sipas Ministrit të Financave të PAN-it, BB-ja dhe kritikët, kanë përdorë metoda dhe metodologji shkencore t'gabura që kanë sjellë në rezultate të tilla, t'pa sakta dhe t'pa qena...! Shkurt Jakup: Ekonomia e Bedrisë dhe e PAN-it po shkëlqen, por neve s'po shohim o s'duam t'shohim relitetin.

Zbulimi i Minsitrit të PAN-it Bedri Hamza dhe me gjasë i gjithë PAN-it n'shtet-kapje: Braktisja dhe boshatisja e Kosovës nga qytetarët, përkatësisht largimi nga atdheu dhe emigrimi jashtë atdheut, nuk bëhët për shkak të papunësisë, pa-perspektivës dhe humbjes së shpresës së qytetarëve se Kosova është vend normal, e mundësive të barabarta dhe aty ku e ardhmja është e ndritur dhe e sigurt...!

- Jo tha tutje, ministri i PAN-it, Bedri Hamza, këto s'janë arsyet e ikjeve n'mundësinë e parë të dhënë, ngase po ikin edhe t'punësuarit, të profilizuarit dhe ata me përgatitje superiore, si mjekët, arkitektët dhe specialistë t'fushave të ndryshme, për çfarë neve si Qeveri s'mbajmë përgjegjësi, ngase e gjithë kjo tanimë është trend që po ndiqet gjithandej dhe e vetmja arsye e këtij trendi është se Kosova s'është Gjermani, dhe as Zvicër e Austri, përkundër progresit dhe perspektivës së lakmushme të Kosovës me Qeverinë e PAN-it...!

Sic duket, Bedria ose nuk ka përjetuar e shijuar kurrë bukën e idhët-pelim t'mërgimit, ose luan idiotin e PAN-it ! Po kush lëshon dhe i'a kthen shpinën vendlindjes dhe At-mëmëdheut për qejf dhe pa t'ardhë laku n'fyt, o hardup ? Ti dhe PAN-i, pjesë e t'cilit je e keni vrarë t'ardhmen e brezit, perspektivën e vendit dhe vetë lirinë e shumë pritur e t'shtrenjtë paguar të Kosovës martire...! Zoti bre u vraftë, amin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat