Mjaft me analfabetizëm

Opinione

Mjaft me analfabetizëm

Nga: Ejup Berisha Më: 9 prill 2019 Në ora: 18:13
Ejup Berisha

Po te kishin kryer ndonjë shkollim Kryetarët  e Partive politike shqiptare në RVM sot nuk do te ishin këta që janë të pandjeshëm dhe indiferent ndaj neve shqiptarëve dhe fatit tonë kombëtar këtu në këtë shtet. O Kryetar partishë po të ishit me të vërtetë të  shkolluar nuk do të lejonit analfabetizimin e popullit shqiptar ne shekullin 21 pra në shekullin e Përparimit shumë të madh të Arsimimit, Edukimit dhe Shkencës.

Po te kishit shkollë të kryer ju nuk do të lejonit pajisjen me diploma false të një pjese tanimë bukur të madhe të popullatës shqiptare në RVM. Po të ishin të shkolluar Kryetarët e Partive politike nuk do te lejonin që të vritet inteligjenca kombëtare.

Lejimi i ardhjes në shprehje dhe dominimit të analfabetizmit është ngjarje më e rëndë se shpërthimi i ndonjë bombe të shkatërrimit masovik të një kombi. 

Po të ishin munduar pak në shkollë këta si kryetar partishë nuk do te ishin të  rrethuar me analfabet injorant, faqezi, dhe keqbërës të klasit të parë. Po të kishim Kryetar të Partive të shkolluar sot ne do të kishim bashkim kombëtar dhe përkrahje të shqiptarëve nga shqiptarët e jo përkrahje të kombeve të tjera në politikë nga shqiptarët. Njerëzit e shkolluar nuk I shesin interesat e kombit dhe kombin në tërësi për një tender e as po tu ofroheshin 99 tenderë .

Po të ishin të shkolluar Kryetarët e Partive politike këtu ne do të jetonim të lumtur, të disponuar dhe shumë të gëzuar e nuk do të mendonim që ta braktisim vendin po do të rrinim këtu që bashk me Kryetarët e partive që të kontribuojmë për mirëqenien, përparimin e zhvillimin me qëllim që ti arrinim  të gjitha të mirat e tjera të kombit tone.

Shkollimi i vërtetë krijon mrekullira e ai falsi krijon shumë dëshpërime dhe tragjedira individuale dhe  kombëtare. Prandaj Kryetarë të Partive shkollohuni dhe edukohuni pak ju lutem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat