Kosova pa udhëheqje kredibile, opozita e pavendosur dhe jo unike?!

Opinione

Kosova pa udhëheqje kredibile, opozita e pavendosur dhe jo unike?!

Nga: Hafiz Shala Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:21
Hafiz Shala

Përderisa Franca dhe Italia dënojnë gjenocidin ndaj Ermenve që ushtrojë Turqia, ndaj gjenocidit serb në luftën e fundit ndaj Kosovës, Bashkimi evropian për turpin që nuk e fshehë, në mënyrë shumë të butë dhe sa për sy e faqe thotë  diçka që nuk ja vlen as të përmendet pasi Vuçiqi dhe ministri serb u shpreh më urrejtje ndaj viktimave që i shkaktojë shteti i një populli më barbar qe e njeh historia e njerëzimit.

Por, kështu është kur shteti sundohet nga njerëz të cilët praktikisht as që e meritojnë të ua përmendim as emrat e as postet që gjoja i mbajnë respektivisht  i abuzojnë duke i keqpërdorur për interesa partiake e personale respektivisht për klanet e tyre jashtë çdo rregulli, norme ligjore e demokratike.

Ditë më parë e kam cekur se çka do të ndodhte me Kosovën po mos të ishin ambasadorët e shteteve mike të cilët  praktikisht vendimet përfundimtare merren pas reagimeve të tyre kur po e shohin rrezikun së çka do të ndodhte më Kosovën sikur ata mos të reagonin më kohë ani pse këta që janë përgjegjës në krye të institucioneve më kryeneqësi dhe si të llastuar sillën në mënyrë infantile dhe jo mirënjohese ndaj miqve të sinqertë dhe kujdestarë për ta ndalur të keqen.

Është e papranueshme dhe e poshtëruese kur bartësit e posteve nga ana e pakicës serbe në vende që të kërkojnë falje për gjenocidin, spastrimin etnik dhe dhunimet ndaj femrave shqiptare nga  pozita se ata jetojnë në Kosovë dhe marrin paga nga taksapaguesit e këtij vendi, duhet bile që pavarësisht së sillet Serbia, ata të kenë një qëndrim ndryshe. Fqinjësor si bashkëqytetar e jo t’i poshtërojnë kufomat që i  shkaktuan kriminelët serb nën udhëheqjen e Hitlerit të Ballkanit të cilit ja ngritën përmendoren në veri të Mitrovicës para syve të udhëheqjes kriminalo hajdute të Kosovës të cilët deri në ditën e sotme më sa e dijë unë as që reaguan  e as që e larguan atë  guri të turpit të shekullit 21. Duhet të ja dorëzojnë. bashkëpunëtorit dhe bashkëmendimtarit të tij të ngushtë në krye të shtetit serb e i përkëdhelur dhe i përkrahur nga Mogherini respektivisht Evropa ani pse, jo e tëra.

Nuk është kurrfarë befasia që serbet në veri sillën ma lirshëm së në Serbi dhe se Serbia sillet sikur Mitrovica të ishte në territorin e saj.

Dhe, e gjithë kjo ndodhë në sytë dhe dijeninë e Evropës e cila sa dukët zonja Mogherini  ishte përfaqësuese autentike e  saj më sjelljet dhe qëndrimet e saj haptas  në anën e Serbisë në të gjitha takimet dhe format tjera të paraqitjes së sajë. Prandaj edhe dështoi në ketë  mision.

Kësaj, më së shumti i ka kontribuar me nder më thënë i zoti (pas) shtëpisë i cili ju bashkangjit valles së mercenarëve të Serbisë më Edi Ramën e  Baton Stanishiqin në shërbim të Vuçiqit.  Pas reagimit të zonjës së nderuar,  Kancelares Merkel, disi sikur më ju  pas shurdhuar pipi i  të gjithë këtyre që i përmenda duke mos i harruar as anëtarët e  grupit të diversitetit për bisedime më Serbinë të kontrolluar dhe të diktuar nga ai që po punon ditë e natë për interesa të Serbisë duke tentuar që më fraza bajate e të pakuptimta  për korrigjimin e kufijve t’i mashtrojë që të gjithë vetëm që të ia arrijë qëllimit për zvogëlimin e shtetit të cilin miku i Kosovës dhe shqiptarëve sa po duket siç thotë populli pa hile, Gjermania ua prishi planet ogurzeza të kësaj ideologjie që mbetën  gojëhapur e symbyllur. A nuk ka vend që të përmendët dëshmia e gjenocidit dhe e ekzodit që Serbia i  bëri popullit të Kosovës njëzet vjet më parë kur dje u inaugurua në mënyrë simbolike përkujtimorja e Holokaustit me sjelljen e trenit simbol dhe dëshmi për krejt botën përpos Serbisë në Bllacë ku më dhunë u përzunë nga shtëpitë e tyre gra, fëmijë e pleq në atë golgotë të paparë pas  luftës së Dytë Botërore  më zhdukjes se popullit hebre nga Hitleri.

Pse, asnjeri prej udhëheqësve nuk po është në gjendje që haptas dhe në mënyrë direkte në prezencën  e  përfaqësuesve të  Evropës të  ja thonë troç Vuçiqit respektivisht Serbisë së, le që nuk kërkojnë  falje për gjenocidin por, për ditë në mënyrën më poshtëruese e nënçmuese ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës duke i nxitur dhe udhëzuar serbët e veriut si të veprojnë si të sabotojnë dhe injorojnë strukturat udhëheqëse dhe shtetin e Kosovës, ndërsa në anën tjetër ankohet për taksën dhe vajtojnë për të drejtat e serbëve që po u cenokan  duke harruar sjelljet dhe që ushtrohet  ndaj shqiptarëve  të Kosovës  Lindore. Për mua, ma shumë  do të kishte efekt të vihet reciprocitet i  tërësishëm  në marrëdhëniet më Serbinë e jo vetëm përmes taksës.

Si mundë të lejohet që përfaqësuesit serb të Kosovës të sillën në mënyrë injorante dhe nënçmuese e abuzuese ndaj shtetit të Kosovës?.

Ministrat( dorën në zëmër Kryeministri kësaj here mos i qoftë për kob, veproi  mirë më shkarkimin e atij këlyshi të Millosheviqit për shprehjet e tij urrejtëse), nuk respektojnë vendimet e Qeverisë, Parlamentit dhe organeve tjera shtetërorë por së par kërkojnë mendimin e Serbisë për çdo veprim.

Pse u jepen paga për punët që nuk i kryejnë qoftë si deputet  qoftë si ministra  ose  çfarëdo shërbimi që ju besuan. Pse?

Pse shteti Kosovës nuk kërkon zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve  dhe shkrimeve si dhe simboleve shtetërore. Në veri të Mitrovicës, nuk i vjen era Kosovë. Flamuj, mbishkrime statuja  që të gjitha pasqyrojnë Serbinë, asgjë kosovare. A mos duhet vallë të kërkohet pëlqimi i Serbisë?! Atëhere,  pushtetar të panderë, të padijshëm dhe të paguximshëm, pse nuk largoheni?  Pra, ju e sollët Kosovën dhe e katandisët në ketë gjendje mjerimi në të gjitha aspektet.

Ju, pushtetar,  që sa po dukët jeni pa kurrfarë ndjenjave të përgjegjësisë apo siç thotë populli e keni lëkurën më të trashë së të elefantit dhe nuk hetoni  jo vetëm kur ju pickon miza por as kur ju kafshon ujku.

Fajtor të  pamohueshëm për ketë gjendje të krijuar jeni ju por,  mos të  sillet aq komode  as  opozita cila as nuk grahët e as nuk ngrehët. Ky është mjerim. Jeni kurth aq keq sa që nuk po mund të dilni nga ky rreth vicioz sepse, as nuk po mundë ta shkarkoni Qeverinë  as nuk po mundë të sillni vendime të mëdha, pra, keni mbetur në baltën më të thellë nga e cila vetëm reagimi gjithëpopullor për të ju larguar nga pushteti, do të sillte rezultate dhe definitivisht çlirim nga ju në krye të shtetit.

Paralajmërimi  i protestave në njërën anë dhe distancimi i  një pjese të opozitës në anën tjetër, është mizerie, është vdekje për së gjalli, është dorëzim para bandave hajduto- kriminale të cilët nuk kanë të ndalur më  agjendën e tyre për të vjedhur e  keqpërdorur sa të mundën deri në largimin  të cilët nuk do ta bëjnë vetë nëse populli nuk i përzënë. Nuk  mundë të durohet ma sepse Kosova po zbrazët, tani jo nga Serbia por nga ju pushtetar. Çfarë sjelljeve të përfaqësuesve të popullit  kur në rëndë të ditës ishte egzidi i të rinjve e të rejave nga Kosova. Turp. 15 deputet qëndrojnë në sallë.

Ju, nuk po gjeni kohë për tu marrë më këto punë “ të vogla “ sepse jeni të zënë  keq nga drejtësia të cilën nuk po e leni të funksionojë  dhe nën ethët e Gjykatës Speciale që ja sollët vendit e cila nëse vepron drejtë, do ta çlirojë  Kosovën nga ju dhe UÇK-së do të ja zbardhë fytyrën sepse ajo nuk ishte ju, ajo ishte populli që u organizuar për ta mbrojt pragun e shtëpisë dhe shtetin e Kosovës e jo për  tu pasurue, përfituar dhe për të sunduar pa kurrfarë dije e merite.

James Rubin, mik i shqiptarëve dhe bashkëudhëtarë në Rambuje dhe bisedat tjera për Kosovën, në mënyrën më miqësore dhe të sinqertë ju tha: krahu i luftës duhet të largohet nga politika. Unë, do ta përsëritesha ish ambasadoren e SHBA- në Kosovë e cila nga zemra e plastë tha: e keni dhie punën.

Ikni sa ma parë më hatër o më dhunë. Nuk keni më vend në udhëheqje më shtetin. Nuk dini, nuk e meritoni, jeni të zhytur në të gjitha të këqijat. IKNI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat