11 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Opinione

11 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:57
Ismail Muqiqi

Sot u bënë 11 vite kur populli i Kosovës përmes votës së lirë, përmes institutcionit të Parlamentit miratoj Kushtetutën e vetë si aktin më të lartë juridiko-politik.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përcakton bazamentin dhe kornizat e shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Gjatë periudhës 11 vjeqare, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ishte "gardian" i ndërtimit dhe ruajtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut të qytetarëve pa dallim feje, etnie apo përcaktimi politik.

Ky akt juridik gjatë kësaj periudhe u përkrahë dhe u mbështet edhe nga Komisioni i Venecias.

Po ashtu u vërtetua se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është një ndër kushtetutat më të avancuara të shteteve demokratike.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për qështjet të ndryshme u respektuan nga qytetarët, shoqëria civile, institutcionet dhe nga partit politike pa ndonjë vështërsi të madhe.

Kur flasim për 11 vjetorin e aktit më të lartë kushtetues të shtetit të Kosovës, duhet patjetër të nënvizojmë edhe disa vështërsi që pati Gjykata Kushtetuese, në disa nene të Kushtetutës të cilat mendoj se është e rruges që të harmonizohen me nevojat e ndërtimit të shtetit.

Pengesë në disa nene të Kushtetutës padyshim është "Plani i Ahtisarit" i cili u jep të drejta maksimale pakicës serbe në marrjen e vendimeve të mëdha për shtetin. 

Kjo u vërtetua edhe në rastin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, ku përmes Kushtetutës kërkohej pëlqimi dhe miratimi i shumicës së komuniteteve pakicë, ku pakica serbe përmes Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, bëri obstruksione dhe bllokojë punën e Parlamentit, në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Vështërsit tjera u panë edhe në zgjedhjen e antarëve të KQZ-së, institutcion ky shumë i rëndësishëm për funksionimin e sistemit zgjedhor.

Se sa do të jetë funksionale dhe e besushme Gjykata Kushtetuese duke ruajtur reputacionin e saj, varet edhe nga presioni publik i qytetarëve, shoqëris civile, partive politike dhe mekanizmave tjerë të demokracisë.

-Andaj në fund të këti përvjetori parimet bazë të Kushtetutës së Kosovës, duhet të respektohen përmes sundimit të ligjit, përmes institutcioneve legjistlative dhe ekzekutive, duke mbrojtur sovranitetin, barazinë e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. 

Në këtë drejtimë padyshim duhet respektuar përdorimin e gjuhëve dhe respektimin e simboleve të të gjitha etnive, të barazis qytetare, trashigimin kulturore dhe fetare, forcimin e ekonimisë, lirin e lëvizjes, lirin e shprehjes dhe ndarjen e pushteteve dhe të drejtat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat