Gjeneratë në udhëkryq apo të dhje...a gjeneratën! 

Opinione

Gjeneratë në udhëkryq apo të dhje...a gjeneratën! 

Nga: Endrit Hoxhaj Më: 13 prill 2019 Në ora: 06:18
Ilustrim

Gjenerata ime e ditëve të këqija..., është një gjeneratë që e fabrikon koha dhe jo e kundërta e saj... Një gjeneratë pa veshë, pa sy, pa kulturë dhe pa indentitet! Kjo është gjenerata që s’ka arsye për atë që bën dhe s’kërkon arsye për atë që do të ndodhë apo për vetë pasojat e mos arsyes... Një gjeneratë që nuk dëgjon as prindër, as familje, as shokë e as miq... Një gjeneratë që nuk shikon se çfarë ndodh përreth, e për pasojë të mosdëgjimit dhe kokëfortësisë boshe, mbetet në udhëkryq...! Është një gjeneratë që përshtatet me të gjithë tjerët, por vetëm me shqiptarin dhe shtëpinë e vet,  jo. Një gjeneratë e mpleksur me të gjitha kulturat, por që vetëm me kulturën e shqiptarit stonon! Një gjeneratë që i përshtatet çdo lloj rregulli të huaj, por jo rregullit të familjes së vet! Një gjeneratë që nuk njeh moshë, as sëmundje, por vetëm lekët dhe pafytyrësinë e kohës. Një gjeneratë që të moshuarit nuk ia liron ulësen e vet apo ta respektojë atë për arsye urtësie e vuajtjesh, që ka kaluar në jetë! 

Një gjeneratë që ushqehet vetëm me atë që shkruhet në mediat sociale! Një gjeneratë që ka harruar origjinën dhe nuk e di ku do të shkojë! Një gjeneratë që e mendon jetën pa përkedhelinë e familjes! Një gjeneratë që ka humbur shenjtërinë e familjes shqiptare të ruajtur ndër breza! Një gjeneratë që familje ka telefonin dhe rrjetet sociale! Një gjeneratë që gojën e shthurr në infinit dhe durimin e neglizhon! Një gjeneratë që më parë nxjerr fjalën e keqe, se gotën e ujit të sëmurit! Një gjeneratë që ka gjithçka dhe asgjë!

Një gjeneratë që ka frikë nga krenaria e të qenurit shqiptar, por që mburret nga të qenët lëmoshë e globalizimit! Një gjeneratë që nuk di asgjë për Skëndërbeun, flamurin e kombin e tonë, por që di gjithçka pa interes! Një gjeneratë që nuk ka aspak ngjashmëri me parardhësit e tyre, të cilët bënë Kombin! Paraardhësit (prindërit, gjyshërit) që kishin gojën të lidhur me trurin dhe me arsyen! Ata kishin durimin e botës dhe sytë e shqiponjës, karakterin dhe moralin, familjen dhe trashgimin, rregullin dhe respektin...! Raliteti nga kjo gjeneratë shihet nëpërmjet telefonit! Një gjeneratë që shembujt e gabuar, i mëson nga telefoni e jo nga prindërit... 

Një gjeneratë pa fe, një gjeneratë që është në dashuri me celularin, por jo familjen! Një gjenratë që nuk flet, por që vetëm ankohet për të jetuar! Një gjeneratë plot liri të madhe, brenda kafazit që ka krijuar vetë! Një gjeneratë që belbëzon të flasë, duke bashkuar rrokjet me gishta! Një gjeneratë që jetën e jeton me filmime të pabesa të privacisë së tjetrit, e jo me momente dhe emocione të bukura, personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat