Odave të Drenicës dhe skutave me Vuçiqin, nuk shkojnë bashkë

Opinione

Odave të Drenicës dhe skutave me Vuçiqin, nuk shkojnë bashkë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 13 prill 2019 Në ora: 00:09
Pamje nga ndeja e presidentit

Pas skandaleve dhe veprimeve antikombëtare, nuk mund ti mjegullosh me ndeja gjoja me popullin e Drenicës të cilit ja qite faqen e zezë anipse ky as nuk është Drenicë e as Drenica nuk është sikur ky. Kanë thënë se që çdo fis e ka nga një pis.

Ky, filloi ditëve të fundit gjoja ta “ ashpërsojë “ vokabularin ndaj serbëve siç paska deklaruar se ata të cilët refuzojnë detyrat që ju besohen, nuk do të kthehen në të njëjtat detyra apo vende pune.

Kjo, vërtetë duhet të ishte ashtu, por këtë kurrë më parë nuk e deklarove e as nuk veprove. Tani, si të besohet!

Me sjelljet, deklarimet dhe veprimet të deritanishme, këto mund të hudhën në shportë, sepse këtij kurrë nuk i ka pre dhe as që i pret sopata në një vend.

Sipas asaj fillozofisë së odave, nëse del me e vra dikënd për të marrë hak, por nuk e qëllove, ajo konsiderohet hakmarrje dhe e ke borxh një gjak.

Ky, u angazhua maksimalisht që t’i zbatojë idet e Vuçiqit respektivisht të Dobrica Qosiqit për ndryshim të kufijve dhe kur i tërë populli e la me gishta në gojë për turpin dhë aktin e tradhtisë ndaj atdheut, tani po provon që atë ta mjegullojë me sjelljet e tij artificiale ashtu siç e ka traditë t’ua mjegullojë njerëzve mendjen e trurin se tani na u bë “njeriu i popullit”. Tradhtia dhe burrnia siç do të thonin të vjetrit, kurrë as nuk kanë shkuar e as që shkojnë bashkë.

Ky, nuk i doli në mbrojtje Drenicës, respektivisht popullit të saj duke ia përplasë në fytyrë dostit të tij Vuçiqit, duke ia treguar masakrat e familjes Delijaj dhe foshnjët e masakruara që e tronditën botën.

Drenica ka qenë gjithmonë cak i sulmeve të Serbisë gjatë gjithë historisë dhe i ka heronjët dhe tribunët që kanë qenë shembull për shqiptarinë.

Nuk e përmenda familjen e Jasharajve se u bë simbol i rezistencës kombëtare, por i mora shembujt tjerë me të cilat foto jemi dalë në një dëgjim pranë Kongresit Amerikan i udhëhequr nga Kongresmeni Tom Lantos pas sulmeve në Likoshan në shkurt të vitit 1998 me fotografi tmerruese për ta kuptuar seriozisht qëllimet e Millosheviqit për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Kurrë nuk do t’i harroja lotët e atij Kongresmeni si përjetues i hollokaustit si hebre nga Gjermania naciste në krye me Hitlerin. E Millosheviqi me Vuçiqin asgjë më lehtë as më pak nuk bënë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Dhe, ti për një moment e harrove. Si mujte?!

Ti, duke mbajtur takime të fshehta më bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë në dëm të Kosovës po tenton të fshihesh pas këtyre sjelljeve demagogjike, të cilat nuk të shitën te populli bile i Drenicës që t’i harrojë ato. Hipokrizi e rëndë dhe e pastër si loti.

Ti, nuk ke fytyrë tu shkosh në odat e atyre që e përjetuan atë golgotë.

Familjen e Kamer Loshit e njeh e tërë Kosova jo vetëm Drenica. Kam pas nderin si fëmijë të shkojë me babanë në kullat e tyre dhë të dëgjojë fjalë dhe edukatë odash tipike drenicake që kanë lënë ndikim të madh që nga fëmijëria.

Edukatën atdhetare të Drenicës nuk e manifestove asnjëherë deri sot në raport me shkaun. Si i pari i vendit asnjëherë nuk e tregove përkushtimin për fqiun sikur Ahmet Delia me të birin. Veriu i Mitrovicës i ngjanë Kralevës, Uzhicës, Nishit ku u skutave me Vuçiqin apo cilido qyteti të Serbisë, sepse në veri asgjë nuk ka shqiptare.

Ti, politikisht je i vdekur, fizikisht është punë perëndie dhe kurrfarë sjellje qoftë edhe ulja këmbëkryq në odat e Drenicës, nuk ti hjekin të bëmat dhe dëmet që i solle Kosovës.

Besoj shumë në popull se një ditë jo fortë larg do t’ia jep hakun gjithkujt, pra edhe ty.

Kryet oxhakut, e ka një përgjegjësi atë do ta kuptosh shumë shpejtë.

“Rikthesën që po tenton ta bësh në minutat e fundit, nuk të shfajëson për gabimet, të cilat i kushtuan shumë këtij populli, para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte.

Historia do të jetë e pamëshirshme për të gjithë ata që nuk kanë qenë me popullin.

Shpresoj dhe besoj se ajo do të shkruhet nga njerëz intelektual të ndershëm pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat