20 vjetori i holokausit në Bllacë!

Opinione

20 vjetori i holokausit në Bllacë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:09
Ismail Muçiqi

Qindra mijëra shqiptar, të përndjekur me dhunë nga policia dhe ushtria serbe u dërguan me trenin famkeq të Millosheviqit jashtë tokës së Kosovës, për tu vendosur në mes të dy zonave kufitare Kosovës dhe Maqedonisë në Bllacën famkeqe. 

Serbia nuk zgjodhi shqiptar të pasur apo të varfuar, intelektual, puntorë apo analfabet, femër apo mashkull, fëmij apo plak, të sëmurë apo të palëvizshëm, por në mënyrë të pamëshirshëm bëri spastrim etnik në Kosovë.

Ështe e paharrushme për të gjithë ne që përjetuam tmerrin e kampit të Bllacës, ato ditë të vështira në hapsirën qiellore, pa kulëm mbi kokë, pa energjei elektrike, pa lidhje telefonike, pa veshmbathje e besa 2 ditë e para edhe pa ushqim.

Gjatë këtyre ditëve të tmerrshme në kampin e Bllacës ku ishim të rrethuar nga ushtria serbe dhe ajo maqedone nga dy anët e kufirit, na vdiqën 13 persona. Po mos të ishin Shoqatat Humanitare, Kalliri i Mirësis, Erhilavi i Shkupit dhe Muzli Kompani, sigurisht se pasojat kishin me qenë edhe më të mëdha.

Është e paharrushme për ne që e përjetuam këtë tmerr se edhe natyra në ato ditë na e kthejë shpinën, shiu që ra pa ndërpre disa ditë me radhë, bëri që shumë të sëmur të kërkojn ndihëm mjeksore dhe të dërgohen përmes Shoqatës Humanikos dhe Kryqit të Kuq në spitalet e Shkupit.

E shenova këtë tekst duke ndjerë vetën përgjegjës që ti them disa fjalë për këtë ngjarje të kobshme, që do të mbetet në faqën e zezë të historisë të politikës serbe dhe të Sllobodan Millosheviqit. 

Isha përgjegjës i këti kampi të refugjatëve, bashkë me shumë shok u munduam ta bëjmë atë që ishte e vështirë për ta bërë.

Por edhe këtu humanizmi njerëzor nuk mungojë, sidomos nga shqiptarët e Maqedonis, e më vonë në saje të intervenimit diplomatik të shteteve demokratike në krye me Amerikën, shpëtuam nga katastrofa humanitare. Këtë duhet ta dinë dhe mos ta harrojnë gjeneratat që lindën pas luftës dhe të cilat një ditë do ta marrin në dorë fatin e Kosovës.

Ismail Muçiqi ish mbikqyrës i kampit të Bllacës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat