Votat për Blerimin, qortim i simpatizantëve ndaj BDI-së

Opinione

Votat për Blerimin, qortim i simpatizantëve ndaj BDI-së

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:39
Sulejman Mehazi

Çfarë mençurie do të ishte sikur militantët e simpatizantët e BDI-së këtë herë për kryetar shteti të kishin votuar Blerim Rekën e kurrsesi Pendarovskin! Një vërejtje e mirë do të ishte edhe për vetë partinë e BDI-së dhe Ali Ahmetin.

E pse ta dëgjoni Aliun kur asnjë farë dobie s'keni jo vetëm ju si anëtarë e adhurues, por edhe vet partia e BDI-së.

Vlera e votës suaj do jetë që Ali Ahmeti t'ia shtojë dëshirat politike Zoran Zaevit e jo juve. Haptazi shihet se BDI-ja  për t'ia plotësuar LSDM-së planin me ju luan cjapin.

Vota juaj s'ka të bënte as për interesat tuaja e as për interesat e partisë suaj të BDI-së. Edhe nëse e doni Ali Ahmetin e votoni kundër tij, kurrgjë s'humb as ai, as partia e tij e as ju votues të nderuar të BDI-së.

Edhe nëse votoni Blerim Rekën, përsëri partia e BDI-së do jetë në pushtet, vota për Blerimin do jetë vetëm qortim i anëtarëve ndaj Ali Ahmetit.

T'ia bëni me dije kryetarit tuaj, Ali Ahmetit, se ka hyrë rrugëve të turbullta politike, se drejtimi politik i tij është kthyer drejt LSDM-së e jo drejt kërkesave politike shqiptare.

BDI-ja e Ali Ahmetit në vend që t'ia merr shtatëdhjetë mijë votat që ia mori Zaevi gjatë Zgjedhjeve Parlamentare, po edhe Lokale, tani me Zgjedhjet Presidenciale partia e çlirimtarëve, politikisht, turbullohet e nogdaunohet edhe më shumë duke ia dhënë edhe ato pak votat e mbetur vetëm e vetëm t'ia bëjnë qejfin e ta marrin me të mirë Zaevin e Pendarovskin, vetëm për dy qëllime e për asgjë tjetë, për dy gjëra: për disa ambasadorë e konsullë dhe për t'i amnestuar të korruptuarit e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat