Kur solidariteti ngadhënjeu mbi dhunën

Opinione

Kur solidariteti ngadhënjeu mbi dhunën

Nga: Milazim Maraj Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:01
Milazim Maraj

Isa Hasanaj e përfundoj procedurën e varrimit sipas rregullave fetare. Por procedurat tjera po vazhdojnë, thash me vete. Në varrim kishte njerëz të vullnetit të mirë që kishin ardhur për të ndarë dhembjen bashkë më familjen Blakaj. Një numër i vogël kishte qellim përveç ngushëllimit edhe të i qëndroj pranë, të i jap kurajë dhe të bëjë varrimin dhe ngushëllimet më madhështore. Misionaret duhej të përcillnin dhe mbanin shënime për këto gjera: Kush ishte më i veçantë në këtë varrim. Këta kishin për detyrë të përcillnin kush çka foli. Çka aludonte më atë që foli. Të përhapnin pa siguri dhe frikë për ata që po solidarizoheshin më këtë familje. Të regjistronin biseda që motivojnë “nacionalizmin” që do të thotë që i përkrahin këto familje. Të hapnin lajmin për gjëja vetëvrasjen e Xhemailit. Mundësisht të mos gjendet një odë ku do të mbahej e pamja për shtatë ditët e ardhshme.

Oda e Xhevat Rizë Blakajt kishte kohë që ishte shndërruar në odë të lagjes. Madje jo vetëm të Blakajve. Tani presioni kishte filluar që të mos lejohet nga pronari hapja e kësaj ode. Kërcënimet ishin të rafineruara nga organet e SPB. “Nuk është mirë me e marrë njërin në qafë. Vet Smajli duhet më thanë burra nuk kamë të pame, nuk po dua më ma pa sherrin kurrkush. Nëse e lëshon odën për këtë të pame do të ia marrin pasaportën Rizës. Riza do ta humb punën në Gjermani nuk është mirë më ia bë sherrin askujt. Po besa edhe Gjevati mundë të ia sheh sherrin. Është punëtor, është djalë i mirë gjynah më u kalb nëpër burgje. Këtyre kush nuk u ka faj pse me i hy këtyre punëve të thella dhe të rrezikshme? Çka i duhet Smajl Mahmutit politika? Ka njerëz tjerë që janë të zgjedhur për politikë, që marrin rrogë për këtë punë. I mori në qafë djemtë dhe familjen e vet. Tash do të i merr në qafë edhe kushërinjtë. Këto dhe shumë fjalë si këto pëshpëriteshin në çdo vend, në rrugë, në kafe, në çajtore, në drejtorinë e fabrikës “Teuta”, në zyrat e kooperativës “Burimi” edhe në sallë të arsimtarëve në shkollë. Por këto komente dhe vlerësime më objektiv të caktuara i përfundoj Gjevati më këto fjalë: “Smajl oda jonë është e lirë për te pame të Xhemailit.

Nuk ke nevojë më sjell asnjë gjë, as dru për ngrohje. Te gjitha i kamë. Baza ekonomike e Smailit ishte jo emirë. Të gjithë fëmijët i kishte në studime. Mal Maraj po kalonte më tufën e deleve pranë shtëpisë së Smajlit. Ndau një ogiç nga tufa dhe ia dha, preje sonte për darkë për njerëzit që kanë ardhur më të pa. Për të tjerat kemi mjaftë bylmet të shtëpia dhe krejt çka të duhet nuk ke nevojë me u ngushtua vet, as më e ngushtua dikë tjetër tha; dhe vazhdojë të u prijë deleve drejt veriut të fshatit duke bluar në kokën e tij çështjen e djalit të tij, Skënderit që ishte në burg dhe mundë të kishte fatin e Xhemajlit. Në oborrin e kësaj familje kishte shumë njerëz, kryesisht femra, qanin, pa zë.

Nuk mallkonin, qëndronin pranë nënës Kade dhe motrave të Xhemës i ngushëllonin, mos u mërzitni, mos ua bëni qefin armiqve e fjalë tjera përkrahje dhe ngushëllimi. Nëna Kadë, fliste më ndërprerje, më rënkime të nënës për djalë, sikur çdo fjalë donte ta lajë më lot. Ma morën djalin pa ju bë gjë, më thanë do ta kthejmë nënë, mos u mërzit,vetëm kemi më e pyet diçka. Tash që ma kthyen të vrarë. Trupin plot plagë, çka ju beri djali jem tu punua në shtëpi të vet?. Kurrë nuk ka qenë e keqja e kujë. Nuk ka kush në këtë katund që flet një fjalë të keqe për te. O zot si po i duron?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat