Despotet rrëzohen me shpërthimin e popullit në protesta

Opinione

Despotet rrëzohen me shpërthimin e popullit në protesta

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 10 prill 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Despotët, diktatorët edhe përkundrejt jetës së tyre luksoze dhe shtypjes së popullit gjithmonë e kanë pësuar keq, kur i ka kapur stuhia apo shpërthimi i popullit. Në vitet e 90-ta diktatori dhe satrapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç pasi i zhvilloi katër luftëra në ish-Jugosllavi që nga Sllovenia e
deri në Kosove për te krijuar Serbin e Madhe, por nuk ia doli. Bëri masakra të mëdha,por të gjitha i humbi. I ndodhi stuhia dhe shpërthimi i popullit.

Protestat për disa muaj nuk u ndalen ditë e natë. Më në fund e mundi populli. Kryeministri i atëhershëm Zoran Gjingjiq urdhëroi policinë dhe në shtëpinë e vet e arrestoi, e futi në burg dhe e dërgoi në Hage ku e priste gjykimi për krimet e bëra,e sidomos për ato në Kosovë. Arrestimin e tij Kryeministri i Serbisë Gjingjiq e pagoi me koke, të cilin e vranë Falangat e Klanit të Zemunit pro Millosheviç.


Por, a do të pret i njëjti fat edhe pinjollin e tij diktatorin dhe despotin Aleksander Vuqiç, i cili ka krijuar errësirë të plotë, varfëri dhe skamje në tërë Serbinë. Si duket do ta këtë të njëjtin fat. Qe sa muaj në tërë Serbin ndodhi populli, protestat po bëhen gjithnjë e më të mëdha,më të fuqishme. Kërkohet dorëheqja e tij, arrestimi i tij deri në kërcënim me vrasje. Si do të përfundojë ky diktator do shohim së shpejti, por përfundimin e ka të keq, të zymtë.

Edhe në Shqipëri Edi Rama i ka te gjitha tiparet e një diktatori mafioz, i cili e bëri vendin rrëmujë me çmendurinë e tij i cili as vet nuk dinë se kah po shkon, çka bën si vepron, e ka kap shtetin ku korrupsioni dhe papunësia janë të larta. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë nuk po ikin më shumë të rinjtë se sa gjatë sundimit të tij. Populli i Shqipërisë gati se është përgjysmuar. Bënë pazare me Grekët për detin e Jugut më të pasurin në Adriatik me naftë.

Kurse këndej përzihet në Kosovë për korrigjimin e kufijve. Për këtë është lidhë edhe me djallin serb për ta shkatërruar Kosovën. Mu për këtë arsye edhe ky është përfshirë nga protestat e mëdha disa muajsh njëherë nga studentët e tani i ndodhi populli, kërkon dorëheqjen e tij, apo edhe rrëzimin e tij nga pushteti. Është për së tepërmi arrogant, injorant, trap dhe i pagdhendur. Përfundimin nuk e ka të gjatë,sepse protestat po janë gjithnjë e më të fuqishme. Populli do që ai të ikë nga pushteti sepse atë e rrëmbeu me vota të shitura.

Dhe i fundit despot qëndron në këto troje  është Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ky njeri nuk la gur pa e rrëzuar, në emër të luftës, për ta kapur dhe pushtuar shtetin. Shokët e tij të luftës që e kapën shtetin të gjithë u korruptuan, u pasuruan me hajni, vjedhje dhe plaçkitje. Është një njeri që punon për vete nuk është aspak transparent, nuk është unifikues i popullit përkundrazi populli e injoron, askush nuk i shkon në zyre nga liderët e partive politike. Thjeshtë te ky njeri interesi personal është më i madh se sa ai i popullit. Interesi i tij personal është aq i madh sa që ai për këtë edhe e shkatërron shtetin. Gjatë sundimit të tij për gati një dekadë populli u varfërua, e humbëm Veriun e Kosovës, i humbëm Çakorrin krenarinë e Kosovës. Është rrezik që ta humbim edhe Veriun e Kosovës, përmes idesë së tij për copëtimin, ndarjen apo korrigjimin e kufijve për shkak të rehatisë së tij.

Ligjet e as Kushtetutën e vendit nuk e përfillë. bile kërkon të ndërrohet për t`i realizuar interesat e tij personale, për ta realizuar ikjen nga kapja e Hagës. Prokuroria dhe gjykatat janë të kapura. Korrupsioni po lulëzon. Rinia po ikë nga vendi bile edhe më shumë se sa ne kohën e diktaturës. Edhe në Kosovë ka fillu të lëvizë,të ndodhë populli. Shpërthimi po i afrohet pikës së vlimit dhe protestat e popullit veç që s`kanë filluar. Do të jenë protesta të rrepta, të ashpra por të dinjitetshme deri në largimin apo rrëzimin e tij nga pushteti në të gjitha strukturat përmes të cilave ai e ka kapur shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat