Rrëfimi i lokës për ditën e luleve

Opinione

Rrëfimi i lokës për ditën e luleve

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 12 prill 2019 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Edhe pse është një kohë e kaluar, që rrumbullakson 20 vite të plota, por ajo që është e përjetuar rëndë nuk mund të harrohet lehtë, sepse jeta njerëzore nën çfarëdo rrethanash, kurrë nuk pushon që të ketë kuptim, duke mos i humbur shpresat dhe vlerën e identitetit të vet. Ishte 14 prilli i vitit 1999, e tërë Kosova ishte rrëmujë dhe në flakën e luftës, kudo kishte grupe dhe forca të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serb, të cilët nuk kursenin asnjeri dhe shpeshherë edhe pa paralajmërim rrefallet e tyre shkrepënin mbi qenjët e pafajshme njerëzore.

Nuk ishte askush i fshatit që mund ta shija me sy, përveq disa grupe qejsh, që kacafytëshin rrugëve në hymje të qytetit dhe kisha frikë se po më vërsulën nga çasti në çast, sepse dukeshin shumë të egërsuar, edhe plaku i jem më tha mos shko sot në qytet, se po ta humbin “farën” çfarë situate është, por unë u bëra kryeneqe dhe u nisa e ecja pa u ndalur me një shkop dhe disa gjethe lulethanash në dorë, e kisha mendjen të shkojë në kishë, ndoshta do të gjejë njeri për ditën e luleve, të shoh edhe meshën e kësaj dite, në kishën e shën Ndaut, apo të shën Palit, në Gjakovë.

Rruga që qonte prej fshatit Osek Pasha, deri në qytet kalonte përbri ish-Kombinatit të tekstilit “Emin Duraku”, aty në një rrugicë të fshehur gjindeshin disa atoblinda me plot polic dhe ushtar dhe disa prej tyre më ndaluan, dhe më pyetën në gjuhën e tyre, por nuk i kuptova dhe njëri prej tyre foli shqip e më pyeti ku po shkon “stara”, duke ma drejtuar tytën e pushkës, a e dinë se nuk guxon me hy në qytet dhe më urdhëroj të kthehem mbrapa... Në ato çaste shumë pak dija për vetëvetën dhe shumë pak frikësohesha për asgjë tjetër, vetëm një fjalë ishte në mendjen time, e thërrisja Zotin, dhe ai më dukej se më përgjigjej në këtë hapësirë të nxirë...

Një kohë të shkurtër ndejta e gjunjëzuar në atë vend dhe i luta të më lejonin të vazhdojë rrugën time dhe përsërisja me vete lutjet e Zotit që të na ndihmoj, ta ndihmojnë këtë popull të vuajtur nga këto egërsira. Më kujtohej edhe ky vend, që ishte pusia dhe pika më e rrezikshme e këtij rajoni, ku kohën e fundit policia dhe paramilitarët serb i zëshin pozitat po në këtë vend dhe nga kjo pikë e fshehtë janë vra edhe shumë të rinjë shqiptarë, që pushteti okupator i kishte në shënjëstër, që një ndër ata që u vra nga pusia e armikut në këtë vend ishte edhe i riu Luigj Mataj, nga Novosella e Epërme.

Në ato çaste u dëgjuan disa ushtima të aeroplanëve të NATO-s, dhe unë mbeta e vetme, sepse policët dhe ushtarët që më muarën në pyetje ikën, u fshehën dikund edhe unë e vazhdova rrugën time për në qytet. Në hymje të qytetit, njeriu e kishte përshtypjen se nuk ekzistonte ndonjë njeri, ndërsa shumë shtëpiave u dilte një tym i zi, dhe unë hap pas hapi arrita deri te “Lama e druve”, në rrugën që më qonte te kisha, ku më frikësoi shumë pamja e trishtueshme e përgjakjeve dhe zhdarravitja e disa kufomave që i shikoja qoshëve të rrugës, përmes të cilave kalova si e habitur...

Duke u munduar të përmbahem nga këto momente të trishtueshme dhe nga lotët e fshehur në shpirt, e ndjeja edhe një ftohtësi në vete dhe mëzi i lëvizja këmbët, dhe përshpëritësha më vete se, a ka zot edhe për këtë popull, dhe përveq kësaj, unë nuk do të heq dorë- të dorëzohem nga kjo rrugë, deri te qëllimi i im për të shprehë ngushëllëllimet dhe lutjet e mia për këtë popull, sepse “dikush” ekziston lartë dhe Ai, nuk pret nga ne të dëshprohemi edhe në këto ditë të vështira.

Arrita deri te kisha e shën Ndaut, oborri dhe brenda kishës kishte plot ushtar dhe polic serb të armatosur, të cilëve u ra në sy fytyra e ime e vetme civile dhe njerëzore, me çrast nuk e di se çfarë përshtypje u bënte dhe si në ëndërr nuk e besonin prezencën time në ato çaste të asaj flake të luftës. Edhe pse kisha e shënNdaut ishte plot me njerëz ushtarak të uniformuar, që e kishin edhe pamjen e ç’akordueme dhe jo njerëzore, tentova të hy brenda saj dhe të kryej obligimet e mia fetare në këtë vend, ata më ndaluan dhe më kërcënuan, duke më thënë, zhduku vetë se të zhdukim ne, edhe më keq...

Përballë kësaj kishe, qëndronte edhe kisha e shën Palit, që kishin një distancë të vogël në mes vete, që i ndante vetëm rruga kryesore, me ç’rast e kalova rrugën dhe e preka dorëzën e derës së saj, ku brenda gjeta vetëm fratin Marjan Lorenci, i cili qëdronte i përkulur para iltarit dhe tempullit të kësaj kishe, duke i bërë lutjet e veta, të cilin policia e okupatorit e kishte malltretuar disa herë, për gjëja që kishte fshehur armët e UçK-së, në kishe.

Po sa e kthej kokën frati më vërejti, fjalët e tij të para ishin, pse loke sot në këtë ditë erdhe në kishë, a u frikësove rrugës? Unë nuk ngurrova dhe i thash, më shumë u frikësova qejve, që ishin egërsuar dhe kjo ditë është dita e luleve, që e kemi gjithmonë në traditat tona, edhe sot në këtë kohë të vështirë e vendosa të kryej obligimet dhe lutjet e mia, që të na ndihmojë zoti dhe të dalim prej kësaj krize dhe egërsie çnjerëzore.

U përpoqa të sqaroj priftin se dua të rri edhe pak më gjatë në lutje, por kërkesa e ime u refuzua menjëherë, duke e kuptuar situatën e rëndë të luftës që ekzistonte, i cili më përcjelli deri te dera e kishës dhe më uroi që të mbërrijë shëndosh në shtëpi. Besimi, apo religjioni mbeti gjëja më e sinqertë imagjinuese e lokës, që thellësia e forca e besimit religjioz, do e mbështesin në situatat e tilla dhe lufta e rrezikshme që e kishte përflakur vendin dhe popullatën shqiptare të Kosovës.

Rastin më të rëndë lokja Grishë e përjetojë edhe disa ditë më parë gjatë kësaj kohe, kur një grup plicësh, në krye me M.Preshoviqin, në një mëngjes të hershëm i hynë brenda në shtëpi pa paralajmërim, duke kërkuar djalin e saj Nikollën, të cilit i kishin rënë në gjurmë, se ky u bante ushqim dhe paisje ushtarake UçK-së, në Zonën e Dukagjinit, por për fat nuk gjetën asnjeri, përveq plakut dhe plakës së kësaj shtëpie, për të cilën bëhët fjalë.

Dhe pas shumë malltretimëve të plakut dhe plakës të cilët nuk pranuan asgjë për veprimtarinë e djemve të tyre, kryepolici Millutini, i muar me veti dhe i burgosi dy pleqtë, duke i mbajtur ndaras disa ditë në burgun famkeq të Gjakovës, pa ngrëne dhe pa pirë, i cili burg ishte plot e përplot me shqiptarë të moshave të ndryshme, të cilët ishin fajtorë përshkak se jetonin robër në trojet e veta!...

Ky ishte rrëfimi i lokës Grishë, e cila tani këto ditë i mbush 83 vjet, por kur e pyesim, çfarë është dita e luleve sot, ajo ofshanë dhe thotë: “Sot janë ditët më të bekuara e luleve tona” , por më vjen keq se, nuk jemi tu e kuptue dhe nuk jemi tu ditë me i ujitë këto lule aqë të bukura!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat