Mendimi i Urithit

Opinione

Mendimi i Urithit

Nga: Bekim Rexhepi Më: 13 prill 2019 Në ora: 06:06
Bekim Rexhepi

Kur po kërkohet të dilet kundrejt sharrëxhive pa fiqir që presin rrugët tona drejt zhvillimit dhe integrimit, i bije ndërmend urithit të luaj lojën e nëntokës, të futet në kanalet e zeza të saj, siç e bëri edhe më herët kur morri urdhrat e zvarranikëve. Urithi mbase u çmend që kur u lag me ujin e ftoftë të “Devollve”, nga aty në mendje i u shfaq një virrake, e cila do ta çarti edhe me tej fushën tonë me tubacione dhe vrima të zeza.

Tani kur është koha që zhvillimet në vend të marrin epilog zgjedhës, dalin si hardhuca sensasivët antishqiptar dhe nuhasin krimin. Sot për dallim të ditëve të zakonshme u pa në kuvend nuhatësi i krimit. Policia e Kosovës nuk ka zgjeruar planet e saj strategjike të pavarura mbi vrasjet politike në vend, sepse në disa raste ishte edhe vet autore në krime. Por, përtej kësaj e megjithëkëtë kjo nuk mund të justifikoj gjendjen e vazhdueshme të veprave kriminale në vend, ato shtohen edhe më, kur dëshmitarët nxjerri në dritë e ditë autoret e krimit, siç qe rasti i fundit me Ilir Zeqiri, i cili u gjet i djegur në veturën e tij, e ndërsa prokuroria tashmë ka hapur dyshimet se rasti është cilësuar si vrasje, ngaqë duket se viktima mund të jetë privuar nga jeta për shkak të një dëshmie të para një viti.

Pastaj edhe rasti i më hershëm i A. Deharit në burg, ku pak ditë para vrasjes se të ndjerit, në një vizitë të paparalajmëruar, i qe shkuar Dardan Mulliqaj. Le të pyesim se rasti ende nuk është zbardh tërësisht?!. Policia nuk ka marrë në intervistë, të ndjerin pas kësaj vizite, madje as nuk ka vëzhguar të ndjeri Dehari, pas kësaj vizite. Gjithkush ka të drejtën e dyshimit, se edhe kjo qe një vrasje e paramenduar, dhe me plotë skema strategjish të mundshme  kriminale. Madje, madje në lidhje me këtë rast, ka edhe një vrasje tjetër të një dëshmitari kyç në rastin e Deharit. Kush mund të ketë gisht në këtë komplot, dhe kush do të krrokati si sorrat mbi qiellin e Kosovës?. Krrokattë politik nuk heshtin, siç nuk heshtin sorrat në qiell. Kështu u pa edhe sot në kuvend, protagonist qe ay njeriu i vizitës së paramenduar në dhomën e izolimit të Deharit, ay dhunuesi ordiner që nxjerri qytetarit nga automjeti i tij në stilin e gangsterit urban, e njeriut që përgjon organizaten e tij për shërbime të të tjerëve dhe që kërcënon më pas akterët e saj politikë me akte e urithit.

Më tej duhet ta vë në fokus se është ay mendimi i urithit që edhe tani do të qëlloi, do të qëlloi mbi tendencën fundamentale të ndryshimit politik në vend, tani pikërisht kur zullumi është trashur, dhe vendi duket se është shtruar në emergjencë. Ky urithi tashmë bashkë familjarizuari i zvarranikëve, ka marrë në duar e tija mesazhin e keq të zvarranikëve të tij, për ta ndalur dhe për ta fashitur mbase gjithë përpjekjen e mjekëve për të ndërhyrë domosdoshmërish mbi gjendjen e pacientin emergjent, që është Kosova.

Ikja e njerëzve nga vendi nga gjendja e paprespektivë, padyshim se ka fajtoret e saj, por në këtë para aksident ka një tymonjer që drejton nën presionin e luksit dhe të zvarranikëve. Duhet parandaluar drejtimin e keq dhe mbase të përdhunimit të korsisë së vendit, nuk mund të durohet një qeverisje që ryshet nga luksi dhe nuhatja e zvarranikëve që këpusin rrugëtimin e zhvillimit dhe të integrimit. Kur po kërkohet të dilet kundrejt sharrëxhive pa fiqir që presin rrugët tona drejt zhvillimit dhe integrimit, i bije ndërmend urithit të luaj lojën e nëntokës, të futet në kanalet e zeza të saj, siç e bëri edhe më herët kur morr me urdhrat e zvarranikëve.

Urithi mbase u çmend që kur u lag me ujin e ftoftë të “Devollve”, nga aty në mendje i u shfaq një si virrake, e cila do ta çarti edhe me tej fushën tonë me tubacione dhe vrima të zeza. Kjo është puna e thjeshtë dhe tinëzare e urithit me emrin Dardan Mulliqaj.

Nuk ka dyshim që në këtë lëvizje të nëntokës se zvarranikëve të mos ketë edhe ndonjë bojaxhi që frymon sensasivisht prej ditës që kur është takuar me Stanishiqin, i cili përmes klanit të “Zhivkos”, nga Beogradi nëpër Prishtinë del në Tiranë padyshim. Në këtë rrugëtim atje, edhe e fejuara e urithit u bë me ministri, shumë vrima e, vërtet shumë tubacione janë bërë në trollin tonë, po kësaj pune i thonë ngadalë bacë se ka hendek - diku e dikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat