Reagim ndaj tru-thatit, teveqelit, “gazetarit“ Valon Syla, për fyerjen që ja bënë mërgimtarëve

Opinione

Reagim ndaj tru-thatit, teveqelit, “gazetarit“ Valon Syla, për fyerjen që ja bënë mërgimtarëve

Nga: Haki Latifi Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:29
Haki Latifi

Mos i preni dam, njeriut duhet me ju idhnu aq sa e ka dijen, do të thojshin pleqtë .....

Ky farë tipi, trubosh analisti si duket ishte me aftësi të kufizuar në shprehje, në mendime dhe në analiza ....

Mos i preni dam, njeriut duhet me ju idhnu aq sa e ka dijen, do të thojshin pleqtë .....

Vetëm një njeri primitiv e me komplekse të mëdha mund të shprehet në këtë mënyrë për mërgatën shqiptare!!

Ky fare Valoni i paska harruar „Mërgimtarët analfabet“ siq ishte Fan Noli, Faik Konica, Ismail Kadare, e Nobelistët e lumturumja Nëna Terezë, Ferit Murati që na bëjnë krenar sa herë ti përmendim. 

Ky farë Pishpirik Syla, paska harrue Rita Orën që po shkelqen me shoqet e saja, paska harruar një numër të madh shkencëtaresh te rinjë që po bëjnë emër në botë!!

Po ja bëj me dije këti farë gazetaruci se, mërgimtarët qe kan dal në vitet e 60-ta nëse s’kanë pas shkollë, kanë pas nder, respekt dhe njerëzi, e jo si ti qe s’ke as nder, e as njerëzi. 

Mërgimtarët e viteve të 90-ta kanë qenë të shkolluar dhe emancipuar dhe një pjesë e tyre janë detyrue të largohen nga regjimi Serbo-Jugosllav, e jo si ti që i ofendon me fjalor serbo-sllav. Të gjitë këta mërgimtarë, jo vetëm që i kanë mbajt familjet e veta, por kanë dhenë edhe kontribut të pa mohuar ekonomikisht dhe fizikisht si para luftës ashtu edhe gjatë dhe pas luftës. 

Po për Heronjtë, Salih Çekaj, Agim Ramadani, Kolonel Ahmet Krasniqi e shumë e shumë të tjerë a ke dëgjar o i mjer? Edhe ata ishin pjesë e „diasporës primitive“!!

Ju kujtojmë se, një pjesë dërmuese e tyre (që ti po i quan primitiva), ju përgjigjen kushtrimit për liri nga diaspora, duke i lënë familjet, kushtet e mira ekonomike dhe jan kthy ne luftë për të çliruar vendin. Njëherit shumë nga ta janë ra dëshmorë dhe janë heronjë të Kosovës, besa edhe kanë mbetur invalid. 

Ty të mbuloft turpi për jetë sa herë të flasish kështu për diasporën shqiptare. 

Do të kishe bërë mirë, para se me baglue nga goja që të kundërmon erë qenefi, ti kishe pyetur njëherë prindërit e tu,(nëse ke prind), e mandej me dal me baglue për diasporën në televizor...

Po ashtu të përkujtojmë se, Mërgimtarët shqiptar janë dëshmuar dhe kanë bërë dhe po bëjnë emër në politikë, mjeksi, teknologji, ekonomi, arsim, kulturë, muzikë, art figurativ, letërsi e sport. Nuk janë të pakët shqiptarët në Evropë, e gjetiu në botë që kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administratë e fusha tjera të rëndësishme për të cilët, Kosova më tepër se kurrë ka nevojë ti fusë në funksion të institucioneve shtetërore.

Secili ka kontribuar me aq sa ka pas mundësi, por nuk ka dyshim se me meritoret ishin ata që lanë rehatinë këtu dhe iu përgjigjën kushtrimit të atdheut kur ishte në rrezik për ta mbrojtur çliruar duke rënë në altarin e lirisë dhe janë pjesë e pavdekësisë. 

Me keqardhje mund të thuhet se aktualisht Kosova ka shkëputur të gjitha lidhjet me mërgimtarët e saj. Ata as nuk pyeten, as nuk dëgjohen e as nuk përfaqësohen në asnjë nivel shtetëror. Për pasojë, aktualisht mërgata shqiptare mbetet mërgata më e organizuar, me shumë halle e probleme të natyrave të ndryshme. Ajo është harruar e lënë pasdore krejtësisht.

Si duket ky farë klloshari Valon Syla, nuk paska dal më larg se katundi vet, e jo të luaj rolin e injorantit që të fyen mergatën e Kosovës e cila i dha famë edhe njohje ma shumë se elita politike aktuale.

Mjer Diaspora që ka mbet me vlerësue ky farë teveqeli Valon Syla, i cili merr guximin që ta fyej mergatën shqiptare, e cila vazhdon të jetë kontribues në ndërtimin e shtetit e Kosovës.

Ky farë teveqel analisti, është treguesi më i mirë se sa ka devalvuar shoqëria Kosovare, dhe mos prisni që të jetë më i mirë. Sepse, tipat si ky kanë harruar se pa kontributin e mërgatës sonë,nuk do ishte Kosova shtet, dhe nuk mund të qendroj si shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat