Katrani mediatik që nuk di as publik as belik

Opinione

Katrani mediatik që nuk di as publik as belik

Nga: Sali Leka Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:56
Sali Leka

Zhurmojnë dhe turfullojnë analistët e televizioneve të Tiranës për të rrëzuar qeverinë reformiste të Edi Ramës

Tregim nga libri “Shtrembalucët e inkuadruar në skalionin antikomunist”.

Unë me shokët e mi jehojmë në këngë dhe poezi lirike, erotike, eposike, të rreshtuar dhe të vargëzuar në librin “Blerina Sydelina” brilante të larmishme, jetike, të dobishme.

E theksoj katrani televiziv mediatik i zhytur në llum zhum kutrrum, skurrik rrakitik kaotik tutkun, që nuk di as proces juridik, as progres modernist, humanist, as triumf demokratik iluminist.

Ta dijë Europa, Amerika dhe mbarë bota.
Unë me socialistët dhe nacionalistët do të blejmë vota.

Për të fituar Edi Rama reformisti i dalluar, i provuar.
Antimizoristi, antikorruptivisti dhe antikriminalisti i betuar.
Me vetingun në drejtësi ka shkëlqyer, ka triumfuar.
54 prokurorë të korruptuar, të kriminalizuar i ka spostuar.
Ata janë friksuar dhe luten duke vajtuar mos me u ndëshkuar.

E mërkurë 10 prill 2019. Dy shokë të mi fisnikë dhe besnikë të betuar dhe pesë lexues me vullnet të aftësuar për letërsinë më ftuan në lokal për të pirë kafe. Shkova i takova dhe me thanë: “Sali po lexojmë katër tregime të tuat të botuar në gazetë në muajin mars 2019, dhe shtatë poezi nga libri “Blerina Sydelina”. Na kanë pëlqyer shumë dhe të falenderojmë, tu bëftë pena top”.

Edhe unë u fola u tregova: Falenderoni stafin e gazetarëve të kulturuar që i kanë publikuar për të mirën e popullit shqiptar. Janë katër tregime me ngjarje të vërteta faktike, shumë të dobishme, jetsore shembullore. Gazetarët që i kanë botuar janë guximtarë të admiruar, kreshnikë dhe viganikë të betuar për të drejtën thelbësore jetike dhe për të vërtetën teuratike paqsore hyjnore.

Tregimet e mrekullueshme u botuan në një kohë që televizionet e Tiranës janë zhytur në vorbullën e vjedullueshme të shurmimeve, turfullimeve, sajimeve, trillimeve, gënjeshtrave dhe angazhimeve kaotiste anarshiste të shtrembalucëve të inkuadruar në skalionin antikomunist për të rrëzuar Edi Ramën, kryeministrin modernist reformist i përkushtuar, për besimin që i ka atribuar elektorati socialist dhe nacionalist.

E theksoj socialist dhe nacionalist. Në fakt populli shqiptar ishte dhe është demokrat humanist, por as kishte as ka parti demokratike humaniste të vërtetë, të betuar për të drejtën. Jo jo as kishte as ka! Prandaj stafetën e drejtimit i ka takuar ta bëjë Edi Rama me qeverinë socialiste.

Kurse analistët e televizioneve të Tiranës kanë uluritur nëntë ditë rresht nga data një deri më nëntë prill për të friksuar Edi Ramën me protestën e 13 Prillit.

Këta analistë televizivë janë shumë naivë dhe nuk kuptojnë që edhe me u larguar edhe me u burgos Edi Rama nuk rrëzohet kurrë, por akoma më shumë do të triumfojë.

Ashtu si nuk u rrëzova unë me shokët e mi që na burgosën, na diskriminuan, na persekutuan egërsisht dhe tmerrsisht, por akoma më shumë u forcuam, u vitalizuam, jetuam, kënduam dhe këndojmë.

Sot do të këndojmë dy poezi nga libri “Blerina Sydelina”.

E nisim me poezinë:

FJALËT E TUA JANË MUZIKË E MELODI E VËRTETË
Dielli u ngjit lart në kupolën e qiellit.
Unë ec e ec nëpër pllaja, shpate e lugina.
Eca me këmbë edhe në livadhet e barit e tërfilit.
Mendja ishte tek Bedillana buzqumshtore.
E aftë vigane e shkathët si drenusha e skifterina.
22 orë u rehatua, u dashurua mbi gjoksin tim.
Shumë e gëzuar me harmoni paqsore jetsore.
E qeshur, e çiltër, e hapur me admirim.
Ka po shkon e ku je nis o qelibar fildish?
Me mua sot nuk po fol, nuk do vish?
Foli e më doli përballë Blerina Sydelina.
Unë u habita dhe i tregova përpara syve.
Na paske parë mua e Bedillanën të dyve?
Na ke shikuar duke u dashuruar njëzet e dy orë pa ndalim.
Po po, foli e qeshi Blerina Sydelina.
Jam mbi dyzet Bedillana e dyqind zana.
44 orë do të jehojnë mbi gjoksin tënd blin frashin.
Sa dyfishi e Bedillanës buzqumshtore.
Ta dijë Durrësi, Kavaja, Kruja, Thumana, Tirana.
Bashkë të dy edhe dyqind e dyzet vjet.
Në sekond me vrull e hov Blerina mbi gjoksin tim.
Në çast e minut me shkëlqim e përmallim.
Valë valë e me fjalë, pëlqim e vullnet.
Unë i fola me këngë e poezi.
Fol Bleirna si të dish e të duash vetë.
Fjalët e tua janë muzikë e melodi e vërtetë.
Janë si pjalmi i lezetit dhe kimetit.
Pikoji si mjalti në gojën e poetit.
Me fjalët e tua unë shumëfishoj shtatë million poezi.
Fjalët e tua janë energji, aftësi e harmoni pa mbarim.
Janë ajrim, gjallëri e frymëzim, sublime pa ndalim.
Fjalët e tua ëmbëlsi e kënaqësi me iradin, ilmin e vasinasim.
Fjalët e tua rehati e lumturi e marrëzia nuk i arrin.
Fjalët e tua jetëgjatësi dhe egërsia as i tret as i shkrin.

Poezia e dytë:

SYDELINA ME DY GËRSHETA
Unë duke kënduar i gëzuar 44 orë me betim.
Shumë i vitalizuar ashtu si Blerina me guxim.
Duke lozur e puthur qerpik e vetull.
E aftësuar, e nektarizuar si shugjetull.
Me dy gjokse dy kërthiza e katër gjunjë.
Me të puthura e të thithura si shushunjë.
Unë Blerinës i fola dua ujë për të pirë.
Jo tha Sydelina nuk të jap ujë.
Jo ujë por dashuri shumë dashuri.
Unë i fola përsëri më këngë e poezi.
Kërko çfarë të duash prej meje.
Unë dua e do të dua prej teje.
Akoma më shumë dashuri.
Bukë e gjellë i gatuaj I pjek vetë.
Edhe ujë shkoj e pi në rubinetë.
U nisa por shtanga, mbeta, ngeca.
Foli e qeshi Blerina unë u mahnita.
Jam Sydelina kam dy gërsheta.
Të gjata sa dy shigjeta.
Duart e supet tona i kam lidhur e ngjitur.
Kudo bashkë kemi për të ecur e lëvizur.
Unë akoma më shumë u stepa u habita.
Blerina teuratike mendimtare e lozonjare.
Jetike e mrekullueshme guximtare krenare.
Eposike e admirueshme shkëlqimtare.
As e mendova, as e dija, as e kuptova.
Dy supet e mi e dy supet e saj i lidhi me flokë.
U bashkuam faqe më faqe e kokë më kokë.
Sa shumë e ndjeva, sa ëmbël e shijova.
Buzët e saj aromatike i qelizojë me buzët e mia pjlamike.
Shpirtin e zemrën e saj nektarike ilminike.
Fort e më fort i aftësojë në shpirtin e zemrën time iradinike.
Ashtu buzë më buzë me kushtrim u betuam.
Edhe 44 orë të tjera u dashuruam, po a u plotësuam?

Sali Leka Cel 0683855304

SHËNIM EKSKLUZIV
Ditë tjetër do të këndojmë poezinë SHUMË E SHUMË U DASHURUAM A U PLOTËSUAM dhe poezinë tjetër DASHUROHEMI E DASHUROHEMI A DO TË PLOTËSOHEMI.

Kurse sot theksoj: Poezitë e librit “ Blerina Sydelina ” nuk i botuan redaksitë e gazetave “ Drita, Zëri i Rinisë, Revista Nëntori dhe shtëpia botuese Naim Frashëri”.

Jam kacafytur e përleshur keq me 14 gazetarë dhe katër kryeredaktorë censorë zuzarë mizorë dhe fallsifikatorë.

Disa nga këta nuk jetojnë më dhe i kanë marrë në varr krimet e tyre makabre. Ata që jetojnë më dërgojnë ultimatume kërcënuese me fjalë vulgare dhe brutale “Mos i shkruaj emrat tanë në publik se ta bëjmë gjëmën e sëmës”.

Kurse unë u kam thënë i them dhe do tu them: Emrat e juaj pisanjak nuk i shkruaj në gjuhën shqipe me fjali e fraza të mrekullueshme të mahnitshme jo jo kurrë jo! Nuk kam frikë por kam etikë.

Emrat e juaj alabakë brockullakë nuk e meritojnë të shkruhen as dhe në një gjuhë të botës por do të shpik një gjuhë krejt ndryshe për emrat tuaj dhe do tu demaskoj se ishit dhe jeni shtrembalucë, gënjeshtaruc të kalbëzuar, të ndryshkur të skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat